LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita është tërhequr nga “dajaku” i ndërkombëtarëve/ Kryemadhi përplaset ashpër me Kreshnik Spahiun

26 Shtator 2019, 20:09, Politikë CNA
Opozita është tërhequr nga “dajaku” i

Ish kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, në një lidhje telefonike me studion e emisionit ?Open? u shpreh se tërheqja e opozitës ka ardhur pas ?dajakut? që ndërkombëtarët i kanë bërë Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.

?Opozita është tërhequr nga “dajaku” i SHBA-së. Sulmi që bënë ndaj institucioneve u dënua nga ndërkombëtaret. Ndërkombëtarët ishin të qartë kur i thanë opozitës se në qoftë se ju bëni dhunë me 30 qeshor PD do shpallet parti terroriste?, theksoi Spahiu.

Kjo deklaratë e Spahiut ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Kryemadhit e cila u shpreh se kjo nuk është e vërtetë. Spahiu i përmendi Kryemadhit se Petrit Vasilit i është hequr visa për në SHBA. Kryemadhi i?u kundërpërgjigj Spahiut duke i thenë se kjo është një lojë e gazetarëve të paguar nga Edi Rama.

?E ke vizën ti, publikoje visën ashtu siç bëri Vasili,?- tha Kryemadhi.

?Javën që vjen do jap intervistë nga SHBA-ja. Ti merr Berishën dhe shkoni në SHBA?, iu kundërpërgjigj Kreshnik Spahiu./CNA.al

Lajmet e fundit nga