Connect with Us

Mediat e Ramës në shërbim të Bashës, sulmojnë Jozefina Topallin

Politikë

Mediat e Ramës në shërbim të Bashës, sulmojnë Jozefina Topallin

Publikuar

-

E pra tashmë nuk ka asnjë mëdyshje, askush nuk është i çuditur. Tradhtia e dytë e Lulzim Bashës ndaj demoktratëve ka ndodhur. Pas 6 muaj protestash, përplasjesh, dhunë, flakë e zjarr, bojkotit, dorëzimit pa kushte të 61 bashkive në tavolinë, duke ia falur Edi Ramës dhe pasi ka djegur mandatet e deputetëve, ku shumica e tyre ishin kllouna të vendosur të listën e Lulzim Bashës, jo përfaqësues siç ka thënë dhe vetë ai, marrëveshja ka filluar të konturohet dhe të bëhët edhe më publike.

avokati zbulon marreveshjen

Kjo, nga lëvizjet që lexohen prej saj. Të parët janë mediat e Edi Ramës, të cilat po e mbrojnë me zjarr Lulzim Bashën duke e përshëndetur dhe vlerësuar shumë dyfjalshin e thënë nga Ambasada Amerikane për “udhëheqësin politik”.

Më tej janë vënë në shërbim të gjitha mediat e kryeministrit për të sulmuar kritikën e Bashës dhe nga ana tjetër ky i fundit vetë stimulon incidente ashtu siç ka ndoshur sot me Rudina Hajdarin.

Përtej këtyre fakteve është një tjetër shumë i rëndësishëm. Sot, një nga ish gazetat e vendit, tashmë në versionin online, gazeta Shqip, pjesë e Top Medias, e ndërtuar nga ëndrra e Drittan Hoxhës ka sulmuar Jozefina Topallin.

Jozefina-Topalli flet para mediave

Ndoshta pak e çuditshme sesi një media krejtësisht me profil të majtë totalisht në shërbim klientelist ndaj qeverisë vihet në shërbim të Lulzim Bashës për të sulmuar kritikët e ti.

Zonja Topalli dje mori një çmim dhe u nderua nga Univversiteti i Shkodrës, mori çmimin e “Karrierës”, bëri një artikulim të fortë politik, kryqëzoi Ramën dhe Bashën dhe tha se rinia është shpresa e së ardhmes dhe se ishte shpallur armike vetëm se kishte folur kundër kryetarit, dhe kështu është e vërteta.

Armike në kohën e diktaturës, armike në kohën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Rama takim me astrofizikanten Laura Mersini

Armike e Bashës, por mesa duket edhe e Edi Ramës i cili ka vënë sot në dispozicion mediat në shërbim të tij për të sulmuar Jozefina Topallin.

Jo sepse ka ndonje hall të madh Edi Rama me Jozefinën por i duhet ta sulmojë Topallin për t’i shërbyer Bashës, për t’i thënë atij faleminderit që vjen në gjirin tim dhe kur Luli afrohet më shumë më Ramën, atëherë ky i fundit sulmon këdo që i shan Lulin, që e do shumë ta mbajë afër, ta ketë pranë në tavolinë sepse e di sa i vlen lëkura.

Fakti që gazeta Shqip, pjesë e Top Medias sulmon Jozefina Topallin, flet jo pak sesi mediat e Ramës, të cilat marrin reklama nga bizense familjarësh të afërt më Lulzim Bashën vihen në shërbim të kreut të kreut të Republikës së Re, për të sulmuar elitën e Partisë Demokratike.

Në fakt, prej disa kohësh Top Media është khyer në një dritare e hapur e Rilindjes, ku shpesh cicërojnë edhe “zogjtë” e Republikës së Re, ata që vërsulen në ekrane duke sumuar e akuzuar Topallin e të tjerë njërëz me peshë në PD, tani pas marrëveshjes kanë edhe më shumë hapësirë. Nuk kanë nevojë të përdoret goja e palaçove që mban Luli verdallë, tani vërsulen mediat e kryeministrit që i shërbejnë më së miri edhe Lulzim Bashës./ CNA.al

Basha tradhëtoi sërish/ Tani të presim detajet e marrëveshjes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ekzekuton” provat e 30 Qershorit

Publikuar

-

Nga

Në 30 qershor 2019, Shqipëria mbajti zgjedhjet për pushtetin vendor, ku për herë të parë në historinë e demokracisë në vendin tonë, zgjedhjet u bojkotuan nga opozita.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga një krizë e thellë politike, opozita kishte djegur mandatet e deputetëve dhe zhvilloi edhe disa protesta kundër qeverisë, të cilën e akuzon të ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Për zgjedhjet e 30 qershorit ka pasur një sërë akuzash nga opozita. Por, ndërkohë, sot mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e orës 12:00, pritet të miratojë vendimin për “mënyrën e asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019.”​

Pra, me këtë vendim KQZ “ekzekuton” çdo provë dhe çdo gjurmë, për çdo lloj manipulimi, që mund të jetë bërë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

LEXO EDHE:  Basha nën survejim/ Kreu i PD-së mbledh grupin parlamentar

LEXO EDHE:  “Serbia ti lërë inatet dhe të njohë Kosovën”/ Çfarë shkruajnë mediat serbe pas deklaratës së Ramës

Të vetmet dokumente që do të ngelin janë procesverbalet, të cilat pa fletët e votimit, nuk përbëjnë më asnjë provë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si e vrau Kushtetutën klasa politike

Publikuar

-

Nga

Lufta politike në emër dhe për llogari të Kushtetutës, është luks!

Është niveli më i lartë i debatit dhe mendimit politik. Në këto beteja, të gjitha palët nxjerrin ajkën e politikanëve dhe të shkollimit politik.

Është privilegj për çdo jurist që ka fituar titullin si konstitucionalist, që të thirret në këto debate dhe opinioni publik ka rastin të edukohet nga ligjërimi publik mbi Kushtetutën.

Debati mbi kushtetutën kudo ku ka ndodhur ka prodhuar shkollën e mendimit politik dhe të konstitucionalizmit.

Sot pak kush e kujton ligjërimin kushtetues të presidentit të Italisë, kur ai refuzoi t’i jepte mandatin e krijimit të qeverisë, një përfaqësuesi që rrezikonte seriozisht shkeljen e Kushtetutës italiane.

Presidenti i Italisë e bëri sepse kuptonte çfarë po thoshte dhe toni i zërit të tij tregonte se fjalët përpara se të përcilleshin nga truri drejt gjuhës, kalonin nga zemra. Presidenti i Italisë artikuloi si shtetar dhe si konstitucionalist mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj kur foli ai gjithë kombi heshti dhe dëgjoi veç atë dhe rrahjet e zemrës.

Kjo është Kushtetuta!

Por c’ndodh këtu?

Në një debat të nisur gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kur presidenti nxori atë që quajti dekret për anulimin e datës së zgjedhjeve, mazhoranca artikuloi dhe zbardhi mbrojtjen e Kushtetutës.

Në atë kohe konstitucionalistë argumentuan drejtësinë e veprimeve të mazhorancës dhe shkeljet flagrante të Presidentit.

Mazhoranca në atë rast ishte nga ana e Kushtetutës dhe opinioni publik e kuptoi këtë.

Më pas lufta politike u intensifikua dhe me kohë, roli i mbrojtesit të Kushtetutës vijoi të kalonte sa tek njëra palë tek tjetra.

Maxhoranca vijoi me një liste nismash ligjore haptazi antikushtetuese, ndaj presidenti kaloi në rolin e mbrojtësit të Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Rama nuk kursen batutat/ Kujton marrëveshjen me Bashën  

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Ja çfarë bën Basha kur demokratët protestojnë

Presidenti vijoi betejën e tij që u reklamua si në mbrojtje të Kushtetutës, por midis kthimeve të  ligjeve, kishte dhe nga ato që ishin të papajisura me referenca të dispozitave kushtetuese të shpallura si të mbrojtura prej tij.

Presidenti nxori një dekret të ri për zgjedhjet dhe menjëherë topi i mbrojtësit të Kushtetutës kaloi prap nga mazhoranca.

Maxhoranca intensifikoi hartimin dhe miratimin e ligjeve me kundërshti të rënda jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me të drejta themelore dhe parime universale dhe sërish roli i mbrojtesit të Kushtetutes i kaloi presidentit.

Në gjithë këtë ping-pong që për shkak se është bërë i neveritshëm s’mund të jetë debat kushtetues, e vetmja që vuan është Kushtetuta.

Niveli bastard i debatit politik ku palët ndërrojnë vendet me njëra-tjetren, ka sjellë edhe pasojen e logjikshme. Sot asnjë konstitucionalist nuk po përfshihet dot më në këtë diskurs.

Askush sot nuk po mbron më Kushtetutën. Secila nga palët po bën betejën e vet politike, here duke shkelur mbi Kushtetutë e herë duke u fshehur pas Kushtetutës.

Sot Kushtetuta është një copë letër e zhgërryer dhe e llangosur. Ndaj nuk përben më armë për asnjërën palë.

Politika në këtë vend arriti të pamundurën! Zhvleftësoi Kushtetutën.

Nëse ka një gjë që e kanë bërë bashke, si organizatë kriminale është veprimtaria sistematike e klasës politike aktuale për zhbërjen dhe zhvlerësimin e Kushtetutës.

Ndaj ti vënë një emër tjeter debatit të sotem pasi ka humbur luksin të quhet debat për Kushtetutën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë/ Ku shkuan 260 milionë dollarë?

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Teliti tha se dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar.

Sipas Telitit, buxhetit i mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënis së  konsumit, ndërsa treguesi i vetëm me rritje është luksi i qeverisë së Edi Ramës.

“Edi Rama i genjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet,  duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.

Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.

Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.”-tha Dorian Teliti.

LEXO EDHE:  Rama takim me astrofizikanten Laura Mersini

LEXO EDHE:  Rama hakmerret me Shkodrën/ Përgjysmon fondet e Bashkisë, dëmet nga tërmeti ende pa vlerësim

Më tej, ai theksoi se analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.

“Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, tvsh-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.

Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës. Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi.

Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverine e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.”-u shpreh Dorian Teliti.

LEXO TE PLOTE