LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet Lotaria Amerikane?/ Kujdes! Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm

26 Shtator 2019, 07:47, Sociale CNA
Mbyllet Lotaria Amerikane?/ Kujdes! Ambasada e SHBA ka një njoftim të

Rreth një vit më parë u përforl se për shkak të qëndrimeve Presidentit Donald Trump ndaj emigracionit, Lotaria Amerikane nuk do të zhvillohet më.

Por, duket se edhe këtë vit shqiptarët por jo vetëm do të kenë mundësinë që të provojnë fatin për ‘Ëndrrën Amerikane’.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA, e cila në një njoftim në rrjetet sociale bën me dije se regjistrimet do të nisen nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00.

Ndër të tjera Ambasada jep këshilla për të gjithë ata që duan të aplikojnë në këtë program emigracioni duke thënë se pikë së pari duhet të vizitoni faqen në internet për të lexuar të gjitha udhëzimet.

?Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg?-thuhet në njoftim. / CNA.al

Lajmet e fundit nga