LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mashtrimi me 3 milionë euro/ Apeli ndryshon vendimin për stomatologen Olesia Duka

26 Shtator 2019, 09:29, Kronika CNA
Mashtrimi me 3 milionë euro/ Apeli ndryshon vendimin për stomatologen

6 vjet e 8 muaj burg është dënimi që ka vendosur sot Gjykata e Apelit në Durrës, për stomatologen Olesia Duka.

Kujtojmë këtu se Gjykata e shkallës së parë në Durrës e kishte dënuar atë me 10 vjet heqje lirie, por në Gjykatën e Apelit dënimi është ulur me 3 vjet e 4 muaj.

Prokuroria kërkoi 15 vite burg për Dukën, e cila akuzohet për mashtrim ndaj biznesmenëve me shuma të mëdha, që kapte shifrën e 3 milionë eurove.

Trupa gjykuese e apelit përbëhej nga gjyqtarët Izet Dusha, Anita Mici dhe Arben Vrioni./ CNA.al

Lajmet e fundit nga