LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kultivim droge dhe shpërdorim detyre”/ Arrestohen dy efektivë policie dhe 6 persona të tjerë

26 Shtator 2019, 09:33, Kronika CNA
“Kultivim droge dhe shpërdorim detyre”/ Arrestohen dy

Dy punonjës policie dhe 6 persona të tjerë të dyshuar për veprat penale ?Shpërdorim i detyrës? dhe ?Kultivim i bimëve narkotike?, janë prangosur gjatë 48 orëve nga SHÇBA në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në Mallakastër dhe Kukës.

Drejtoria e Hetimit të SHÇBA-së, në funksion të nje procedimi penal disa mujor, hetuar me metoda proaktive, për veprat penale të ?Kultivimit të bimëve narkotike? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?, organizoi dhe finalizoi operacionin ?Kopshti i Skacajve?, ku u asgjësuan disa bimë narkotike, ndërsa kreu dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

? Inspektor R.C. 58 vjeç, punonjës policie me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet në Kukësit, për veprën penale të ?Shpërdorim detyre?;
? H.Y., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Piskë në Kukës, për veprën penale ?Shpërdorim detyre?;
? B.M., 58 vjeç, banor i fshatit Piskë, Njësia Administrative Shënmri, Kukës, për veprën penale të ?Moskallëzimit të krimit?.

Nga hetimet, rezulton se punonjësi i Policisë dhe kryeplaku i fshatit Piskë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra, kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme. Edhe pse dyshohet se kishin dijeni mbi kultivimin e narkotikëve, ata nuk kishin informuar autoritetet. Hetimet vijojne në lidhje me implikime të tjera të mundshme.

Ndërkohë, dje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat dhe Komisariatin e Policisë Mallakastër, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në kuadër të operacionit ?Gjerbës?, SHÇBA ekzekutoi vendimin e masës së sigurisë ?Arrest me burg? për punonjësin e policisë, L. XH., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër, i dyshuar për veprat penale ?Shpërdorim detyre? dhe ?Kultivim i bimëve narkotike?.

Lajmet e fundit nga