LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kujtim Gjuzi nuk gjuan kollaj”/ Deputeti sqaron lidhjen me miss-in

26 Shtator 2019, 08:26, Politikë CNA
“Kujtim Gjuzi nuk gjuan kollaj”/ Deputeti sqaron lidhjen me miss-in

Një ditë më parë, prezenca e OSBE-së në Tiranë zhvilloi një tryezë për Reformën Zgjedhore, ku pjesëmarrës ishin edhe aktorë të tjerë jopolitikë të cilët nuk dihet se çfarë eksperience mund t?i japin procesit.

Një prej këtyre ?aktorëve jopolitikë? është dhe ish-miss Shqipëria Silvana Bushati.

Kreu i Partisë Konservatore Albania, deputeti Kujtim Gjuzi, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në tryezën e OSBE ka qenë dhe Silvana Bushati, si nënpresidente e Akademisë Kombetare Konservatore Albania.

Por, ajo që ngriti dyshimet në media është fakti se vetëm pak ditë më parë në TCH, Kujtim Gjuzi tha se nuk e njihte vajzën e cila sipas tij mban edhe titullin ?doktor?, por ama nuk u kursye në komplimente, jo shumë të zakonshme.

Në media u aludua se Kujtim Gjuzi e ka ?gjuajtur? gjatë emsionit, dhe e ka bërë edhe nënpresidente  të Akademisë Kombetare Konservatore Albania.

Pas këtyre lajmeve në media, ka reaguar sërish Kujtim Gjuzi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, sqaron se Silvana Bushati ka 33 ditë që është propozuar si nën presidente e Akademise Kombetare Konservatore Albania dhe sipas tij Silvana Bushati është Doktoreshë Stomatologe.

Postimi i plotë i Gjuzit:

?Sqarim publik.

Deputeti Ec. Kujtim GJUZI nuk gjuan kollaj.

Konservatoret kane detyrim Ligjor te japin suport te rinjve ne Politike, sidomos e aq me shume personazheve te njohur ne boten e Artit, Spektaklit kultures kristiane e me shume. Une personalisht njihem per perkrahes per ashtin e kombit te qytetareve qe ruajten etnogjenezen shqiptare. ( komuniteti katolik dhe ortodoks )

Doktoreshe stamatologe Silvana Ndue Bushati është prej 33 ditesh e propozuar si nën presidente e Akademise Kombetare Konservatore Albania dhe per kete duhet ti drejtoheni ju portale presidentit doktor i shkencave Enriko Ceko, nen president Prof as. Dr. Stavri Trako dhe po ashtu Prof. Dr Roland Sahatcia.

Ju faleminderit miq dhe kundershtare gj.k dv KLM/ CNA.al

Kujtim Gjuzi tërbohet pas miss-it/ Shikoni lëvizjen e rradhës

Lajmet e fundit nga