Connect with Us

Kriteret që duhen për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Kronika

Kriteret që duhen për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se pas ngritjes së SPAK do të ngiihet Byroja Kombëtare e Hetimit e  cila do të ketë në përbërjen e saj 60 hetues.

KLP thekson se proces do të jetë rigoroz dhe mjaft sfidues, ndërkohë që ka bërë me dije edhe kriteret minimale që duhet të plotësojë çdo aplikues.

Fillimisht, ata duhet të plotësojnë një formular “online” dhe deklaratën e pasurisë dhe figurës e më pas kalojnë këtë fazë do të duhet të kalojnë dy provime me shkrim, një intervistim me panelin e SPAK-ut dhe një testim fizik e shëndetësor, raporton A2.

Kriteret e plota

Kandidatët do të plotësojnë një formular aplikimi online dhe Deklaratën e Kontrollit të Pasurisë dhe të Kontrollit të Figurës, sipas Neneve 6(3), 6(4) dhe 38(2) & (3), në ligjin për SPAK-un. Vetëm ata aplikantë që plotësojnë këta formularë dhe plotësojnë kriteret bazë do të ftohen për të marrë pjesë në hapat e mëposhtëm të përzgjedhjes, të cilët do të përfshijnë:
(a) Një provim me shkrim ku përfshihen teste konjitive të sjelljes dhë të arsyetimit logjik.
(b) Një provim me shkrim që mat aftësitë në hartimin e raporteve.
(c) Hetim mbi verifikimin e figurës që konfirmon që personi nuk është dënuar e nuk është
shpalluar më parë fajtor për vepra penale.
(d) Intervistim dhe përzgjedhje nga Paneli i Përzgjedhjes i SPAK-ut.
(e) Testim i gjendjes fizike e shëndetësore.

LEXO EDHE:  Partitë dorëzojnë emrat/ Ja cilët deputetë do përzgjedhin anëtarët e KLP dhe KLGJ

Byroja Kombëtare e Hetimit është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, është menduar që pas përzgjedhjes, hetuesit e BKH-së të trajnohen në akademinë e FBI-së Virxhinia./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksioni i policisë gjatë natës/ Zbardhen detajet, arrestohet edhe vëllai i kryetares së KPA

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me shoqërimet e bëra gjatë natës nga policia në kuadër të aksionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se në Tiranë janë shoqëruar mbi 100 persona dhe 75 janë arrestuar, ndërsa të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Mes personave të arrestuar janë edhe Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj në Qytet Studenti, ndërsa janë sekuestruar edhe mjetet që përdornin për lojërat e fatit pa leje. Gramoz Murataj me origjinë nga Vlora rezulton i dënuar në Itali për drogë, ndërsa sot ka tre kompani me licencë në vendin fqinj për lojërat e fatit. Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut. Vëllait të tij, Vladimir Mulajt i kanë vendosur tritol natën e vitit të ri në banesë në Qytet Studenti.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tjetërsimi i pronave/ Prokuroria kërkon burg për Fran Frrokajn

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Lezhës, ka kërkuar tre vite burg për ish-kryebashkiakun, Fran Frrokaj, në lidhje me akuzat për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, në zonen e njohur si “Rana e Hedhun”.

Ndërsa për ish-kreun e qarkut, Gjon Gjoka prokuroria kërkoi 4 vite burgim.

Pretenca e prokurorisë për Fran Frrokajn dhe 18 personat e tjere të akuzuar është dhënë sot në gjykatën e Lezhës. Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar në total 43.6 vite burg në total për gjithë të pandehurit.

LEXO EDHE:  Lideri perëndimor nuk ndan dot mendjen/ Basha, shtatë versione të ndryshme për kandidatët e PD-së

LEXO EDHE:  SPAK në errësirë/ KLP nuk heq dorë nga skandalet

Kujtojmë këtu se, në Lezhë ka ndodhur e njëjta skema abuzimi me pronat sikurse edhe në zona të tjera bregdetare, duke falsifikuar dokumentet dhe kthyer tokat ranishte në toka bujqësore me pronar dhe mbi to ndërtoheshin biznese të ndryshme, lokale, hotele dhe shtëpi banimi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Vetëvaret 43-vjeçari në burgun 313

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet burgut 313, në Tiranë.

Mësohet se një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Burimet bëjnë të ditur se viktima është B.H., 43 vjeç, me origjinë nga Kukësi, dhe banues në Kamëz.

43-vjeçari i cili ishte arrestuar 2019, pas akuzohej për veprën penale të “Vjedhjes”,  është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në qelinë e tij pasi kishte varur veten me çarçaf./ CNA.al

LEXO TE PLOTE