LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Kush është "Lulzimsi" që dështoi me Rudinën

26 Shtator 2019, 12:26, Politikë CNA

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka zhvilluar sot një takim me nxënës të shkollës ?Shnjaze Juka? në Shkodër, në kuadër të ditës së gjuhëve të huaja.

Por, ndërsa deputetja Hajdari fliste, një i ri i ka ndërprerë fjalën, duke iu drejtuar me fjalët ?A e njeh Azem Hajdarin? Ai ka luftuar për demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin. Ti je shtojcë e Edi Ramës, je një turp”.

Por, reagimi i deputetes Hajdari ka qënë një leksion i mirë për politikën shqiptare. Deputetja Hajdari e ka marrë me shumë qetësi situatën dhe për më tepër i ka drejtuar me dorën e saj mikrofonin që ta dëgjonin të gjithë se ç?kishte për të thënë.

Por, ndërsa në media u raportua se i riu në fjalë, që sulmoi Rudina Hajdarin, nuk është fare nxënës i kësaj shkolle, tashmë kanë dalë në dritë të tjera detaje.

Sikurse shikohet nga fotot, i riu quhet Fatjon Mani, dhe duket të jetë një ndër ?Lulzimsët? që i shkon nga pas kreut të Republikës së re. Fatjon Mani është anëtar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike të qytetit të Shkodrës. Fatjon Mani ka hyrë në ambientet e shkollës duke pretenduar se ishte gazetar dhe ka tentuar të prishë aktivitetin e deputetes Hajdari.

Por, si duket Rudina Hajdari ruajti qetësinë, madje i dha edhe mikrofonin ?Lulzimsit? të irrituar, duke bërë që të dështojë plani për prishjen e aktivitetit. Për më tepër, nxënësit duartrokitën për zonjën Hajdari./ CNA.al

Video-I riu sulmon Rudina Hajdarin/ Deputetja e lë pa fjalë

Lajmet e fundit nga