Connect with Us

E denoncoi “Stop”/ Prokuroria e “pamëshirshme” me gjyqtarin e korruptuar

Kronika

E denoncoi “Stop”/ Prokuroria e “pamëshirshme” me gjyqtarin e korruptuar

Publikuar

-

Sipas Prokurorisë, në pamje shfaqet fakti se një qytetare i jep psikologes 500 euro për gjyqtarin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera, pasi procesi të përfundonte në favorin e saj.

Është ky një fragment nga pretenca që prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Renda, Klodian Braho i ka paraqitur sot trupës gjykuese të çështjes penale ndaj gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi, i akuzuar për konsumimin e veprës penale  “korrupsion pasiv” dhe “ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në fund të fjalës së tij Prokurori ka kërkuar dënimin me 4 vite të gjyqtarit i cili periudhën e hetimit e ka kaluar nën masën e arrestit me burg.

Konkluzionet përfundimtare të prokurorit Braho mbështeteshin në pamjet filmike të transmetuara në datën 8 janar 2019 në emisionin “Stop”, pamje të siguruara nëpërmjet regjistrimit me kamera të fshehta. Në to shihej qartë se si gjyqtari Roland Hysi dhe psikologia Elona Meçani bënin pazare përfituesi. Gjithashtu shihej qartë sesi gjyqtari i kërkonte favore seksuale gruas së divorcuar në këmbim të dhenies së vendimit gjyqësor në favor të saj.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi/ KLD shkarkon gjyqtarin Guximtar Boçi

Përveç dënimit me 4 vite burg prokurori Braho kërkoi edhe përjashtimin e Roland e Hysit nga e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite. Sakaq dhenia e dënimit përfundimtar është në dorën e trupit gjykues të Gjykatës së Krimeve të Renda, e përbërë nga  Sandër Simoni, Klodian Kurushi dhe Daniela Shirka, e cila e shtyu seancën e vendimdhënies për një datë tjetër duke i dhënë kohë avokatit mbrojtës të përgatisë fjalën e tij.

Kujtojmë se për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar, ish gjyqtari Roland Hysi, do të përfitojë ulje të dënimit , ndërsa çështja për psikologen Elona Meçani ka kaluar për shqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndodhej në kampet e ISIS/ Humbet gjurmët 11-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

Pas historisë drithëruese të transmetuar nga media italiane  “Le Iene” , për një  11-vjeçar shqiptar, i cili mbahej i izoluar në kampet e ISIS në Siri, i kontaktuar nga Abc News, i ati i të miturit i rënduar emocionalisht tregon se situate ka precipituar orët e fundit.

Afrim Berisha, është shprehur se ka humbur gjurmët e të birit dhe se Alvin nuk ndodhet më në kampin e “Al Holit”. Berisha tregon se  kontaktin e fundit me të e ka patur në 25 shtator dhe se kishte mësuar se i biri ndodhej i vetëm në kamp në sektorin e fëmijëve jetim.

LEXO EDHE:  Skandal/ Rama tallet me mësuesit në fshatra

LEXO EDHE:  Skandal/ Rama tallet me mësuesit në fshatra

I trembur për sigurinë e Alvin, Berisha tha se do të niset menjëherë sërish drejt Sirisë për ta kërkuar vetë. Berisha është shprehur  se që pas publikimit të ngjarjes në media, atij iu premtua ndihmë për ta tërhequr të birin nga Siria së bashku me antarët e një familje italiane që i ishte bashkuar disa vite më parë strukturave ekstremiste në Siri dhe për riatdhesimin e së cilës po punohej prej tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Krimi nuk njeh gjini”/ EUROPOL hap fushatën për kapjen e femrave kriminele

Publikuar

-

Nga

Agjencia europiane e Policisë së Antikrimit, Europol, nisi sot një fushatë të re për të kapur kriminelet më të kërkuara të Bashkimit Europian, duke vënë në dukje se krimet ata kanë kryer janë njësoj të rënda sa krimet e kryera nga meshkujt.

Në kuadër fushatës të titulluar “Krimi nuk njeh gjini”, faqja e re në internet e Europolit shfaq në mënyrë dramatike fytyrat e kriminelëve të arratisur, në kërkim nga policitë e 21 vendeve të BE-së, mes të cilëve 18 janë gra.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi/ KLD shkarkon gjyqtarin Guximtar Boçi

LEXO EDHE:  Denoncoi dhunën, autorët të lirë/ Ja si përgjigjet Shefi i Komisariatit (video)

“Njerëzit mendojnë se, zakonisht, gratë nuk kryejnë të tilla krime, por ja që e bëjnë dhe ato janë po aq të rënda, sa edhe krimet e kryera nga meshkujt”, tha zëdhënësja e Europolit, Tine Hollevoet, raportojnë mediat.

Angelina Sacjuka, vrau një grua
Kristi Amberg, trafikante droge, Estoni
Adilet Shakirgazieva, grabitëse
Elena Puzyrevich, trafikoi 9 vajza
Jessica Edosomwan, drejton nje rrjet prostitucioni ne France
Iveta Tancosova, tutore prostitutash
Monika Rafaelova, grabitëse në Suedi
Elisabeth Gertrude Skarits, mashtruese me prona
Ildiko Enderle, tutore prostitutash
Ildikó Dudás, trafik droge dhe abuzim minorenesh
LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sauk – Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri – tjetrin. Si pasojë e përplasjes  kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurve.

LEXO EDHE:  “Rilindja” e doganës, me 300 euro fut makina të vjedhura/Ku ndodh skandali (Video-Stop)

LEXO EDHE:  “Rilindja” e doganës, me 300 euro fut makina të vjedhura/Ku ndodh skandali (Video-Stop)

Policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacioni paraprak i Policisë:

Aksident në aksin rrugor Sauk – Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Sofra e Ariut.

Në aksident janë përfshirë dy automjete sipas informacioni paraprak janë dy të plagosur të cilët janë dërguar në Spitalin e Traunës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE