Connect with Us

Disa orë para votimit të Bundestagut/ Balla takon sekretarin e Përgjithshëm të CDU

Politikë

Disa orë para votimit të Bundestagut/ Balla takon sekretarin e Përgjithshëm të CDU

Publikuar

-

Para votimit në Seancën Plenare të Bundestagut, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të CDU, Paul Zemiak.

“Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkëndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës”, shkruan Balla.

Sipas tij, me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë.

Postimi i plotë:

Përpara votimit sot në mbrëmje në Seancën Plenare të Bundestagut, u prita në një takim në Selinë Qëndrore të Unionit Kristian-Demokrat (CDU) nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU Paul Zemiak.

Shqipëria i është mirënjohëse Kancelares Angela Merkel dhe Grupit Patlamentar të CDU/CSU për të mbështetur vendimin e Bundestagut që autorizon Qeverinë Federale për të miratuar në Këshillin Europian të 17-18 Tetorit fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Jahjaga, takim lamtumire me shefin e misionit te OKB-se

Lidhur me rekomandimet e vendimit të Bundestagut, bashkëndamë vlerësimin se është në interesin e Shqipërisë, por edhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma po shpërblehet dhe është frytdhënës.

Me mbështetjen e Gjermanisë dhe BE, po ashtu edhe të SHBA, Shqipëria po ndërton një sistem të ri të drejtësisë. Gjermania është mbështetësi kryesor i Projektit EURALIUS, i cili ka krijuar kushtet për implementimin e reformës së drejtësisë, kontribuon në forcimin e pavarësisë, të transparencës dhe eficiencës së sistemit të drejtësisë.

Padyshim që pjesë e bisedës ishte edhe diskutimi mbi zgjerimin e kanaleve të bashkëpunimit. Si dy homologë në partitë respektive, ramë dakord për një vizitë të afërme të zotit Zemiak në Tiranë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Publikuar

-

Nga

‘Parlamenti duhet i plotë’/ Soreca: KAS dhe SPAK të hetojnë parregullsitë

Për ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca zgjedhjet u zhvilluan në mënyre të rregullt. Por në një intervistë për Euronews Albania ai përmend nominalisht institucionet shqiptare që duhet të monitorojnë me kujdes çdo akuzë dhe ankese për parregullsi.

“Pas zgjedhjeve janë këto diskutime, ankesa dhe akuza për blerje votash dhe parregullsi. Ne duam që autoritetet kompetente, ato të drejtësisë, SPAK, KQZ dhe KAS të shohin çdo parregullsi,” – tha Soreca, – “Duhet të kemi parlament të plotë për të pasur rrugëtim legjitim të Shqipërisë drejt BE-së”.

Përveç diskutimeve të fushatës, për anëtarësimin në BE, sipas Ambasadorit Soreca, drejtuesit politikë duhet të kalojnë të faktet.

“Presim që partitë qoftë qeverisëse, apo opozitare të bëjnë veprimet e duhura për të ndihmuar anëtarësimin,” – vijoi Soreca.

Soreca ndodhet në turin e tij nëpër Shqipëri në kuadër të javëve evropiane, gjatë të cilit njeh qytetarët shqiptarë me investimet e BE-së.

“Vetëm në vitin e shkuar, gjatë krizës së pandemisë, BE ka investuar 230 milionë euro, përveç qindra milionëve që kemi shpenzuar dhe dhuruar për Shqipërinë në 20 vitet e fundit,” – u shpreh ambasadori i BE-së.

LEXO EDHE:  Basha: “Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë po përfundojnë”

LEXO EDHE:  Jahjaga, takim lamtumire me shefin e misionit te OKB-se

Sipas ambasadorit Soreca të gjitha këto para janë përdorur në projektet që po i tregon gjatë një turi nëpër Shqipëri në kuadër të javës së Evropës./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Basha: “Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë po përfundojnë”

LEXO EDHE:  Jahjaga, takim lamtumire me shefin e misionit te OKB-se

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE