Connect with Us

Çfarë fshihet pas fotos me Trump?/ Kulluri i nxjerr “bojën” Ramës

Politikë

Çfarë fshihet pas fotos me Trump?/ Kulluri i nxjerr “bojën” Ramës

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me një foto të kryeministrit Edi Rama me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Fotoja e cila u publikua dje në rrjetet sociale nga vetë kreu i qeverisë, në media u shit si një takim mes Ramës dhe Trump.

Por, sipas Kullurit ka një dallim të madh mes fotos e takimit.

Kulluri hedh dyshimet se nuk ka pasur fare takim mes tyre, por vetëm një foto.

LEXO EDHE:  Rama dhe portalet/ Një betejë me humbësin e gjatë

“Dikush duhet te sqaroje mediat se dallimi mes fotografise dhe takimit eshte si ai mes sapunit dhe djathit! Takimi mund te shoqerohet me foto, kurse foto nuk shoqerohet me takim, si ne rastin konkret!”-shkruan Kulluri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shpërthen” Berisha/  Ky është cinik dhe injorant, ja kanë mbyll sytë koncesionet

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama, sa i takon investimeve në shëndetësi.

I pranishëm në tryezën e PD, “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, Berisha akuzoi Ramën për koncesionet në shëndetësi, nëpërmjet të cilave sipas tij vjedh të sëmurët.

“Ne sollëm me qindra vaksina, ndërsa këta shpiken Check Up dhe koncesione, duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.

Miqtë e mi jo më larg se dje kreu i qeverisë po deklaronte se nuk kemi mungesë mjekësh, ky cinik, ky injorant nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kupton se në Europë dhe në botë numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të kujdesit shëndetësor. Nuk kupton se ja kanë mbyll sytë koncesionet

Shqipëria po shkon ne një mjek për 1 mijë banorë, megjithë ikjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria”-tha Berisha.

Më tej, ai tha se për Ramën jemi në rregull edhe pse sikurse theksoi ai “Po provon nga kujdesi shëndetësor me dhjetëra mijëra fëmijë, dhjetëra mijëra fëmijë që nuk gjejnë pediatrin.”

LEXO EDHE:  Shtëpia e Bardhë i jep Presidentit lajme të mira për ta bërë atë të lumtur

LEXO EDHE:  Demaskohet Basha/ Ja si zhduku të dhënat që kompromentojnë Veliajn

Por, Berisha shtoi se, nuk habitemi sepse po ky do të deklaronte pak muaj më parë dhe do të bënte Europën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda.

“Në fakt kur je vetë kryebandit banditët të duken lule, nuk ka banditë por keqbërës. Këto janë të lidhura si mishi me thoin, sepse është kjo dyshe që me politikat e tyre po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të përsoset. Ku janë investimet? Pothuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë një spital pothuajse të mbaruar në 2012.

Edhe atë e gjymtuan, nga 130 shtretër avulluan 40 shtretër, mbeten vetëm shtatë salla operacioni. Çdo ditë kolegë tuaj, studentë tuaj marrin rrugët dhe ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania. Ky flet sikur jeton në anën e pasme të hënës. Ky po nxit shkatërrimin e sistemit shëndetësor”-deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ashpërson tonet kundër Ramës/ Është kanceri i vërtetë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në një tryezë të organizuar nga PD-ja, “Sfida dhe vizione në shëndetësi”.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri u ndal edhe tek incidenti i djeshëm i kryeministrit Edi Rama me dy nga studentët e mjekësisë.

Ndërsa dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet e kreut të qeverisë, Berisha e cilësoi këtë si një akt banditesk kundër çdo studenti.

Po ashtu, Berisha theksoi se Edi Rama është kanceri për shqiptarët.

LEXO EDHE:  Foto/ Ja ekipi kriminal i Ramës

LEXO EDHE:  Ja dokumenti/ Kryeministri nuk e ka parë fare Buxhetin e 2018-ës

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe banditizmin ndaj studentit të mjekësisë. Ky është akt banditesk i shëmtuar, ku me gjestin që ke bërë rrah çdo student. Ai tha se janë bileta për Gjermani. Studenti tha një të vërtëtë, ndërsa ai i fut rojet e rrah në sallë. I shpreh solidaritetin tim studentit. Ju mund të mendoni se jam jashtë teme, por kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama”-tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Armir Shkurti/ Rama që ndërroi popullin kur s’i pëlqeu

Publikuar

-

Nga

A e merr vesh tani ç’është “Shoqëria e Hapur” e Sorosit? Tani që rrjedhin qindramijë shqiptarë në kurbet për tu zëvendësuar me të tjerë hallexhin të ardhur nga vende më katran se ne?

Pa një korrupsion moral të secilit prej nesh shpopullimi i Shqipërisë do të qe i pamundur. Të paktën me këto ritme. Ne flasim për korrupsion VETËM për zyrtarët: “Ata që vjedhin lekët tona” dhe “ata që na marrin rryshfet edhe për një çertifikatë”.

Për veten që “lubrifikon sistemin me zarf” nuk para themi gjë. Që jemi “Njeriu i ri”, produkti i diktaturës, as këtë nuk na e ka qejfi ta zëmë me gojë. Madje as që “na ngjit pak dora” tek vendi i punës e marrim ndonjë gjë për shtëpi…deri pastaj të zaptojmë një tokë e të bëjmë një shtëpi pa leje…(e të mos zgjatem me një manual të tërë mbijetese 1945 – 2020). Ky njeriu i ri na u bë shumë shpejt ” qytetar i botës” duke flakur konceptet “e vjetëruara nga komunizmi” të Atdheut, Popullit, Kombit. “Atdhe është aty ku jetoj më mirë”, për shembul, është një nga motot e preferuara. Natyrisht asgjë s’ndodhi rastësisht! Idetë liberale të ” Shoqërisë së Hapur u mbollën e lulëzuan me sistematikë të përkryer dhe i dhanë shpejt frutat…

Tani kthehemi tek shpopullimi.

Edhe për arsyet që thashë më lart, shumëkush këtu, kur dëgjon se po ikin qindra mijë bashkatdhetarë, pragmatizmi tipik yni e bën të mendojë : ” sa mirë! Kjo qenka mundësi e mirë edhe për mua për të ikur”! Mjafton të shohim shifrat e përvitshme të aplikimeve për lotarinë amerikane për të kuptuar se Shqipëria është një terminal ku populli fle me durim në stola e mbi valixhe në pritje të transoqeanikut. Që do të thotë se me mendësinë e emigrantit askujt nuk i bëhet shumë vonë për atë që le pas. Me zemër të thyer, por s’u themi dot mos ikni edhe pse kjo albanoragji ka përmbysur çdo peshore në këtë vend: që nga rënia tragjike e lindjeve tek mungesat fatale të mjekëve, mësuesve dhe përgjithësisht zanatalinjve të zotë.
Por kriminale është zëvendësimi i të larguarve.

Shqetësimi i parë e më i madh është RREZIKU I EKZISTENCËS SONË SI KOMB. Shqipëria, që me rritmet e viteve ’80 sot duhej të numëronte rreth 6 milion banorë, sot ka më pak se gjysmën! Për të mos thënë 1/3!!

LEXO EDHE:  Demaskohet Basha/ Ja si zhduku të dhënat që kompromentojnë Veliajn

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Si u manipulua dosja që fundoste Ramën dhe Xhafajn

“Analistë”, “mendimtarë” e “statisticienë” ta shesin sapunin për djathë duke të treguar që “në fakt nga gjithë Ballkani ka emigracion”. Ndoshta! Por ndaj asnjë vendi tjetër nuk peshon rreziku shekullor i asimilimit dhe plane akademike si ai i Vaso Çubrilloviqit për dëbim të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Së dyti: Ndryshe nga ç’na e paraqet Rama shqiptarin, si një pordhac që i bën buzë punës e do zyrë, e vërteta është se ne dhe prindërit tanë, me ” E duam Shqipërinë si gjithë Europa” luftuam për standardet europiane.

Mirëpo në Europë hynë vetëm çmimet! Rrogat mbetën në Lindje. Për me kap edhe rrogat vrapojnë kalamajtë tanë në Gjermani! Se oligarkia nuk para e ka me qejf të ngrerë pagat. Kështu që i bie më lirë të zëvendësojë “pordhacët” shqiptarë me kokëulurit aziatikë dhe afrikanë, DUKE ULUR KËSHTU EDHE STANDARDET E JETESËS DHE ASPIRATËS EUROPIANE të Shqipërisë.

E treta: Në thelb ata që ikin janë EMIGRANTË SHPRESE. Nuk ikin për bukë, as për luks por thjesht se kanë humbur çdo shpresë që ky vend do të bëhet në të gjallë të tyre. Ndaj ia mbathin me qëllim që të paktën nesër fëmija të mos i pështyjë që i la këtu.
…ndërsa me këta fatzinjtë me të cilët po këmbehemi Edi Rama, për herë të parë në histori realizoi të pamundurën: KUR S’I PËLQEU POPULLI, E NDËRROI POPULLIN!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE