Connect with Us

Basha si Enveri, iu vërsulet “armiqve”

Politikë

Basha si Enveri, iu vërsulet “armiqve”

Publikuar

-

Sot me dy akte pas marrëveshjes së tij me Edi Ramën, Lulzim Basha na tregoi se thjeshtë dhe vetëm është një “Enveruc” i vogël që nuk ndryshon dot në koncept dhe në mentalitet. Këdo që e krition e sulmon e largon dhe është gati ta shkatërrojë.

Janë dy ngjarje të ndodhura sot, ndoshta të rastësishme, por të dyja përkojnë me Shkodrën.

E para me Rudina Hajdarin ku një nxënës shkolle i futur nga jashtë saj e sulmon deputeten Hajdari, kuptohet i çuar me porosi nga Lulzim Basha dhe nga drejtuesit lokalë të Shkodrës. Por, siç u pa Rudina u tregua e kujdesshme, salla e mbështeti përtej fjalëve që thoshte i riu, duke e akuzuar si bashkëpunëtore të Edi Ramës.

Në fakt ai duhet të bënte të kundërtën, duhet ta merrte fjalën dhe t’i thoshte Rudinës pse e la Lulzim Bashën që të bënte marrëveshjen e dytë më Edi Ramën dhe çfarë do të bëjë tani opozita parlamentare, kur marrëveshja Rama-Basha duket se është  mbyllur.

Pas këtij incidenti, një media pro qeveritare si gazeta Shqip e drejtuar nga një ish punonjës i Partisë së Blushit, Libra një i quajtur Endrit Habilaj, njeriu i cili me emisionin e tij “Top Story” është akuzuar për një gjobëvënie në një kompani faramceutike, sulmoi Jozefina Topallin. Por, në emër të kujt?

Në emër të Rilindjes, në emër të Lulzim Bashës. Ashtu si në rastin e Shkodrës me Rudinën, gjithçka duket tejet e qartë.

LEXO EDHE:  A duhen përsëritur zgjedhjet vendore?/ Palmer: Vendosin institucionet shqiptare

Një sulm ndaj zonjës Topalli me porosi nga Luli, “Enveruci” i cili nuk duron dot të ketë njeri kundër, krijon incident me Rudinën në Shkodër, sulmon qytetaren shkodrane dhe ikonën e PD-së, Topallin, thjeshtë dhe vetëm se nuk pranojnë të jenë vasalë të tij dhe të ndjekin rrugën e pështirë të Lulit që kalon nga marrëveshja në marrëveshje me Edi Ramën pas sakatimit të demokratëve, rrugëve të Shqipërisë.

“Enveruci” me emrin Lulzim Basha sot ka përdorur një të ri në Shkodër dhe një gazetë të Rilindjes kundër një shkodranje.

Gjithçka duket e qartë, ai nuk duron dot, Luli ndodhet në ankth dhe panik, marrëveshja me Ramën po e dëmton edhe më shumë.

Ata që i flasin dhe do ia thontë të vërtetat në sy, ai do t’i godasë më përpara, por do ta ketë më të vështirë. Marrëveshja e tij me Ramën nuk do të kalojë këtë herë pa u denoncuar, ashtu si herën e parë dhe demokratët tashmë duhet ta dinë se Luli i ka shitur, ai është ulur në prehrin e Edi Ramës./ CNA.al

Mediat e Ramës në shërbim të Bashës, sulmojnë Jozefina Topallin

Luli i “vërsul” të riun Rudina Hajdarit 

Basha tradhëtoi sërish/ Tani të presim detajet e marrëveshjes

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “ekzekuton” provat e 30 Qershorit

Publikuar

-

Nga

Në 30 qershor 2019, Shqipëria mbajti zgjedhjet për pushtetin vendor, ku për herë të parë në historinë e demokracisë në vendin tonë, zgjedhjet u bojkotuan nga opozita.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga një krizë e thellë politike, opozita kishte djegur mandatet e deputetëve dhe zhvilloi edhe disa protesta kundër qeverisë, të cilën e akuzon të ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Për zgjedhjet e 30 qershorit ka pasur një sërë akuzash nga opozita. Por, ndërkohë, sot mësohet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e orës 12:00, pritet të miratojë vendimin për “mënyrën e asgjesimit të fletëve të votimit, administrimin e dokumentacionit zgjedhor dhe shpenzimeve buxhetore për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore të përdorura në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019.”​

Pra, me këtë vendim KQZ “ekzekuton” çdo provë dhe çdo gjurmë, për çdo lloj manipulimi, që mund të jetë bërë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

LEXO EDHE:  Basha: Dy luane ka sot Europa, Llukashenko dhe Edi Rama

LEXO EDHE:  Basha-Ramës, mos sulmo sipërmarrësit/Sa i ke paguar oligarkët e tu

Të vetmet dokumente që do të ngelin janë procesverbalet, të cilat pa fletët e votimit, nuk përbëjnë më asnjë provë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si e vrau Kushtetutën klasa politike

Publikuar

-

Nga

Lufta politike në emër dhe për llogari të Kushtetutës, është luks!

Është niveli më i lartë i debatit dhe mendimit politik. Në këto beteja, të gjitha palët nxjerrin ajkën e politikanëve dhe të shkollimit politik.

Është privilegj për çdo jurist që ka fituar titullin si konstitucionalist, që të thirret në këto debate dhe opinioni publik ka rastin të edukohet nga ligjërimi publik mbi Kushtetutën.

Debati mbi kushtetutën kudo ku ka ndodhur ka prodhuar shkollën e mendimit politik dhe të konstitucionalizmit.

Sot pak kush e kujton ligjërimin kushtetues të presidentit të Italisë, kur ai refuzoi t’i jepte mandatin e krijimit të qeverisë, një përfaqësuesi që rrezikonte seriozisht shkeljen e Kushtetutës italiane.

Presidenti i Italisë e bëri sepse kuptonte çfarë po thoshte dhe toni i zërit të tij tregonte se fjalët përpara se të përcilleshin nga truri drejt gjuhës, kalonin nga zemra. Presidenti i Italisë artikuloi si shtetar dhe si konstitucionalist mbrojtjen e Kushtetutës, ndaj kur foli ai gjithë kombi heshti dhe dëgjoi veç atë dhe rrahjet e zemrës.

Kjo është Kushtetuta!

Por c’ndodh këtu?

Në një debat të nisur gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, kur presidenti nxori atë që quajti dekret për anulimin e datës së zgjedhjeve, mazhoranca artikuloi dhe zbardhi mbrojtjen e Kushtetutës.

Në atë kohe konstitucionalistë argumentuan drejtësinë e veprimeve të mazhorancës dhe shkeljet flagrante të Presidentit.

Mazhoranca në atë rast ishte nga ana e Kushtetutës dhe opinioni publik e kuptoi këtë.

Më pas lufta politike u intensifikua dhe me kohë, roli i mbrojtesit të Kushtetutës vijoi të kalonte sa tek njëra palë tek tjetra.

Maxhoranca vijoi me një liste nismash ligjore haptazi antikushtetuese, ndaj presidenti kaloi në rolin e mbrojtësit të Kushtetutës.

LEXO EDHE:  Zbardhet takimi i Bashës më aleatët/Çfarë do të bëhet me 7 maj në Kavajë

LEXO EDHE:  Pse Basha nuk padit Nik Muzin?!

Presidenti vijoi betejën e tij që u reklamua si në mbrojtje të Kushtetutës, por midis kthimeve të  ligjeve, kishte dhe nga ato që ishin të papajisura me referenca të dispozitave kushtetuese të shpallura si të mbrojtura prej tij.

Presidenti nxori një dekret të ri për zgjedhjet dhe menjëherë topi i mbrojtësit të Kushtetutës kaloi prap nga mazhoranca.

Maxhoranca intensifikoi hartimin dhe miratimin e ligjeve me kundërshti të rënda jo vetëm me Kushtetutën, por edhe me të drejta themelore dhe parime universale dhe sërish roli i mbrojtesit të Kushtetutes i kaloi presidentit.

Në gjithë këtë ping-pong që për shkak se është bërë i neveritshëm s’mund të jetë debat kushtetues, e vetmja që vuan është Kushtetuta.

Niveli bastard i debatit politik ku palët ndërrojnë vendet me njëra-tjetren, ka sjellë edhe pasojen e logjikshme. Sot asnjë konstitucionalist nuk po përfshihet dot më në këtë diskurs.

Askush sot nuk po mbron më Kushtetutën. Secila nga palët po bën betejën e vet politike, here duke shkelur mbi Kushtetutë e herë duke u fshehur pas Kushtetutës.

Sot Kushtetuta është një copë letër e zhgërryer dhe e llangosur. Ndaj nuk përben më armë për asnjërën palë.

Politika në këtë vend arriti të pamundurën! Zhvleftësoi Kushtetutën.

Nëse ka një gjë që e kanë bërë bashke, si organizatë kriminale është veprimtaria sistematike e klasës politike aktuale për zhbërjen dhe zhvlerësimin e Kushtetutës.

Ndaj ti vënë një emër tjeter debatit të sotem pasi ka humbur luksin të quhet debat për Kushtetutën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë/ Ku shkuan 260 milionë dollarë?

Publikuar

-

Nga

Eksperti i ekonomisë pranë PD-së, Dorian Teliti ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.

Në një deklaratë për mediat, Teliti tha se dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar.

Sipas Telitit, buxhetit i mungojnë 260 milionë dollarë për shkak të korrupsionit, kontrabandës dhe rënis së  konsumit, ndërsa treguesi i vetëm me rritje është luksi i qeverisë së Edi Ramës.

“Edi Rama i genjeu dhe i mashtroi shqiptarët, kur erdhi në pushtet,  duke u premtuar mirëqenie dhe një jetë më të mirë. 7 vjet më pas, shqiptarët janë më keq, ndërsa Edi Rama jeton në luks, duke u pajisur edhe me një avion privat.

Dështimi i Edi Ramës me ekonominë është spektakolar. Me vendosjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive të shqiptarëve në funksionin të pasurimit të vet dhe të një grushti oligarkësh, Edi Rama ka vazhduar ta rrënojë çdo vit ekonominë e familjeve shqiptare.

Me 260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit për vitin 2019, kryeministri i votave të vjedhura është rekordmen i korrupsionit dhe paaftësisë.

Të kërkosh nga njëra anë ndihmë financiare nga donatorët ndërkombëtarë për demet e tërmetit dhe, nga ana tjetër, t’i shkaktosh vendit një tërmet korrupsioni me 260 milionë dollarë të munguar në buxhet, do të thotë tallje me shqiptarët dhe me vendet mike.”-tha Dorian Teliti.

LEXO EDHE:  Basha prezanton kandidatët në Skrapar, Poliçan dhe Patos

LEXO EDHE:  Basha prezanton kandidatët në Skrapar, Poliçan dhe Patos

Më tej, ai theksoi se analiza e të dhënave të sapopublikuara tregon për një gjendje alarmante të korrupsionit, kontrabandës dhe varfërisë. Nga 260 milionë dollarë, 190 mungojnë vetem nga doganat dhe tatimet.

“Por Edi Rama është një dështim katastrofik edhe me treguesin kryesor të ekonomisë, tvsh-në. Çdo gjë flet për krizë konsumi, krizë ekonomike, korrupsion, evazion dhe paaftësi në qeverisje.

Paratë nuk vijnë në arkën e shtetit dhe pasojat janë të qarta. Nuk ka rritje pagash dhe pensionesh, shtresat në nevojë vazhdojnë të jenë të braktisura, investime ka gjithmonë e më pak. Investimet 2019 ishin edhe më keq se viti paraardhës. Janë 34 milionë dollarë më pak investime në rrugë, në shkolla, në spitale, në bujqësi.

Luksi qeveritar është i vetmi tregues me rritje në qeverine e Edi Ramës, të kalbëzuar nga korrupsioni. Për zyra luksoze, hotele të shtrenjta, udhëtime me avionë privatë, fasada luksi janë shpenzuar rreth 20 milionë dollarë më shumë se një vit më parë, duke e shndërruar qeverinë e korruptuar të Ramës në simbolin e kap ça t’kapësh.”-u shpreh Dorian Teliti.

LEXO TE PLOTE