LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analisti Vasjari debat me Lubonjën për PD-në dhe ndërkombëtarët

26 Shtator 2019, 21:16, Politikë CNA
Analisti Vasjari debat me Lubonjën për PD-në dhe

Analistët, Arian  Vasjari dhe Fatos Lubonja, janë të pranishëm në emisionit “Real Story”, në TV “News 24”, të mbrëmjes së sotme, ku hapja e negociatave, roli i ndërkombëtarëve dhe vendimi i pritshëm i Parlamentit gjerman kanë qenë pjesë e diskutimit.

Dy analistët janë përplasur ndërsa kanë diskutuar për rolin e ndërkombëtarëve dhe atë të opozitës PD.

Fatos Lubonja: PD ka qëllim t?i tregonte botës që Shqipëria nuk është një vend demokratik dhe nuk është normal, prandaj kërkoi qe te hidhnin sytë nga Shqipëria. Këto vendime janë politike. Kjo sepse Gjermania dëshiron t?iu thotë këtyre shteteve që ju jeni afër nesh,. Nëse do të rrimë të merremi me propagandë jo na dhanë negociatat e jo nuk na dhanë, është katastrofë.

Arian Vasjari:Vendet e Rajonit janë nënshtruar të gjitha ndaj logjikës të nënshtrimit ndaj ndërkombëtarëve. Distancohem me mendimin e zotit Lubonja në faktin se për ndërkombëtarët është i perceptuar. Ndërkombëtarët nuk janë perfekt, por janë modeli ku duam të shkojmë. Nuk na lejohet të bëjmë karshëllëk.

Fatos Lubonja: Jo të rritemi. Këtu sa vjen ambasadori amerikan këtu, vjen e bëhet lajm nëpër gazeta. Unë ndihem i nëpërkëmbur, më mungon dinjiteti.

Unë punoj këtu 30 vjet, vjen ambasadori dhe brenda 2 javëve na tregon gjithçka. Unë e ti e njohim më mirë se ambasadori.  Kur erdhi Rajonsoni, ne thamë do të vij këtu e do të krijojmë një sistem të drejtë, doli në krah të Sali Berishës dhe me PD bënte fushatë. E kupton. Do mbetemi fëmijë nëse do vazhdojnë të bëjmë çfarë thonë ata.

Arian Vasjari: Fat i madh që jemi nën varësinë e tyre, sepse nuk janë perfekt, por kanë të mira.

Fatos Lubonja: Ata po mbështesin një regjim. Ata 4000 muxhahedinët në Shqipëri çfarë duan. Amerikanët donin që të sillnin armët kimike. Shyqyr që doli populli shqiptar dhe ikën. Është arsye që të varemi nga vetja e jo nga ata…/CNA.al

Lajmet e fundit nga