Connect with Us

75-vjet nga masakra e Buzëmadhes/ Si u pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit

Politikë

75-vjet nga masakra e Buzëmadhes/ Si u pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot 75-vjetorin e masakres se forcave komuniste ndaj banoreve te Lumes ne Buzemadhe te Kukesit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha e quan përkujtimin e Masakrës së Buzëmadhes si një moment reflektimi kombetar.

Më tej, kryedemokrati shkruan sesi u pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit.

“Në një akt të pabesë, forcat komuniste mashtruan popullsinë civile të fshatit Buzëmadhe dhe pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit, me pretendimin se ata po mbronin Muharrem Bajraktarin. Masakra e Buzëmadhes u krye sipas porosisë politike për të likuiduar çdo rezistencë tjetër që po i bënte ballë pushtimit gjerman dhe që aspironte për një Shqipëri demokratike, duke i hapur rrugën vetëm diktaturës së partisë-shtet, diktaturës së një individi që kishte tmerr nga çdo sprovë zgjedhjesh që mund të vinte në dyshim pushtetin e tij. Në këtë masakër u morën 21 jetë të pafajshme, dhe morën 16 gra të veja e 58 fëmijë jetimë.”-shkruan ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

75 vjet më parë, në Lëndinën e Kroit të Bardhë, pranë fshatit Buzëmadhe të Lumës u krye njëra nga masakrat që simbolizon më qartë se çdo gjë tjetër luftën vllavrasëse që forcat komuniste konsumuan në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës shtator 1943 – nëntor 1944.

Në një akt të pabesë, forcat komuniste mashtruan popullsinë civile të fshatit Buzëmadhe dhe pushkatuan pa gjyq 21 banorë të fshatit, me pretendimin se ata po mbronin Muharrem Bajraktarin. Masakra e Buzëmadhes u krye sipas porosisë politike për të likuiduar çdo rezistencë tjetër që po i bënte ballë pushtimit gjerman dhe që aspironte për një Shqipëri demokratike, duke i hapur rrugën vetëm diktaturës së partisë-shtet, diktaturës së një individi që kishte tmerr nga çdo sprovë zgjedhjesh që mund të vinte në dyshim pushtetin e tij. Në këtë masakër u morën 21 jetë të pafajshme, dhe mbrtën 16 gra të veja e 58 fëmijë jetimë.

Masakra e Buzëmadhes ishte pasojë e përplasjes vllavrasëse që shkaktuan komunistët në Lusën, ku për 3 ditë me radhë sulmuan egërsisht popullsinë civile, në mbrojtje të të cilës ishte rreshtuar Muharrem Bajraktari dhe forcat nacionaliste nën drejtimin e tij, ndaj të cilave nuk kishte patur më herët kurrfarë akuze për bashkëpunim me pushtuesit as nga ana e komunistëve.

Krimi makabër ishte aq i papërtypshëm, saqë në plenumin e Beratit, të nëntorit të 1944-s, vetë udhëheqja politike e autorëve të këtij akti terrorist u detyrua të pranonte se në Lumë ishte tejkaluar politika e terrorit dhe se ishin vrarë njerëz të pafajshëm.

Por gjithçka ishte propagandë, sepse para Masakrës së Buzëmadhes, daulleve të vëllavrasjes, sipas parimit “të gjithë pushtetin sovjetëve”, forcat komuniste i ranë anekënd Shqipërisë, në Dukat të Vlorës, në Lushnje, në Dumre, në Martanesh, në Starovë, dhe pas kësaj masakre, u vijua njësoj me politikën e terrorit dhe të masakrave, edhe në Mirditë, në Tivar e në të gjithë territorin e Kosovës.

LEXO EDHE:  Basha, zjarrfikësi i urrejtjes popullore ndaj Ramës

Urimi im sot është që 75-vjetori i Masakrës së Buzëmadhes të shërbejë si një moment reflektimi kombëtar. Në këtë vit jubilar, kur kremtohet 75-vjetori i çlirimit të Shqipërisë nga forcat pushtuese nazi-fashiste, ne duhet të tregohemi në lartësinë e kësaj date dhe të dalim mbi leximin e vjetër bardh e zi të këtij përvjetori.

Ky çlirim pati therror të madh dhe fatkeqësisht, pas luftës civile që u zhvillua në hije të historisë, ai solli diktaturën më të egër në Europë dhe rrënoi për thuajse 50 vjet çdo aspiratë për zhvillim kombëtar e rikthimin e vendit tonë në gjirin e Perëndimit. Komandantët e brigadave që drejtuan Luftën Civile u kthyen në drejtues politikë të pushtetit të diktaturës dhe për 50 vjet, diktaturën e egër e shndërruan edhe në një luftë civile permanente ndaj të afërmve e pasardhësve të viktimave të masakrave të 1944-s.

Ky 75 vjetor duhet të jetë jubile përkujtimor edhe për viktimat civile të Luftës së Dytë Botërore, edhe për viktimat e diktaturës që erdhi pas përfundimit të kësaj lufte. Ky jubile duhet të jetë një moment analize, një moment për të kërkuar ndjesë, jo një moment revanshi e as tentativë e ulët për të përfituar nga partizanët e nga viktimat e Luftës së Dytë Botërore.

Shenjat e politikës së ulët që shfaqet në politikën e sotme të tipit “pushteti jonë është fituar me gjak dhe do të lëshohet vetëm me gjak” flasin për panikun e këtyre qenieve meskine, që s’kanë respekt as për gjakun e të rënëve e as për përvjetorin e çlirimit të vendit.

Duke përkujtuar viktimat e Masakrës së Buzëmadhes, uroj që familjet e tyre të marrin ndjesën e duhur nga autoritetet, ndjesë të cilën ata e presin që në fillim të pluralizmit. Paaftësia për të kërkuar falje po e bën shoqërinë tonë të paaftë të përparojë në rrugën drejt integrimit në familjen perëndimore, prandaj sa më shpejt të vijë kjo ndjesë dhe të ndalet loja e shëmtuar përplasëse me jubileun e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj, aq më shpejt përvjetorët që shënojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore në trojet shqiptare do të jenë përvjetorë përkujtimi, lutjeje, analize e faljeje, dhe ç’është më e rëndësishmja, aq më shpejt do t’i mbyllin derën përsëritjes së fenomeneve që na turpërojnë si komb, siç është edhe Masakra e Buzëmadhes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shpërthen” Berisha/  Ky është cinik dhe injorant, ja kanë mbyll sytë koncesionet

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama, sa i takon investimeve në shëndetësi.

I pranishëm në tryezën e PD, “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, Berisha akuzoi Ramën për koncesionet në shëndetësi, nëpërmjet të cilave sipas tij vjedh të sëmurët.

“Ne sollëm me qindra vaksina, ndërsa këta shpiken Check Up dhe koncesione, duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.

Miqtë e mi jo më larg se dje kreu i qeverisë po deklaronte se nuk kemi mungesë mjekësh, ky cinik, ky injorant nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kupton se në Europë dhe në botë numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të kujdesit shëndetësor. Nuk kupton se ja kanë mbyll sytë koncesionet

Shqipëria po shkon ne një mjek për 1 mijë banorë, megjithë ikjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria”-tha Berisha.

Më tej, ai tha se për Ramën jemi në rregull edhe pse sikurse theksoi ai “Po provon nga kujdesi shëndetësor me dhjetëra mijëra fëmijë, dhjetëra mijëra fëmijë që nuk gjejnë pediatrin.”

LEXO EDHE:  Balla i përgjigjet Bashës/ Apel të fortë opozitës

LEXO EDHE:  Basha: Rama do të mbajë të lirë bashkëpunëtorin e tij të krimit

Por, Berisha shtoi se, nuk habitemi sepse po ky do të deklaronte pak muaj më parë dhe do të bënte Europën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda.

“Në fakt kur je vetë kryebandit banditët të duken lule, nuk ka banditë por keqbërës. Këto janë të lidhura si mishi me thoin, sepse është kjo dyshe që me politikat e tyre po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të përsoset. Ku janë investimet? Pothuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë një spital pothuajse të mbaruar në 2012.

Edhe atë e gjymtuan, nga 130 shtretër avulluan 40 shtretër, mbeten vetëm shtatë salla operacioni. Çdo ditë kolegë tuaj, studentë tuaj marrin rrugët dhe ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania. Ky flet sikur jeton në anën e pasme të hënës. Ky po nxit shkatërrimin e sistemit shëndetësor”-deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ashpërson tonet kundër Ramës/ Është kanceri i vërtetë për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në një tryezë të organizuar nga PD-ja, “Sfida dhe vizione në shëndetësi”.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri u ndal edhe tek incidenti i djeshëm i kryeministrit Edi Rama me dy nga studentët e mjekësisë.

Ndërsa dënoj me ashpërsinë më të madhe veprimet e kreut të qeverisë, Berisha e cilësoi këtë si një akt banditesk kundër çdo studenti.

Po ashtu, Berisha theksoi se Edi Rama është kanceri për shqiptarët.

LEXO EDHE:  Dëshmia e Bashës në Prokurori/ Analisti: Urojmë të këtë hequr këmbën zvarrë për të tjerët

LEXO EDHE:  FOTO/ Luli ikën sërish jashtë, braktis PD

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe banditizmin ndaj studentit të mjekësisë. Ky është akt banditesk i shëmtuar, ku me gjestin që ke bërë rrah çdo student. Ai tha se janë bileta për Gjermani. Studenti tha një të vërtëtë, ndërsa ai i fut rojet e rrah në sallë. I shpreh solidaritetin tim studentit. Ju mund të mendoni se jam jashtë teme, por kreu i meduzës, kanceri i vërtetë i shqiptarëve është Edi Rama”-tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Armir Shkurti/ Rama që ndërroi popullin kur s’i pëlqeu

Publikuar

-

Nga

A e merr vesh tani ç’është “Shoqëria e Hapur” e Sorosit? Tani që rrjedhin qindramijë shqiptarë në kurbet për tu zëvendësuar me të tjerë hallexhin të ardhur nga vende më katran se ne?

Pa një korrupsion moral të secilit prej nesh shpopullimi i Shqipërisë do të qe i pamundur. Të paktën me këto ritme. Ne flasim për korrupsion VETËM për zyrtarët: “Ata që vjedhin lekët tona” dhe “ata që na marrin rryshfet edhe për një çertifikatë”.

Për veten që “lubrifikon sistemin me zarf” nuk para themi gjë. Që jemi “Njeriu i ri”, produkti i diktaturës, as këtë nuk na e ka qejfi ta zëmë me gojë. Madje as që “na ngjit pak dora” tek vendi i punës e marrim ndonjë gjë për shtëpi…deri pastaj të zaptojmë një tokë e të bëjmë një shtëpi pa leje…(e të mos zgjatem me një manual të tërë mbijetese 1945 – 2020). Ky njeriu i ri na u bë shumë shpejt ” qytetar i botës” duke flakur konceptet “e vjetëruara nga komunizmi” të Atdheut, Popullit, Kombit. “Atdhe është aty ku jetoj më mirë”, për shembul, është një nga motot e preferuara. Natyrisht asgjë s’ndodhi rastësisht! Idetë liberale të ” Shoqërisë së Hapur u mbollën e lulëzuan me sistematikë të përkryer dhe i dhanë shpejt frutat…

Tani kthehemi tek shpopullimi.

Edhe për arsyet që thashë më lart, shumëkush këtu, kur dëgjon se po ikin qindra mijë bashkatdhetarë, pragmatizmi tipik yni e bën të mendojë : ” sa mirë! Kjo qenka mundësi e mirë edhe për mua për të ikur”! Mjafton të shohim shifrat e përvitshme të aplikimeve për lotarinë amerikane për të kuptuar se Shqipëria është një terminal ku populli fle me durim në stola e mbi valixhe në pritje të transoqeanikut. Që do të thotë se me mendësinë e emigrantit askujt nuk i bëhet shumë vonë për atë që le pas. Me zemër të thyer, por s’u themi dot mos ikni edhe pse kjo albanoragji ka përmbysur çdo peshore në këtë vend: që nga rënia tragjike e lindjeve tek mungesat fatale të mjekëve, mësuesve dhe përgjithësisht zanatalinjve të zotë.
Por kriminale është zëvendësimi i të larguarve.

Shqetësimi i parë e më i madh është RREZIKU I EKZISTENCËS SONË SI KOMB. Shqipëria, që me rritmet e viteve ’80 sot duhej të numëronte rreth 6 milion banorë, sot ka më pak se gjysmën! Për të mos thënë 1/3!!

LEXO EDHE:  Basha, zjarrfikësi i urrejtjes popullore ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Basha, zjarrfikësi i urrejtjes popullore ndaj Ramës

“Analistë”, “mendimtarë” e “statisticienë” ta shesin sapunin për djathë duke të treguar që “në fakt nga gjithë Ballkani ka emigracion”. Ndoshta! Por ndaj asnjë vendi tjetër nuk peshon rreziku shekullor i asimilimit dhe plane akademike si ai i Vaso Çubrilloviqit për dëbim të shqiptarëve nga trojet e tyre.

Së dyti: Ndryshe nga ç’na e paraqet Rama shqiptarin, si një pordhac që i bën buzë punës e do zyrë, e vërteta është se ne dhe prindërit tanë, me ” E duam Shqipërinë si gjithë Europa” luftuam për standardet europiane.

Mirëpo në Europë hynë vetëm çmimet! Rrogat mbetën në Lindje. Për me kap edhe rrogat vrapojnë kalamajtë tanë në Gjermani! Se oligarkia nuk para e ka me qejf të ngrerë pagat. Kështu që i bie më lirë të zëvendësojë “pordhacët” shqiptarë me kokëulurit aziatikë dhe afrikanë, DUKE ULUR KËSHTU EDHE STANDARDET E JETESËS DHE ASPIRATËS EUROPIANE të Shqipërisë.

E treta: Në thelb ata që ikin janë EMIGRANTË SHPRESE. Nuk ikin për bukë, as për luks por thjesht se kanë humbur çdo shpresë që ky vend do të bëhet në të gjallë të tyre. Ndaj ia mbathin me qëllim që të paktën nesër fëmija të mos i pështyjë që i la këtu.
…ndërsa me këta fatzinjtë me të cilët po këmbehemi Edi Rama, për herë të parë në histori realizoi të pamundurën: KUR S’I PËLQEU POPULLI, E NDËRROI POPULLIN!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE