Connect with Us

Zbulohet mashtrimi i Veliajt/ Ja si po i “rrjep” qytetarët e Tiranës

Politikë

Zbulohet mashtrimi i Veliajt/ Ja si po i “rrjep” qytetarët e Tiranës

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës ka shpenzuar rreth 28 milionë lekë për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e saj.

Denoncimi është bërë publik nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, e cila shkruan se “miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilesi për tu pirë.

Nëse uji i çezmave të Tiranës është i pijshëm, me gjithë parametrat, siç deklaron Veliaj, atëherë pse Bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lek për të blerë ujë të pijshëm për zyra me paratë tona?!”, vijon Zhupa më tej, ndërsa ka bashkangjitur edhe dokumentet.

Postimi i plotë

Miliona lekë nga paratë e qyetarëve për tendera për të blerë ujë të pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që Veliaj propagandon se Tirana ka furnizim të vazhdueshëm edhe uji është me cilesi për tu pirë.

Referuar dokumentave të tenderave të zhvilluar 2 vitet e fundit , Bashkia Tiranë ka harxhuar rreth 28 milion leke per “Blerjen e uji te pijshëm për administraten e Bashkise”. Sigurisht edhe ky tender ju dha ofertuesit me te larte, jo vetëm kaq por edhe në konflikt të pastër interesi pasi kompaninë e zotëron shtetasi Elvin Tivari me 33% aksione që është njekohësisht dhe Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT institucion në varësinë e Bashkisë Tiranë.

LEXO EDHE:  Veliaj përfshihet në skandal/ Zbulohen aferat korruptive

Veliaj do të deklaronte se uji është i klorinuar dhe me gjithë parametrat kimik për tu pirë (VIDEO Link):

Nëse uji i cezmave te Tiranes është i pijshëm me gjithë parametrat sic deklaron Veliaj atëherë pse bashkia dhe ai vetë paguajnë miliona lek për të blere ujë të pijshëm për zyra me paratë tona?!
Veliaj ose po gënjen dhe uji nuk është i pijshëm dhe ndaj realizon tendera për ujë të pijshëm për bashkinë e Tiranës, ose po shperndoron parate e qytetareve te Tiranes per te blere uje kur uji është i pijshëm edhe nga cezma?!

Qytetarët e Tiranes nuk kanë ujë te pijshem, paguajne 40% më shtrenjtë ujin e pa pijshem qe vjen kur i teket UKT dhe detyrohen të degjojne propagande boshe nga kryemashtruesi i Tiranes qe e blen ujin me parate e tyre./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Majlinda Bregu mesazh Bashës/ Unë luftoj vetë për karrigen time, nuk marr atë që është bosh

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ishte e pranishme sot në aktivitetin organizuar nga RCC dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin në Tiranë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkëmbyer batuta me ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregun.

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike).

Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin”- iu drejtua Rama me fjalët në anglisht Maljlinda Bregut.

Por, pas largimit të Ramës, organizatorët në aktivitet kanë provokuar Bregun duke i thënë asaj të ulet në karrigen e lënë bosh nga kryeministri Rama.

LEXO EDHE:  Foto/ Vazhdon betonizimi tek parku i liqenit

LEXO EDHE:  KESH tender me 99% të vlerës dhe vetëm një ofertues

Bregu është përgjigjur duke i drejtuar një mesazh mjaft të qartë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e se kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen”, ka thënë Bregu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha: Shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale, vjedhin 35-40 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në tryezën “Sfidat në shëndetësi”, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Basha deklaroi se shëndetësia falas është një gënjeshtër, ndërsa shtoi se nëpërmjet koncesioneve në shëndetësi vidhen 35-40 milionë euro në vit.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas.

LEXO EDHE:  Skandal/ Sandër Lleshaj hakmerret ndaj qytetares

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës zbardh planin për koncesionin e shkollave/Skema 60 mln euro

Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.”-tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon “lufta” mazhorancë-presidencë/ Blushi i Metës kap “mat” Ballën?

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se askush nuk mund të pengojë të ardhmen europiane për qëllime personale, ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i kujton Ballës se deri tani ka festuar tre herë për hapjen e negociatave.

Gjithashtu Blushi i drejton edhe disa pyetje socialistit Balla, ndërsa shkruan se “Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.
Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.
Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian?”.

Më tej, ai thekson se “S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?

LEXO EDHE:  Sotiraq Filo skandal me tenderin e Voskopojës

LEXO EDHE:  "Erjon kryemashtruesi, hero me vrasjen e Ardit Gjoklajt"/ Shpërthen zëdhënësja e PD

Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?
Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?
Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.”

LEXO TE PLOTE