Connect with Us

Video-“Tirana që nuk duam”/ Veliajt i dështon propaganda   

Politikë

Video-“Tirana që nuk duam”/ Veliajt i dështon propaganda   

Publikuar

-

Ka kaluar pak më shumë se një vit, që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj doli në media e propagandoi me të madhe, inaugurimin e rrugës Faik Konica, e cila lidh stadiumin “Qemal Stafa” me Fakultetin e Gjeologjisë.

Në gusht të vitit 2018, “djali punëtor”, i Tiranës, sikurse i pëlqen ta quajë veten Veliaj, u shpreh se ndërtimi i kësaj rruge tregon edhe një herë se sa herë që bashkia ndërhyn për të investuar, sjell ndryshim për të gjithë komunitetin.

Por, në fakt ajo që ka ndodhur, është një tjetër dështim i propagandës së Erion Veliajt.

Në redaksinë e CNA.al ka mbërritur sot një video, ku shikohet se rruga e inauguruar nga Veliaj rreth një vit më parë, sot është “pushtuar” nga balta.

LEXO EDHE:  Reagimi i fortë i Ergys Mertirit: Ju s'jeni artistë, ju jeni palaço

Pork a edhe një tjetër detaj. Kjo rrugë është në një ndër zonat me të frekuentuara të Tiranës dhe në një zonë ku banon edhe vetë zv.kryeministri Erion Braçe, por edhe figura të tjera të politikës.

Kur kjo ndodh në një zonë të tillë, imagjinojë çfarë ndodh në periferi të Tiranës. Gjithçka që trumbetohet me kasetat e shpërndara nga Veliaj nëpër redaksitë e televizioneve, në fakt duket të jetë veçse fasadë dhe asgjë më shumë sesa kaq. Dhe kjo rrugë duket të jetë pasqyrim i “Tiranës që nuk duam”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-gënjeshtra e dytë/ Basha premton se nuk e njeh komisionin e reformës

Publikuar

-

Nga

Pas më shumë se një vit sorollatje rrugëve që u bëri shqiptarëve, i hoqi nga puna dhe i la burgjeve pas protestave të dhunshme, Basha i tradhëtoi sërish demokratët duke u ulur në tryezë me Edi Ramën.

Në këmbim të lirisë së tij, shumëzoi me zero djegien e mandateve, hodhi poshtë protestat e një viti dhe zhgënjeu të gjithë ata që e ndjekën pas.

Basha harroi betimet dhe stërbetimet se nuk do ta njihte komisionin e Reformës Zgjedhore, dhe “misionin” për të prangosur Gjiknurin.

Por nëse Basha “harron”, apo pretendon se tradhëti të tilla harrohen kaq lehtë, le ti kujtojmë në videon e më poshtë se çfarë thoshte jo shumë kohë më parë për Gjiknurin dhe për “paçavuren e turpit” siç e quante ai.

“Zonja dhe zotërinjë! Ai nuk është komisioni i Reformës Zgjedhore. Për ne ai është komisioni i paraburgimit të Damian Gjiknurit dhe gjithë kriminelëve të tjerë zgjedhorë.

LEXO EDHE:  Video/ Hadid dhe Malik shkëmbejnë puthje në Snapchat

LEXO EDHE:  Dokumentet dhe faktet/ Bashkia e Tiranës kapet “mat”, vjedhje qindra milionë lekë

Asnjë produkt i kësaj skote nuk përbën gjë tjetër për opozitën shqiptare, për mbështetësit tanë dhe për të gjithë shqiptarët e ndershëm, përveç se një paçavure turpi.

Nuk e njohim, nuk do ta njohim! Mos harxhoni kohën kot!”, thekson Basha, e video të tilla ku përpiqet ti hedhë hi syve shqiptarëve janë disa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shembull frymëzimi”/ Meta homazhe pranë memorialit të Ibrahim Rrugovës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe pranë memorialit të ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Teksa ka ndarë edhe disa foto nga homazhet, Meta shkruan se historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale.
Historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të Presidentit Rugova.”/CNA.al

 

LEXO EDHE:  Si po përdor Veliaj gjobat për të përfituar mbështetjen e qytetarëve?

LEXO EDHE:  Dalja e PDIU nga koalicioni me Qeverinë/ Këshilltari jep alarmin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bien maskat e Erion Veliajt/ “Një mal me dokumenta për një pjatë supë”

Publikuar

-

Nga

Patia Demokratike, ka denoncuar me fakte kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke iu referuar video-kandalit të publikuar nga emisoni investigativ ‘Boom’.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ish deputejta Oriola Pampuri, theksoi se të sigurosh një pjatë në mencat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci se sa të gjesh një punë. Ndërsa shtoi se Veliaj kujdeset vetëm për t’i dhënë leje ndërtimi trafikantëve të drogës, klientëve të vet dhe të  Edi Ramës.

“Erion Veliaj është kryebashkiaku mashtrues dhe me dy fytyra i Tiranës. Njërën fytyrë e ka për propagandën e shtrenjtë në ekrane, fytyra tjetër është ajo më pranë të vërtetës,  shpërfillja e më të pamundurve deri në refuzimin e një pjate supë.

Emisioni invetigativ “Boom” i ka hequr maskën e bamirësit Erion Veliajt, i cili pati deklaruar se “në një qytet solidar askush nuk do të ngryset pa një pjatë të ngrohtë.”. Është e gjitha propagandë! Dyert e qytetit nuk janë të hapura për qytetarët e vet më në nevojë, nëse ata nuk kanë dorëzuar më parë një mal me dokumenta në shkëmbim të nëj pjate supë.

Faktet e ofruara nga emisioni investigativ “Boom” janë të pakundërshtueshme. Ju ftoj ta ndjekim me zëdhe figurë këtë mashtrim të pacipë të Erion Veliajt.

Të sigurosh një pjatë në mencat sociale të Erion Veliajt është më e vështirë dhe ka më shumë burokraci seaa të gjesh një punë.

LEXO EDHE:  Dokumentet dhe faktet/ Bashkia e Tiranës kapet “mat”, vjedhje qindra milionë lekë

LEXO EDHE:  Dokumentet dhe faktet/ Bashkia e Tiranës kapet “mat”, vjedhje qindra milionë lekë

Në rrugët e Tiranës në këto ditë të ftohta dimri gjen plot njerëz që enden rrugëve, të pamundur për t’u ushqyer apo për të siguruar një çati ku të shmangin të ftohtin. Ata i duhen kryemashtruesit të Tiranës vetëm për festa, që të verë përparësen, të marrë garuzhden, e të shesë një realitet të rremë, kur, në të vërtetë, pjatën e ngrohtë e pengon një mal me burokraci.

A mund të presë uria, nevoja për ushqim, kohën për të plotësuar dokumentacionin? A mundet një njeri që troket për të kërkuar një pjatë supë, të gënjejë për gjëndjen e tij, ndërsa punonjësja nuk i ofron ushqimin dhe kërkon të investigojë më tej për të përmes një komisioni!

Dikush që troket për t’u ushqyer në një mencë sociale do të thotë se ka prekur fundin dhe vendimi më i njerëzishëm është të mos refuzohet.

Banorët e Tiranës duhet ta mbajnë mend mirë këtë trajtim johuman të atyre që vuajnë për një copë bukë në kuptimin e parë të fjalës. Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Veliajt, fytyra e zezë e një kryemashtruesit të pashpirt që kujdeset vetëm për t’i dhënë leje ndërtimi trafikantëve të drogës, klientëve të vet dhe të  Edi Ramës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE