Politikë
Tryeza për Reformën Zgjedhore/ Reagon ambasadori gjerman

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf ka reaguar pas tryezës për Reformën Zgjedhore të mbajtur sot në Tiranë e të thirrur nga OSBE.
Zingraf e ka cilësuar tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, si një hap të parë që po shkon në drejtimin e duhur.
Fjala e tij është publikuar në faqen e ambasadës gjermane në rrjetin sociale “Facebook”
Postimi i plotë
Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur. Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithë-përfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re.
Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Tjetër skandal nga Ervin Salianji/ Kapet në mashtrim
Ditën e djeshme, gjatë prezantimit të Edmond Spahos si drejtues qarku në Korçë, janë dy detaje që bien në sy nga fjala e Ervin Salianjit,...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...