Connect with Us

Tjetër përplasje në tryezën e OSBE/ Fino i “versulet” Gjonit

Politikë

Tjetër përplasje në tryezën e OSBE/ Fino i “versulet” Gjonit

Publikuar

-

Tryeza e thirrur sot nga prezenca e OSBE-së në Tiranë me përaqësues të partive politike në vend, për Reformën Zgjedhore, është shoqëruar me debate të forta.

Një tjetër përplasje ka ndodhur pas rikthimit në tryezën e Reformës Zgjedhore të deputetit Ralf Gjoni.

Teksa Gjoni po sqaronte se përse ishte larguar nga tryeza, ka ndërhyrë deputeti socialist Bashkim Fino i cili tha “Mos na vini pas dy orësh të na kërkoni falje ne”.

“Dua të bëj një sqarim, ka pasur një keqkuptim se shumë prej nesh kujtuan që tryeza zhvillohej në gjirin e komisionit parlamentar për reformën, unë nuk mund të qëndroja në tryezën e parë se nuk pranoja që fjalën të ma jepte Damian Gjiknuri largimin e të cilit ne e kemi kërkuar, por kjo është cështje e PS dhe do e zgjidhim në gjirin e komisionit”- tha Gjoni.

Debatet:

Fino: Jam anëtar edhe më  i rëndësishëm edhe do flas edhe pa më dhënë leje, edhe juve edhe zotin Damian nuk e zbatoni këtë program. Mos na vini pas dy orësh të na kërkoni falje ne, ikni atje jashtë të kërkoni falje për mediat. Programin e kishit, të reagonit që në fillim, vini pas të vjelave ju të na tregoni ne, ca jeni ju. Jeni deputetë të partive që duam bashkëpunim, ju jeni pjesa tjetër që keni ardhur, pas atyre që kanë dalë në rrugë, ne i respektojmë edhe të tjerat që kanë më pak vota apo shoqëinë civile, jo të na tregosh ti, ikën dy orë ti, shikon gjithë lajmet ti dhe justifikon pse ike ti. Edhe mos u merr me bashkëkryetarin tonë, Damian Gjiknurin.

LEXO EDHE:  OSBE: Palët të tregojnë vetëpërmbajtje në protesta

Hajdari: Kemi 30 vjet që ju dëgjojmë, nuk na thoni asgjë të re, nuk thatë asgjë

Fino: Dili për zot programit, kaq

Hajdari: Po prishni rendin, nuk është normale të sulmoni në këtë lloj mënyre, pati disa deklarata që nuk duheshin bërë, që të vinte ai dhe të thoshte ai që komisioni nuk është legjitim

Gjoni: Nëse ju doni ta pranoni kete vazhdoni, vazhdoni pazare ne nuk e pranojmë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Majlinda Bregu mesazh Bashës/ Unë luftoj vetë për karrigen time, nuk marr atë që është bosh

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ishte e pranishme sot në aktivitetin organizuar nga RCC dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin në Tiranë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkëmbyer batuta me ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregun.

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike).

Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin”- iu drejtua Rama me fjalët në anglisht Maljlinda Bregut.

Por, pas largimit të Ramës, organizatorët në aktivitet kanë provokuar Bregun duke i thënë asaj të ulet në karrigen e lënë bosh nga kryeministri Rama.

LEXO EDHE:  OSBE: Palët të tregojnë vetëpërmbajtje në protesta

LEXO EDHE:  Votimet në Maqedoninë e Veriut/ OSBE vlerëson procesin

Bregu është përgjigjur duke i drejtuar një mesazh mjaft të qartë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e se kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen”, ka thënë Bregu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha: Shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale, vjedhin 35-40 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në tryezën “Sfidat në shëndetësi”, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Basha deklaroi se shëndetësia falas është një gënjeshtër, ndërsa shtoi se nëpërmjet koncesioneve në shëndetësi vidhen 35-40 milionë euro në vit.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas.

LEXO EDHE:  Luli mes dy zjarreve/ Pse Basha nuk debaton me Ramën për krimin

LEXO EDHE:  Ditmir Bushati merr detyrën e rëndësishme në OSBE

Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.”-tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon “lufta” mazhorancë-presidencë/ Blushi i Metës kap “mat” Ballën?

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se askush nuk mund të pengojë të ardhmen europiane për qëllime personale, ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i kujton Ballës se deri tani ka festuar tre herë për hapjen e negociatave.

Gjithashtu Blushi i drejton edhe disa pyetje socialistit Balla, ndërsa shkruan se “Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.
Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.
Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian?”.

Më tej, ai thekson se “S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?

LEXO EDHE:  Berisha reagon ndaj OSBE-se: Raporti ju ben pale me shpifesit

LEXO EDHE:  Berisha reagon ndaj OSBE-se: Raporti ju ben pale me shpifesit

Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?
Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?
Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.”

LEXO TE PLOTE