Connect with Us

Tërmeti 5.8 ballë shkund vendin/ Shënohen 25 viktima

Bota

Tërmeti 5.8 ballë shkund vendin/ Shënohen 25 viktima

Publikuar

-

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 300 të tjerë kanë mbetur të plagosur, sipasojë e një tërmeti 5.8 ballë Righter që goditi Paksitanin këtë të martë.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 22 km (14 milje) në veri të qytetit Jhelum përgjatë kufirit që ndan pjesën bujqësore të provincës Punjab dhe Kashmirit të administruar nga Pakistani, tha agjensia gjeologjike e SHBA, USGS.

Sipas mediave ndërkombëtare numri i viktimave mund të rritet për shkak se shumë të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Zjarre shkatërruese në Australi/ Humb jetën një person

Shefi i policisë së Mirpur, Gul Faraz i tha Al Jazeera se dëmi ishte i kufizuar kryesisht në zonën përreth Mirpur, në Kashmirin e administruar nga Pakistani, i vendosur rreth 85 km (53 milje) në juglindje të kryeqytetit pakistanez Islamabad./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut pjesa më tragjike e historisë bullgare

Publikuar

-

Nga

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut, në veçanti në pjesën që ka të bëjë me identitetin e maqedonasve.

“Ne nuk duam që ata të heqin dorë nga identiteti i tyre. Ne duam diçka shumë të thjeshtë: Të jenë të mirë dhe të thonë se identiteti i tyre u krijua kur për të u krijuan kushtet”, ka theksuar Karakaçanov duke aluduar në atë se maqedonasit para vitit 1944 kanë qenë bullgarë apo se para kësaj periudhe nuk kanë ekzistuar si komb.

“Atje (në Maqedoninë e Veriut) edhe sot, përskaj gjithë peripecive të kohë, edhe përkundër terrorit që u vendos pas vitit 1994 në Jugosllavinë e Titos, ka ende shumë njerëz që e quajnë veten bullgarë. Ne kemi një detyrim moral dhe historik ndaj këtyre njerëzve”, ka theksuar Karakaçanov në një intervistë për televizionin bullgar (BTV).

Zëvendëskryeministri bullgar ka thënë se Sofja nuk ka mbyllur dyert e Evropës për Maqedoninë e Veriut, por se maqedonasit duhet të korrigjojnë politikën e tyre, pasi sipas tij, zgjidhja e çështjeve të hapura me Maqedoninë e Veriut është e një rëndësie strategjike.

“Ish-presidenti Petar Stojanov ka thënë se ajo (Maqedonia e Veriut) është pjesa më romantike, por unë do të shtoja pjesën më tragjike të historisë sonë… Kryeministri (maqedonas, Zoran) Zaev dëshiron kompromis, por kur bën një kompromis me politikanët e Maqedonisë së Veriut, ata nuk e shohin atë si një gjest fisnikërie, por si një dobësi. Bisedimet do të vazhdojnë, por Bullgaria nuk e ka ndërmend të ndryshojë ndonjë nga kërkesat e saja”, ka deklaruar zyrtari bullgar.

LEXO EDHE:  Tërmeti godet veriun e Shqipërisë/Lëkundet dhe Tirana

LEXO EDHE:  Shifrat-Bota nën “pushtetin” e koronavirusit/ Mbi 920 mijë viktima nga COVID

Por, edhe zyrtarët maqedonas kanë drejtuar kritika ndaj Bullgarisë duke e akuzuar për shkeljen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, të arritur më 2 gusht, 2017. Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski ka thënë në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, se plani aksional që ka hartuar Sofja del jashtë kornizës së marrëveshjes.

“Tani disa muaj, sjellja e palës bullgare ka dalë jashtë kornizës së Marrëveshjes (për fqinjësi të mirë)… Propozimi nga pala bullgare ndaj planit tonë aksional nuk i përgjigjet një pjese të kërkesave tona. Ata kanë imponuar edhe ato çështje që kanë të bëjnë identitetin e popullit maqedonas. Ne atë nuk e kërkojmë. Mund të bisedojmë çdo gjithçka tjetër, por sigurisht nuk do të bisedojmë për atë se cilët dhe çfarë jemi”, ka deklaruar Pendarovski.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë tensionuar raportet që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Sofja përdori veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i pamundësuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Një “imunitet rajonal”?/ Pse Azia e ka shmangur më të keqen nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Një “imunitet rajonal”? Pse Azia e ka shmangur më të keqen nga Covid-19

Nga Yann Ruso

Tokio – Është një nga misteret më të mëdhenj të pandemisë Covid-19. Vendet në Azinë Lindore u prekën nga koronavirusi disa javë para Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, e megjithatë ato ishin më të afta që tzbulonin dhe t`a kalonin krizën shëndetësore. Pavarësisht disa valëve goditëse të pandemisë, shifrat sa i përket numrit të vdekjeve ishin shumë më të ulëta sesa në Perëndim.

Së bashku, 10 vendet anëtare të ASEAN (Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori, Tailanda, Brunei, Vietnami, Laosi, Birmania dhe Kamboxhia), dhe vendet e zhvilluara të Azisë Verilindore (Kina, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani), kanë regjistruar vetëm 44.000 vdekje të lidhura me Covid-19, që prej janarit të vitit 2020.

Pra 2.4 për qind të 1.8 milion viktimave në të gjithë botën. Kjo shifër është më e vogël se 65.000 vdekje të regjistruara në Francë. Dhe për t`a vënë në perspektivë këtë krahasim,

me 2.3 miliardë banorë, Azia Lindore përbën 30 për qind të gjithë popullsisë botërore.

Pavarësisht nga niveli i zhvillimit apo fuqia e shtetit të tyre, të gjitha territoret në këtë rajon kanë regjistruar një numër jashtëzakonisht të ulët të vdekjeve për 1 milion banorë. Raporti është 0.36 në Vietnam, 0.29 në Tajvan dhe 3.4 në Kinë. Kamboxhia dhe Laosi nuk kanë identifikuar asnjë viktimë të vetme në 11 muaj.

Për krahasim, numri i të vdekurve në Francë është 970 për 1 milion banorë, ndërsa në Shtetete Bashkuara ka arritur në 1.034 viktima për 1 milionë banorë. Japonia dhe Koreja e Jugut, janë përballur nga nëntori me një shtim të numrit të infektimeve. Por gjithsesi, mbetet një numër shumë i kufizuar i rasteve.

Në një nga ditët e saj “më të këqija”, 31 dhjetor 2020, Japonia identifikoi 4520 raste pozitive në126 milion njerëz. Ndërsa më 20 dhjetor, Koreja e Jugut theu rekordin e saj me 1.097 raste pozitive në 24 orë. Në fillim të janarit 2021, këto dy vende kishin regjistruar një total prej 4.284 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë, më pak sesa numri më i madh i viktimave në SHBA në një ditë të vetme.

Kjo diferencë e madhe e Azisë dhe pjesës tjetër të botës, ka gjeneruar muajt e fundit një mori bisedimesh mbi “paaftësinë” ose “efektivitetin” e qeverive të ndryshme, ndërsa të tjerët flasin për një “disiplinë” të pabesueshme,apo për një “veçanti kulturore” të popullatave në Lindje.

Madje, disa analistë televizivë tallen me “autoritarizmin” e supozuar të kryeqyteteve aziatike si Pekini. Por në realitet, shumë vende në rajon i kanë mbijetuar krizës, pa shkelur kurrë liritë themelore të qytetarëve të tyre. Për shembull, në Japoni nuk është vendosur asnjë kufizim ndaj popullatës.

Në Korenë e Jugut, asnjë kufizim i lëvizjes nuk është zbatuar në të gjithë vendin. As Tajvani nuk ka zbatuar ndonjë bllokim të plotë. Në gjithë kontinentin aziatik, njerëzit pranuan shpejt të mbanin maska pa diskutuar shumë, pasi vendosja e kësaj mase mbrojtëse ishte tashmë praktikë e zakonshme në Japoni dhe Korenë e Jugut.

“Dallimet e mëdha me Perëndimin, kanë qenë mbylljet e rrepta të kufirit, dhe testimi rigoroz i njerëzve të infektuar, qofshin ata të sëmurë apo simptomatikë”- thotë profesor Teo Jik Jing, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Por ndërsa konfirmojnë peshën e faktorëve socio-politikë, shkencëtarët janë ende të habitur nga performanca e jashtëzakonshme e Azisë, dhe tani po reflektojnë mbi një shpjegim të një natyre më mjekësore. Po sikur popullatat aziatike të jenë natyrshëm më rezistente ndaj koronavirusit?

A mund të ketë një lloj “imuniteti aziatik” të shkaktar nga epidemitë e kaluara, apo edhe tiparet gjenetike? Në Tokio, një numër studiuesish janë të bindur mbi vlefshmërinë e këtyre hipotezave. Në përpjekje për t’i konfirmuar ato, Tatsuhiko Kodama, nga Universiteti i Tokios, ka analizuar përgjigjen imune të më shumë se 100 njerëzve të infektuar me koronavirus në Japoni, këto muajt e fundit.

Ai u befasua kur zbuloi nivelin e lartë të një lloji të veçantë të antitrupave në gjakun e të gjithë pacientëve të tij.Zakonisht, kur një pacient sulmohet nga një substancë e huaj e panjohur, sistemi i tij imunitar gjeneron në fillim një antitrup të quajtur “IgM” për të mbrojtur veten ndaj virusit.

Disa ditë më vonë, kur sistemi i tij imunitar e ka neutralizuar sulmin e parë dhe ka nisur të ndërtojë një memorie imune, ai do të gjenerojë një lloj të dytë të antitrupave të quajtur “IgG”.

Sipas studiuesit, popullatat e Azisë Lindore, kanë zhvilluar natyrshëm një formë rezistence ndaj SARS-CoV-2.

Kjo,pasi ata tashmë janë ekspozuar gjatë gjithë jetës së tyre, ndaj një morie “kushërinjsh” të tjerë më pak të egër të koronavirusit. “Nuk është vetëm MERS apo SARS, por shumë viruse të tjerë të një lloji të ngjashëm që qarkullojnë. Kjo shpjegon se përse numri i të vdekurve është kaq i ulët në Azinë Lindore”-thotë ai. /bota.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Autoritetet ruse ndalojnë Navanlyn sapo zbret në aeroporti e Moskës

Publikuar

-

Nga

Autoritetet ruse ndalojnë Navanlyn sapo zbret nga aeroporti

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny është ndaluar nga forcat policore në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, pak minuta pasi ai arriti nga Gjermania. Avokati i tij, që kishte udhëtuar me Navalnyn nga Gjermania për në Rusi, nuk është lejuar që ta shoqërojë atë.

Gjatë një transmetimi direkt, Navalny u pa teksa u mor nga autoritetet derisa ai po qëndronte pranë kabinës së kontrollit të pasaportave. Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, e cila udhëtoi së bashku me të nga Gjermania, u lejua që të kalojë kontrollin e pasaportave.

Autoritetet e Shërbimit Korrektues rus kanë konfirmuar ndalimin e Navalnyt, raporti Interfax. Në deklaratën e këtij shërbimi u tha se Navalny është ndaluar për shkak të “shkeljeve të shumta” të kushteve të pezullimit të një dënimi të tij më 2014 për përvetësim fondesh. Pak para se të ndalohej, Navalny u tha gazetarëve se ishte “i lumtur” që është kthyer në Rusi dhe se u shpreh se është i bindur se nuk do të arrestohej.

Navalny kishte qëndruar për disa muaj në Gjermani, ku kishte marrë trajtim mjekësor pas një helmimi, për të cilin i ka fajësuar autoritetet ruse.

Ai ishte paralajmëruar nga autoritetet për mundësinë e arrestimit me të arritur në Rusi.

Avioni me të cilën po udhëtonte Navalny ateroi më 17 janar në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, ndonëse paraprakisht ishte paraparë që të ateronte në aerportin Vnukovo.

Por, autoritetet ruse mbyllën për fluturime aeroportin Vnukovo.

Teksa po prisnin Navalnyn në aerportin Vnukovo, dhjetëra persona u arrestuan.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Lyubov Sobol, avokat në Fondacionin Anti-korrupsion të Navalnyt; Ruslan Shaveddinov menaxher projektesh në këtë fondacion dhe gazetari i Novaya Gazeta, Vlad Dokshin. Raportohet se në mesin e të arrestuarve ka edhe gazetarë të tjerë.

Autoritetet ruse duke arrestuar një person në aeroportin Vnukovo të Moskës.

Navalny u nis më herët gjatë 17 janarit nga Gjermania drejt Rusisë dhe para nisjes u pyet nga gazetarët rreth mundësisë së arrestimit.

“Unë, të arrestohem? Unë jam i pafajshëm”, tha Navalny për gazetarët para se të hipte në avionin e Pobedas, që është në pronësi të kompanisë shtetërore, Aeroflot.

Më 13 janar, Navalny njoftoi se do të kthehej në Rusi, pavarësisht paralajmërimeve nga Shërbimi Korrektues Federal se do ta arrestojnë atë.

LEXO EDHE:  Kryeipeshkvi: Pas Stambollit, ISIS mund të sulmojë Tiranën ose Kosovën

LEXO EDHE:  Konfirmohen 234 raste të reja me Covid në Kosovë/ Humbin jetën dhe 7 persona

Muajin e kaluar, ky shërbim kërkoi që Navalny të rikthehej menjëherë nga Gjermania ose do të përballej me burgim në Rusi, pasi thanë se Navalny ka shkelur kushtet e dënimit me kusht, lidhur me një dënim më 2014 për mashtrime.

Navalny është njëri nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin.

Pasi u ulë në ulësen e tij në aeroplan, Navalny tha se është i lumtur që po kthehet në shtëpi.

“Ky është momenti më i mirë në këto pesë muajt e fundit. Ndihem mirë, më në fund po kthehem në qytetin tim”.

I pyetur nëse mendon se autoritetet ruse do ta arrestojnë, ai tha se është i pafajshëm.

“Pse të frikësohem? Çfarë e keqe mund të më ndodh mua në Rusi. Besoj se ndihem si çdo qytetarë i Rusisë që ka të drejtë të kthehet në shtëpi”, tha ai.

Sipas dokumenteve të një gjykate ruse, Navalny mund të përballet deri me tre vjet burgim.

Navalny në këtë fluturim u shoqëruar nga gruaja e tij Yulia dhe nga zëdhënësja e tij.

Navalny qëndroi disa muaj në Gjermani ku mori trajtim mjekësor pasi u helmua. Ai ka fajësuar autoritetet ruse për helmimin.

Në gusht të vitit 2020, ai u sëmurë teksa po udhëtonte nga qyteti Tomsk për në Moskë.

Testet e kryera në Gjermani, Francë dhe Suedi erdhën në përfundim se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Noviçok. Navalny e ka fajësuar direkt presidentin rus, Vladimir Putin për helmimin. Por, Kremlini ka mohuar se qëndron prapa helmimit të opozitarit rus.

Më herët, mbështetësit e tij thanë se do ta presin Navalnyn në aeroportin Vnukovo të Moskës, pavarësisht se temperatura të ulëta dhe shifrave të larta të rasteve me koronavirus që po regjistron Rusia.

Zyra e Prokurorit të Moskës paralajmëroi se tubimet në aerportin e Moskës janë joligjore dhe ka u ka thënë mbështetësve të Navalnyt që të mos dalin në aeroport, ose në të kundërtën ata mund të arrestohen ose gjobiten.

Navalny, i cili pret që të ketë sukses në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në shtator, po ashtu mund të përballet edhe me tri procese gjyqësore, të cilat, sipas tij, janë të motivuara politikisht./rel

LEXO TE PLOTE