LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Na kanë zënë ngushtë me këto dy gjëra”/ Ish-ministri i Ramës zbulon kushtet e BE 

25 Shtator 2019, 07:21, Politikë CNA
“Na kanë zënë ngushtë me këto dy

Ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani deklaron se dy kushtet kryesore që BE kërkon për anëtarësimin e një vendi janë zgjedhjet e lira dhe shteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ?Europa ka pranuar në gjirin e saj edhe shtete me ekonomi të dobët, por edhe shtete me konflikte minoritetesh e kufinj ndërshtetërore.

Europa është gati të afrojë më shpejt edhe vende me korrupsion të lartë e ndikim Rus. Por, në të gjitha këto vende ka shtet dhe bëhen zgjedhje të lira. Në çdo vend ku bëhen zgjedhje në darkën e zgjedhjeve del rezultati.

Europa na e ka thënë qartë këtë gjë në mënyrë të përsëritur.?.

Sipas Manjanit, në çdo hap të procedurave të para, gjatë e pas MSA kushtet kanë qenë: zgjedhjet dhe shteti.

?Edhe sot po ato kushte janë. Mesa duket na kanë zënë ngushtë me këto dy gjëra?-thekson Manjani.

Postimi i plotë:

Zgjedhjet e lira dhe shteti=Europa.

Qartësisht, nuk ka Europë pa shtet e pa zgjedhje të lira.

Duhet ta mbledhim mirë rradaken.

Europa ka pranuar në gjirin e saj edhe shtete me ekonomi të dobët, por edhe shtete me konflikte minoritetesh e kufinj ndërshtetërore.

Europa është gati të afrojë më shpejt edhe vende me korrupsion të lartë e ndikim Rus. Por, në të gjitha këto vende ka shtet dhe bëhen zgjedhje të lira. Në çdo vend ku bëhen zgjedhje në darkën e zgjedhjeve del rezultati.

Europa na e ka thënë qartë këtë gjë në mënyrë të përsëritur.

Në vitin 1996, na u propozua marrëveshje sui generis për negociata anëtarësimi.

Bash kur punët po shkonin mirë i këpusim zgjedhjet katastrofë të ’96. Prodhuam parlamentin monist. Pra shkatërruam zgjedhjet.

Një vit më vonë, në ’97 shkatërruam edhe shtetin.

Sigurisht Europa na u largua politikisht, deri në 2006 kur u nënshkrua MSA (Marrëveshja për Stabilizim e Asocim). Edhe kjo pas një procedure sui generis.

Në çdo hap të procedurave të para, gjatë e pas MSA kushtet kanë qenë: zgjedhjet dhe shteti.

Edhe sot po ato kushte janë.

Mesa duket na kanë zënë ngushtë me këto dy gjëra…/ CNA.al

Lajmet e fundit nga