Connect with Us

Ish kryeministri zbulon njeriun që në prapaskenë drejton vettingun

Politikë

Ish kryeministri zbulon njeriun që në prapaskenë drejton vettingun

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha është i ftuari i vetëm i emisionit të mbrëmjes së sotme të moderatorit Çlirim Peka, në “Syri TV” . Midis të tjerave ish kryeministri Berisha ka folur dhe për procesin e vettingut duke zbuluar njeriun që në prapaskenë  komandon këtë proces tejet të rendësishëm për fatin e drejtësisë së re që pritet të dalë pas tij.

Gjithashtu  Berisha ka denoncuar se njerëzit e emëruar në krye të vettingut janë militantë të Ramës.

“Vetingun e udhëheq një mafioz si Don Agaçi. Këdo që nuk do Edi Rama ai ka detyrë ta rrëzojë. Dy anëtarët e vettingut bënë ligje përcaktuan rroga për veten e tyre. Sot bundestagu thotë që kërkohen dy gjykatat që të hapen negociatat. Nuk ka qenë kurrë Fehmi Abdiu më militant se Dritan Hallunaj, nuk ka qenë kurrë Thimio Kondi, ministër i tyre, më militant si Ardian Dvorani. Dy gjykatat janë një nga faktorët kryesorë që nuk hapen negociatat”, u shpreh Berisha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vijon “lufta” mazhorancë-presidencë/ Blushi i Metës kap “mat” Ballën?

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se askush nuk mund të pengojë të ardhmen europiane për qëllime personale, ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i kujton Ballës se deri tani ka festuar tre herë për hapjen e negociatave.

Gjithashtu Blushi i drejton edhe disa pyetje socialistit Balla, ndërsa shkruan se “Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.
Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.
Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian?”.

Më tej, ai thekson se “S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?

LEXO EDHE:  Vettingu, LSI kundër PS-së/Silva Caka: Votimi pr/ligjeve, pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese

LEXO EDHE:  Vettingu "nxjerr zbuluar" Entela Priftin/ Zbardhet pasuria marramendëse e kreut të Apelit të Korçës

Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?
Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?
Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.”

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Data 2 mars është një mesazh”/ Luan Rama: Të bashkohemi kundër klanit mafioz

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera akuzoi mazhorancën se po bën përpjekje kriminale për të rëmbyer kompetencat e Presidentit.

“Përpjekja kriminale për kapjen e shtetit përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës me synim gjithë pushtetin sovjetëve, në fakt është njëra prej shfaqjeve apo njëri prej skenarëve të realizimit të grushtit të shtetit dhe meqë po flasim për grushtin e shtetit le ta kuptojnë dhe ata pseudo-juristë që duke menduar se duke u hequr si budallenj mund të amnistohen publikisht.”-tha Luan Rama.

Më tej, ndërsa foli me të njëjtën gjuhë me presidentin Meta, Luan Rama theksoi se “Grusht shteti nuk do të thotë vetëm kur dalin tanket e ushtrisë në rrugë dhe i kundërvihen pushtetit, kur i kundërvihen qeverisë apo vetëm kur dalin protestues të komanduar në rrugë dhe sulmojnë për të rrëzuar qeverinë, por grusht shteti në kuptimin e të gjitha manualeve politik është edhe kur një pjesë e pushtetit merr në mënyrë të paligjshme kompetencat e një pushteti tjetër. Grusht Shteti është edhe kur me ligje antikushtetuese vidhen kompetencat e një pushteti tjetër apo të një autoriteti tjetër kushtetues siç po ndodh në Shqipëri.”

Luan Rama reagoi edhe në lidhje me deklaratat e mazhorancës, të cilët shprehen se si mund të bëjë qeveri grush shtetit kundër vetes.

“Këta që thonë se si mundet që qeveria të bëjë grusht shteti ndaj vetvetes, harrojnë që pushteti i drejtësisë nuk është ligjërisht dhe në aspektin kushtetues, bazuar edhe në Reformën në Drejtësi, një autoritet apo një pushtet brenda në qeveri. Pikërisht për këtë arsye, klani kriminal e mafioz dhe klani i trafikantëve dhe i falsifikatorëve të dokumenteve zyrtare synon, që përmes vjedhjes së kompetencave kushtetuese të presidentit të Republikës, të kapë dhe të privatizojë çdo institucion të organeve qeverisëse të drejtësisë.

LEXO EDHE:  Lulo ra në Vetting/ Kuvendi kërkon zëvendësuesin e tij

LEXO EDHE:  Kandidonte për SPAK/ Shkarkohet prokurori Eugen Beci

Ky është thelbi i kësaj që po ndodh dhe dokumentet e fundit që janë bërë të njohura dhe janë publikuar edhe nga Presidenti i Republikës, janë gjithashtu jo vetëm prova e përpjekjeve kriminale të falsifikatorëve për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të Gjykatës Kushtetuese, për të vjedhur kompetencat kushtetuese të të gjitha institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht janë edhe prova përballë organit të Prokurorisë, e cila duhet të dëshmojë jo vetëm integritet, por dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe për të rikthyer besimin tek qytetarët shqiptar.”-tha Luan Rama.

Gjithashtu, ai iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin e 2 marsit, të thirrur nga Presidenti Meta.

“Prandaj, duke marr shkas nga gjithë kjo situatë, ajo çfarë është e rëndësishme dhe duhet të kenë parasysh të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj përpjekje kriminale lidhet me mesazhin shumë të thjeshtë që dha përpara disa ditësh edhe vetë Ambasadorja e Amerikës në Tiranë, e cila kërkoi maturi, përgjegjshmëri dhe respektim të institucioneve në vend. Respektimi i institucioneve do të thotë pikë së pari respektim i kushtetutës. Do të thotë respektimi i autoriteteve kushtetuese bazuar në tagrat që i jep ligji themeltar i shtetit dhe mbi të gjitha, respektim i interesave të vendit, respektim i interesave europiane të Shqipërisë. Prandaj data 2 mars është një datë mesazh. Është një datë apel për tu bërë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje, kundër klanit kriminal, kundër klanit mafioz dhe kundër falsifikatorëve të cilët në mënyrë të organizuar kanë bërë të gjitha përpjekjet për të shkelur kushtetutën dhe në shkelje të kushtetutës për të vjedhur autoritetet kushtetuese të Presidentit të Republikës”-deklaroi Luan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shpërthen” Berisha/  Ky është cinik dhe injorant, ja kanë mbyll sytë koncesionet

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur me tone mjaft të ashpra kundër kryeministrit Edi Rama, sa i takon investimeve në shëndetësi.

I pranishëm në tryezën e PD, “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, Berisha akuzoi Ramën për koncesionet në shëndetësi, nëpërmjet të cilave sipas tij vjedh të sëmurët.

“Ne sollëm me qindra vaksina, ndërsa këta shpiken Check Up dhe koncesione, duke vjedhur të sëmurët shqiptarë.

Miqtë e mi jo më larg se dje kreu i qeverisë po deklaronte se nuk kemi mungesë mjekësh, ky cinik, ky injorant nuk kupton se sot Shqipëria në mjek për frymë është më keq se në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kupton se në Europë dhe në botë numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit më themelorë të kujdesit shëndetësor. Nuk kupton se ja kanë mbyll sytë koncesionet

Shqipëria po shkon ne një mjek për 1 mijë banorë, megjithë ikjen masive të shqiptarëve nga Shqipëria”-tha Berisha.

Më tej, ai tha se për Ramën jemi në rregull edhe pse sikurse theksoi ai “Po provon nga kujdesi shëndetësor me dhjetëra mijëra fëmijë, dhjetëra mijëra fëmijë që nuk gjejnë pediatrin.”

LEXO EDHE:  Vettingu, LSI kundër PS-së/Silva Caka: Votimi pr/ligjeve, pasi të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese

LEXO EDHE:  Fatmir Xhafaj nga enverist në rilindas i Edi Ramës/ Pse duhet Vetting për ministrin e Brendshëm?

Por, Berisha shtoi se, nuk habitemi sepse po ky do të deklaronte pak muaj më parë dhe do të bënte Europën të qeshte me të se Shqipëria nuk ka banda.

“Në fakt kur je vetë kryebandit banditët të duken lule, nuk ka banditë por keqbërës. Këto janë të lidhura si mishi me thoin, sepse është kjo dyshe që me politikat e tyre po shkatërrojnë një sistem që kishte brishtësinë e vet dhe ka nevojë më shumë se çdo gjë tjetër të përsoset. Ku janë investimet? Pothuajse zero investime në shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë një spital pothuajse të mbaruar në 2012.

Edhe atë e gjymtuan, nga 130 shtretër avulluan 40 shtretër, mbeten vetëm shtatë salla operacioni. Çdo ditë kolegë tuaj, studentë tuaj marrin rrugët dhe ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania. Ky flet sikur jeton në anën e pasme të hënës. Ky po nxit shkatërrimin e sistemit shëndetësor”-deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE