LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hapi shampanjë për të katërten herë”/ Basha i “nxjerr bojën” Ramës

25 Shtator 2019, 08:12, Politikë CNA
“Hapi shampanjë për të katërten herë”/

Kreut i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se opozita do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave me BE.

?Garantoj cdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtar se PD, Opozita e bashkuar, do të bëjë gjithçka që vendit ti hapen sa më parë negociatat. Për këtë duhet së pari një lexim realist i situatës, çka mungoi edhe dje?-tha Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Më tej, ai akuzoi kryemisnitrin Edi Rama, se sipas tij mashtron qytetarët shqiptarë, në lidhje me negociatat me BE.

?Për herë të katërt Edi Rama dje hapi shampanjë. Por, jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi ramës në dasmën pa nuse. Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara. E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza. Për herë të parë kemi nje mekanizëm me dy faza, ndërkohë që maqedonise kapitujt do tli përcaktohen që në konferencën e parë. Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera.?-u shpreh Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga