Connect with Us

Hajdari kërkon ndryshimin e sistemit/ Krimet zgjedhore do hetohen nga SPAK

Politikë

Hajdari kërkon ndryshimin e sistemit/ Krimet zgjedhore do hetohen nga SPAK

Publikuar

-

Bashkëkryetarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetja demokrate, Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në tryezën e thirrur nga OSBE, për Reformën Zgjedhore, ka kërkuar ndryshim të sistemit.

Sipas deputetes Hajdari, ky është problemi kryesorë.

“Demokratët janë njerëz tolerantë prandaj kemi pranuar që Kaso të marrë fjalën sot. Ky është ndryshimi mes demokratëve të lirë dhe atyre të cunguar. Shumë prej nesh bien dakord se ndryshimet kushtetuese në 2008 kane qenë problematike. Sot vendi është në një krize besimi ndaj institucioneve. E kemi të qarte se masakra elektorale përforcoi monopolin e kryetarëve të partive. Sistemi duhet të ndryshohet. Adresimi i rekomandimeve të OSBE-së që janë injoruar nga koncensusi PD-PS duhet të jetë pjesë e një pakete më të madhe. Ne jemi të hapur, edhe atyre që braktisën parlamentin, që ti bashkohen për të kontribuar për këtë reformë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:  Incidenti në Shkodër/ Hajdari:  Më shumë nder më bëjnë sesa më dëmtojnë

Kjo reformë nuk mund të jetë më produkt i një pazari politik i dy partive, por të votohet në Kuvend me votat tona dhe më pas të ketë dakordësinë e të gjitha palëve. Presim që të dalim me një plan të qartë veprimi nga kjo tryezë, që të miratohen për zgjedhjet e ardhshme në 2021.”-u shpreh Hajdari./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-ministri “ultimatum” Ramës/ Hap krahun, lejo popullin të zgjidhë krizën

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani i ka drejtuar një mesazh të fortë kryeministrit.

Në një postim në rrjetet, Manjani shkruan se jo vetëm që negociatat me BE-në nuk po happen, por Rama po rrezikon edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

“Jo negociatat që nuk i mori, por po na rrezikon edhe levizjen pa viza!
Ec more hap krahun dhe lejo popullin të zgjidhë krizën!”-shkruan Manjani në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ende nuk keni aplikuar për Lotarinë Amerikane?/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Në një njoftim në faqen zyrtare Ambasada e SHBA thekson se për të kryer regjistrimin nuk është e nevojshme të paguani dikë.

Gjithçka mund ta bëni vetë duke parë videon ilustruese.

LEXO EDHE:  Fahri Balliun e lëshojnë nervat/ Sulmon Rudina Hajdarin

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ Shehi zbulon pikën kritike ku ndodhet procesi

“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”-shkruhet në mesazhin e ambasadës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk na e ka fajin Europa”/ Vasili rendit faktet

Publikuar

-

Nga

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me çështjen e çeljes së negociatave me BE, ndërsa thekson se një “Jo” nga Europa, nuk është për fajin e kësaj të fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa kujton 2011-ën kur u liberalizuan vizat, Vasili thekson se 2019 është një turp.

‘Shqiperia shembull per liberalizimin e vizave ne 2011 dhe turp ne 2019. Ja fakti.

Sot degjojme genjeshtra te pacipa nga te gjithe keta karnavalet e qeverise lidhur me Europen, qe sipas ketyre na e paska ajo fajin per Negociatat.

Faktet flasin vete budalleqet e ketyre i merr era.

Vetem nje vit pas liberalizimit te vizave pikerisht ne 2011, kur mund te pritej nje lumë kerkesash per azil ne Europe kjo gje nuk ndodhi, bile Shqiperia ishte nje vend shembull ne Ballkan dhe kjo konfirmohej ne ate kohe nga Malstrom, Komisionerja per Ceshtjet e Brendeshme ne BE.

Ndersa sot Shqiperia eshte vendi i dyte ne kerkesat per azil,  deklaroi presidenti francez Makron.”-shkruan ndër të tjera Vasili.

Postimi i plotë:

Shqiperia shembull per liberalizimin e vizave ne 2011 dhe turp ne 2019. Ja fakti.

Sot degjojme genjeshtra te pacipa nga te gjithe keta karnavalet e qeverise lidhur me Europen, qe sipas ketyre na e paska ajo fajin per Negociatat.

Faktet flasin vete budalleqet e ketyre i merr era.

Vetem nje vit pas liberalizimit te vizave pikerisht ne 2011, kur mund te pritej nje lumë kerkesash per azil ne Europe kjo gje nuk ndodhi, bile Shqiperia ishte nje vend shembull ne Ballkan dhe kjo konfirmohej ne ate kohe nga Malstrom, Komisionerja per Ceshtjet e Brendeshme ne BE.

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore/ KQZ apel partive

LEXO EDHE:  Fahri Balliun e lëshojnë nervat/ Sulmon Rudina Hajdarin

Ndersa sot Shqiperia eshte vendi i dyte ne kerkesat per azil,  deklaroi presidenti francez Makron.

Cfare ka ndryshuar ne Shqiperi?

Shume e thjeshte, qeverisja.
Eshte ne pushtet Edi Rama dhe nje tufe te paaftesh qe i kane hapur dyert krimit dhe qe i detyrojne shqiptaret qe te ikin masivisht.

Europa ka qene shume objektive ne vletesimet e saj.

Europa liberalizoi vizat dhe po Europa na e dha Statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE.

Por Europa nuk mund te genjeje shqiptaret sic ben perdite Edi Rama me ta duke shitur pallavra propagandistike te peshtira.

Ja ku e keni shembullin me poshte.

Lexoni vete deklaraten e Komisioneres per Punet e Brendeshme Malstrom për “ABC Neës” ne vitin 2011 pas takimit te Ministrave te Brendshem te Europes.
Pikerisht nje vit pas liberalizimit te vizave dhe kur teorikisht pritej qe shqiptaret te iknin masivisht perkundrazi ishin Maqedonia dhe Serbia vende problematike ndersa Shqiperia ishte vend shembull.

Pyetje :A është e vërtetë se Shqipëria është aktualisht më jo-problematikja nga vendet e Ballkanit për respektimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen?

Pergjigje Malstrom:

“Nuk po i klasifikojmë vendet kështu, por jam shumë e kënaqur që liberalizimi i vizave me Shqipërinë po ecën mirë.

Ne kemi diskutuar sot mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit, kjo nuk është një sekret.

Për ne liberalizimi i vizave është në shumë drejtime një sukses i madh dhe të gjitha shtetet anëtare janë të ndërgjegjshme për këtë.

Por ka disa probleme si me Maqedoninë dhe Serbinë nga të cilët arrin një fluks i madh azil-kërkuesish në Bashkimin Europian.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE