LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për kryeprokuror/ KLP kalon në "sitë" 4 kandidatët

25 Shtator 2019, 09:44, Vetingu CNA
Gara për kryeprokuror/ KLP kalon në "sitë" 4

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme  do të miratojë listën e kandidatëve, të cilat kanë shprehur interes për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Ky komision do të  skanojë të gjitha kriteret e kandidatëve, ndërsa më pas do t?u jepet e drejta atyre për të vijuar garën për ta marrë postin e kryeprokurorit.

Kujtojmë këtu se për kryeprokuror garojnë kandidatët: Arta Marku, Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

?Sot Këshilli është në gjendje të vlerësojnë kandidatët të cilët plotësojnë kushte ligjore për të vazhduar garën për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Anëtarët të Këshillit kanë shqyrtuar me seriozitet dosjen e çdo kandidati?-tha kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi.

Lajmet e fundit nga