Connect with Us

Berisha bën paralajmërimin e fortë/ Rama do detyrohet të kërkojë azil politik

Politikë

Berisha bën paralajmërimin e fortë/ Rama do detyrohet të kërkojë azil politik

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha, ka folur për situatën politike në vend. I ftuar në studion e Syri Tv, ai u shpreh se vala gjigande e protestave që pritet të nisin do ta detyrojnë Ramën të kërkojë azil politik.

“Edi Rama do largohet në mënyrën më të sigurt dhe më faqen e zezë për atë që i ka bërë Shqipërisë. Do të largohetme bisht në shalë. Vala tjetër e protestave gjgante do ta detyrojë të kërkojë azil politik Edi Ramën.

LEXO EDHE:  PD thirrje prokurorisë të hetojë Ramën/ Të paguajë me pasurinë e tij dëmin prej 109 milionë eurosh

Raporti i OSBE/ODIHR është dëshmia më e pakundërshtueshme e qëndrimit të Edi Ramës për zgjedhjet.

Edi Rama edhe kur është vetëm nuk ka asnjë lloj emocioni. Nuk respekton asnjë palë, nuk respekton asnjë rregull.

Por a mundet Rama!? Mua me duket një mision shumë i vështirë sepse do të përdorte gjithë shtetin për të manipuluar dhe modifikuar rezultatin”, u shpreh Berisha më tej./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Publikuar

-

Nga

Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE!

Bjellorusia po përballet me një prej krizave më të rënda politike. Presidenti aktual , Alexander Lukashenko, ka fituar zgjedhjet presidenciale me 80,23 për qind të votave, por Opozita ka deklaruar se nuk e njeh rezultatet e zgjedhjeve, duke e akuzuar presidentin për manipulimin e rezultatit.

Ndërkaq, mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në mbarë vendin, duke kërkuar “zgjedhje të ndershme”.

Lidhur me keto zhvillime ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili duke bërë një paralelizëm me situatën në Shqipëri, dënon heshtjen e kryeministrit Rama në krye të OSBE.

Ai i bën thirrje vendeve anëtare të OSBE të konsiderojnë ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Ramës, pasi sipas tij, me qëndrimin e tij, po frymëzon Lukashenkot e tjerë në hapsirën e Organizatës së Sigurisë dhe Bashkepunimit në Europë.

“Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:



1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

LEXO EDHE:  Rama krahason “Drejtësinë” me kanalet/ Asnjë llum nuk mund të fitojë mbi një ekskavator

LEXO EDHE:  Basha me pushime, LSI s’i ndahet Ramës/Kryeministri u kthye nga emigracioni...

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetuten per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gje te cilen Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle. sb”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Publikuar

-

Nga

“Ministria me pushime”/ Boçi: S’ka strategji për rifillimin e vitit shkollor, të ngrihet grup pune

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ngritur akuza për qeverinë lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.

Boçi deklaron se qeveria nuk ka asnjë strategji për rikthimin e nxënësve në shkolla, pasi sipas tij Ministria është me pushime.

Demokrati thotë në një postim në rrjetet sociale se dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, ndërsa pretendon se shkollat nuk ofrojnë realizim të protokolleve shëndetësore.

“Ndërsa e gjithë Evropa është e angazhuar dhe e qartë për të ulur nxënësit në bankat e shkollave dhe arsimin e shpall prioritet numër një, Qeveria e Ministria jonë e Arsimit janë arratisur në pushime të gjata. Udhëzimi për fillimin e vitit shkollor duhet të kishte dalë, ndërsa përgatitja e shkollave duhet të kishte nisur. Problemet e akumuluara janë me qindra, por Ministria sillet sikur çdo gjë shkon vaj.



Dështimi i mësimit online duhet rikuperuar me shpejtësi, për të mos krijuar gropa në formimin e brezave, por askush nuk vepron. Shkollat nga ana fizike në një pjesë të madhe janë të degraduara dhe jashtë standarteve evropiane për shkollat e shëndetshme. Nuk ofrojnë asnjë garanci higjeno-sanitare dhe realizim të protokolleve shëndetësore. Investimet për mjete mësimore, apo rikonstruksione janë zero”, shprehet ai.

LEXO EDHE:  Basha me pushime, LSI s’i ndahet Ramës/Kryeministri u kthye nga emigracioni…

LEXO EDHE:  Operacioni për shpëtimin e Klajdi Qatos/ Rama viziton "Vila Palmën"

Ish-deputeti kërkon që të ngrihet sa më shpejt grupi i punës me specialistë të pedagogjisë dhe ekspertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase.

“Ministrja përpëlitet në deklarata për tre skenarë, sikur do bëjë filmin e rradhës. Ndërkohë duhet të kishte të ngritur grupin e punës me specialistë të pedagogjisë e didaktikës, të IT e ekpertë të shëndetësisë, për të hartuar strategji konkrete e efikase si zgjidhje reale.

Përkundër kësaj ministria parashtron dilema e s’di akoma kë “skenar” të zgjedhë. E gjitha si në historinë e gomarit, të cilit i vendosën përpara tagji dhe jonxhë e i kërkuan të zgjedhë vetëm njërën si ushqim. Duke mos ditur kë të zgjedhë, midis shumë dilemave (dy, ministria ka tre) i ngrati, ngordhi nga uria. Mos o Zot të na i ndodhë ndonjë gjë ministrisë!!! Rroftë Ministria online e Pushimeve!!!!”, shkruan më tej Boçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut/ GJKKO kërkon regjistrimin e padisë

Publikuar

-

Nga

Kallëzimi i Malajt ndaj Fatmir Xhafajt dhe Ardi Veliut/ GJKKO kërkon regjistrimin e padisë

Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar SPAK të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policise së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”.

Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës thumbon Ballën/ Nuk kursen as opozitën  



Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve, raporton A2.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës thumbon Ballën/ Nuk kursen as opozitën  

Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.

LEXO TE PLOTE