Connect with Us

Basha bëhet i sinqertë për herë të parë/ Pranon dështimin me listat e deputetëve

Politikë

Basha bëhet i sinqertë për herë të parë/ Pranon dështimin me listat e deputetëve

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend.

Por, Basha gjatë fjalës së tij ka sulmuar hapur deputetët e opozitës parlamentare, të cilët nuk pranuan të vihen në rrjesht nga çmenduritë politike të kreut të PD-së, duke thënë se “Ata njerëz nuk përfaqësojnë as veten e tyre”.

Por, këtu ka një detaj. Në fakt opozita parlamentare e gjitha është e përbërë nga deputetë të cilët kanë qënë pjesë e listave të përgatitura ekskluzivisht nga Lulzim Basha.

Tani, ose Luli ka lajthitur, ose çmenduria e tij në politikë nuk po njeh kufi dhe ka nevojë për doktor, por këtë herë jo për doktor Berishën.

Së pari, Basha po tregon se është i kompleksuar nga opozita parlamentare dhe nga elementë të cilët në fakt Lulzim Basha thotë se nuk kanë ardhur me votat e tyre, por kanë treguar se kanë më shumë vlera në PD dhe vota sesa vetë Luli.

Dhe është pikërisht ky themeli, me të cilët Luli pretendonte se i vendosi kandidatët.

Po të bëjmë një analizë të thjeshtë, në parlament kanë hyrë kryesisht individë të cilët kanë mbështetur kandidimin e Lulzim Bashës në vitin 2013 dhe e mbështetën fort, që të bëhej kryetar PD-je. Në listë kanë qënë dhe persona të cilët në 2017 edhe pse Basha humbi, e mbështetën që Basha të zgjidhjej kryetar PD-je. Apo persona që vazhdimisht kanë qënë në mbështetje të Lulzim Bashës. Disa prej tyre, deri në momentin që kundërshtuan vendimin për djegien e mandateve të deputetëve.

Duke pasur parasysh së pari Myslim Murrizin. Luli thotë se nuk ka asnjë votë, por a nuk ka qënë ai kryetari i PD-së së Lushnjes? Kush e vendosi në listat fituese të kandidatëve për deputetë?

Shkojmë më tej tek Rudina Hajdari. Kush e vendosi Hajdarin në vitin 2017, në lista dhe që u “shit dhe tregëtua” si një personalitet, që është vajza e Azem Hajdarit.

A nuk ishte vëtë Basha, ai që “masakroi” të gjithë elitën politike të Partisë Demokratike?!

LEXO EDHE:  Basha vizitë në Spitalin e Durrësit/ "Mbështetje dhe mirënjohje ekipit mjekësor"

A nuk është Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar? ! A nuk është Artur Roshi kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat?!

A nuk janë këto dy parti politike, aleatë të përjetshëm të PD-së?!

A nuk është Arlind Çarçani kryetar i FRPD-së së Kolonjës?!

A nuk është Halit Valteri një prej “veglave” më të fëlliqura të Lulzim Bashës, deri ditën që mori mandatin?

A nuk janë në atë grup parlamentar të gjithë “dumbashistët” e 2013 dhe 2017?!

A nuk është ky Lulzim Bashë që i vendosi të gjithë këta emra në listë?!

Pra, Luli pranon vetë së në 2017 ka bërë një listë kandidatësh për deputetë, të pavlerë. E një kryetar partie që bën një listë të pavlerë, me individë që nuk i voton askush, dhe këtë e deklaron publikisht, minimalisht duhet të japë dorëheqjen.

Basha sot nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka pranuar atë që CNA.al e ka thënë këtu e dy vite më parë. Që Lulzim Basha shiti listën e zgjehdjeve me Pazar. Nuk ka shumë rrugë, për ta kuptuar se çfarë ka bërë Luli në 2017. Ose ka shitur listat e deputetëve, sepse ka vendosur në to “njerëz të pavlerë” dhe i ka shitur me para, nëpërmjet lidhjeve të pista familjare dhe së dyti i ka vendosur për arsye klienteliste, sepse e kanë mbështetur për t’u zgjedhur kryetar i PD-së.

Por, kjo e rrëzon si kryetar, sepse vërtetohet tashmë katërciprisht dhe pranohet prej tij, se në lista kanë qënë “njerëz të pavlerë”, apo sikurse e theksoi vetë Basha, që “nuk përfaqësojnë as veten e tyre”. Por, janë vënë në lista vetëm e vetëm se mbështeten për të mbajtur karrigen e kreut të PD-së.

Këto dy rrugë janë, ose i shitit, ose ua dha si qokë. Gjithçka tjetër thotë Lulzim Basha, është një gënjeshtër, si gjithmonë.

Por, sot paska gjetur një moment sinqeriteti, duke thënë se kishte mbushur lista me njerëz të pavlerë. Por, disa prej tyre nndoshta kanë më shumë vlerë, sesa edhe vetë Luli, brenda në PD./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Majlinda Bregu mesazh Bashës/ Unë luftoj vetë për karrigen time, nuk marr atë që është bosh

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ishte e pranishme sot në aktivitetin organizuar nga RCC dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin në Tiranë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkëmbyer batuta me ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregun.

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike).

Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin”- iu drejtua Rama me fjalët në anglisht Maljlinda Bregut.

Por, pas largimit të Ramës, organizatorët në aktivitet kanë provokuar Bregun duke i thënë asaj të ulet në karrigen e lënë bosh nga kryeministri Rama.

LEXO EDHE:  Revoltohet Kreshnik Spahiu/ Ditë e zezë për kombin

LEXO EDHE:  Raporti konfidencial/ Dështuan në zgjedhje, 1480 përfaqësuesit e PS që dorëhiqen

Bregu është përgjigjur duke i drejtuar një mesazh mjaft të qartë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e se kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen”, ka thënë Bregu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha: Shëndetësia falas një gënjeshtër kriminale, vjedhin 35-40 milionë euro në vit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në tryezën “Sfidat në shëndetësi”, ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë.

Basha deklaroi se shëndetësia falas është një gënjeshtër, ndërsa shtoi se nëpërmjet koncesioneve në shëndetësi vidhen 35-40 milionë euro në vit.

“Buxheti i shtetit për shëndetësinë është 115 usd për frymë, tre herë më pak se Bosnja. Nuk janë koncesione dhe PPP. Janë vjedhje me kosto 35-40 milionë euro në vit. Me këtë shumë sistemi shendetesor mund të sillet në parametra të pranueshëm. Problemet janë të qarta. Nisin dhe bazohen mbi gënjeshtrën e madhe të shëndetësisë falas.

LEXO EDHE:  Akuzat e Doshit/ Basha: Në këtë teatër mafioz Meta, Rama dhe Tahiri

LEXO EDHE:  Revoltohet Kreshnik Spahiu/ Ditë e zezë për kombin

Shëndetësi falas nuk nuk ka dhe nuk mund të ketë. E ka thyer ne mes shëndetësinë. Centralizimi i sotëm ka tejkaluar edhe parametrat e regjimit komunist. Arsyeja nuk qendron tek mungesa e vizionit, por tek vjedhja e kësaj qeverie, tek paaftësia dhe keqmenaxhimi i institucioneve shëndetësore, keqpërdorimi politik i tyre, gjë që është kriminale.”-tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijon “lufta” mazhorancë-presidencë/ Blushi i Metës kap “mat” Ballën?

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se askush nuk mund të pengojë të ardhmen europiane për qëllime personale, ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës.

Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i kujton Ballës se deri tani ka festuar tre herë për hapjen e negociatave.

Gjithashtu Blushi i drejton edhe disa pyetje socialistit Balla, ndërsa shkruan se “Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.
Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.
Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.
Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian?”.

Më tej, ai thekson se “S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.
Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?

LEXO EDHE:  Raporti konfidencial/ Dështuan në zgjedhje, 1480 përfaqësuesit e PS që dorëhiqen

LEXO EDHE:  Do kthehet sërish në krye të PD-së?/ Përgjigjet Sali Berisha

Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.
Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?
Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?
Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.
Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.
Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.”

LEXO TE PLOTE