LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Hoxha zbardh misteret e atentatit në Fushë Krujë

25 Shtator 2019, 21:10, Kronika CNA
Artan Hoxha zbardh misteret e atentatit në Fushë Krujë

Gazetari investigativ i kronikës së zezë, Artan Hoxha, ka dhënë detaje rreth atentatit të ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Fushë Krujë, ku e vrarë mbeti shtetësja 50 vjeçare SH.B. kurse i plagosur mbeti nipi i saj, 28-vjeçari Mariglen Haka.

Duke folur rreth kësaj ngjarjeje gazetari Hoxha zbardhi disa mistere të atentatit autorët e të cilit ende nuk janë zbardhur nga organet kompetente.

?Banesa e Hakas në Nikël është një vilë e re luksoze, ka një rrethim me murr. Dera e jashtme është me hekur, dyshoj se një nga armët ka qenë më plumba blindëshpues, sa plumbi ka goditur derën brenda të shtëpisë. Në atë zonë nuk është kollaj të afrohesh, janë tre autorë që iu janë afruar dhe kanë qëlluar. Problemi është se si janë afruar, ai ka patur informacion që ka lëvizje në zonë. Unë kur shkoj atje marr leje, sepse atje nuk hyn dot pa marrë leje. Ke të bësh me një zonë që shumica e ekzekutorëve vijnë nga aty?, tha gazetari Hoxha nga studioja e emisionit “Opinion”./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga