LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A po shkon Evropa drejt normalizimit të raporteve me Rusinë?

25 Shtator 2019, 09:11, Blog CNA
A po shkon Evropa drejt normalizimit të raporteve me Rusinë?

Nga Scott Ritter ?American Conservative?

Situata në Ukrainë, i ka mbajtur peng marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës nga njëra anë, dhe Rusisë nga ana tjetër, sidmos që nga aneksimi rus i Krimesë në vitin 2014. Por bota unipolare që ekzistonte atëherë, sot mezi po qëndron më këmbë. Dhe mënyra se si Evropa zgjedh ta menaxhojë rënien e rëndësisë së SHBA-së në skenën botërore, do të përcaktojë nëse e ardhmja evropiane është ajo e paqes dhe prosperitetit, apo e konfliktit dhe shkatërrimit.

Siç po duket, ndërsa politikanët amerikanë vazhdojnë ta shohin Rusinë si një kërcënim global ndaj politikës së brendshme, Evropa ka një qasje të ndryshme, me të paktën disa liderë që po lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve me Moskën.

?Ne nuk kemi dyshime, se po shohim tashmë fundin e dominimit perëndimor të botës?- deklaroi presidenti francez Emanuel Makron para diplomatëve francezë, menjëherë pas mbylljes së samitit të radhës së G-7. ?Ne qemë mësuar me një rend botëror që në shekullin XIII, që bazohej në këtë hegjemoni. Por gjërat kanë ndryshuar, për shkak të gabimeve të perëndimorëve në disa kriza?- theksoi ai.

Ajo që dukej se e nxiste këtë gjykim të ashpër të presidentit francez, ishte një rishqyrtim realist i gjendjes aktuale, në lidhje me marrëdhëniet e SHBA dhe Evropës me Rusinë, dhe pasojat e tyre.

Ndërsa shumica e mediave amerikane u fokusuan tek presidentin Trump, kur ai deklaroi më 20 gusht – në prag të samitit të G-7 ? se ?është shumë më e përshtatshme që Rusia të jetë pjesë e G-8?, pati më pak vëmendje, kur Makron tha në thelb të njëjtën gjë.

Më 21 gusht, ai deklaroi se ishte ?e rëndësishme që Rusia t?i ribashkohet G-7?, nga ku u përjashtua në vitin 2014. Deklarata e Makron, u pasua nga ?parakushti i domosdoshëm?, që Rusia të gjejë një zgjidhje mbi çështjen e Ukrainës, bazuar në Marrëveshjet e Minskut të vitit 1993. Shumica e analistëve i shohin deklaratat e Trump dhe Makron si ngjarje të pavarura, me pak ose aspak lidhje me njëri-tjetrin.

Sipas Makron, fundi i hegjemonisë perëndimore, do të sjellë me vete edhe fundin e Bashkimit Evropian, përveçse nëse Evropa do jetë në gjendje t?i përshtatet realitetit të ri, dhe të ndryshojë trajektoren e marrëdhënieve të saj në përputhje me rrethanat. ?Largimi i Rusinë nga Evropa, është një gabim i madh?- tha Makron, duke shtuar se Evropa duhet të rimendojë marrëdhëniet e saj me Moskën.

Fakti që Makron, bëri një deklaratë kaq të guximshme pak pas samitit të Biarritz, dhe menjëherë pas konsultimeve me presidentin amerikan Trump, sugjeron një pozicion të koordinuar, dhe jo thjesht një qëndrim vetjak të presidentit francez. Parë në këtë dritë, fjalët e tij duhet analizuar më thellë sesa kaq.

Makron po zhvillon një luftë në dy fronte. Së pari, ai duhet të gjejë aleatë brenda një elite të politikës amerikane, që beson vërbërisht tek koncepti i sundimit global të udhëhequr nga Amerika. Së dyti, ai duhet të fitojë mbështetje në mesin e elitave evropiane, të cilat janë të bindura se ligjërimi i veprimeve të Rusisë në Ukrainë, e minon stabilitetin evropian.

?Tensioni i kotë? dhe ?konfliktet e ngrira?, të cilat i paralajmëroi Makron, janë sot një realitet në Evropë. Dhe ky realitet u shfaq më së miri në fjalët e komandantit të Forcave Ajrore të SHBA në Evropë, gjeneralit Xhef Harrigan, për kërcënimin që i kanoset Evropës nga ripozicionimi ushtarak i Moskës në enklavën balltiko-ruse të Kaliningradit.

?Nëse duhet të depërtojmë atje, dhe kemi një plan të qartë. Dhe po stërvitemi për këtë?- tha Harrigan për mediat. Përgjigja ruse ishte e parashikueshme. Kryeministri Dmitri Medvedev, i quajti ?idiote? komentet e Harrigan, ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse, tha se ato konsideroheshin nga Rusia si ?një kërcënim?.

Realiteti është se deklaratat e gjeneralit Harrigan, bazoheshin më shumë në një testim pulsi, sesa tek realiteti. Forcat Ajrore të SHBA-së, nuk e kanë testuar ndonjëherë veten kundër ndonjë sistemi të integruar të mbrojtjes ajrore në 20 vitet e fundit (e fundit ishte mbrojtja ajrore e vjetëruar serbe në vitin 1999).

Ajo është tërësisht e papërgatitur për të luftuar kundër llojit të kërcënimit, me të cilat do të përballej në Rusi. Në dallim nga betejat e saj të njëanshme me Irakun, talibanët, Al-Kaedën dhe ISIS-in, ku epërsia ajrore ishte e garantuar, rusët nuk do të ishin shënjestra pasive.

Rusia ka aftësinë të kundërpërgjigjet dhe godasë SHBA-në dhe aleatët e saj evropianë, me një spektër të plotë aftësish, që do të degradonin komandën, do të neutralizonin bazat ajrore, dhe do të ndryshojnë realitetin në tokë, kur mijëra tanke dhe autoblinda ruse, do të përparonin pa asnjë përgjigje konkrete të forcave tokësore të SHBA-së dhe NATO-s.

Ukraina është një ?minë me sahat?. Për sa kohë që SHBA dhe Evropa, përqafojnë kërkesën jorealiste të tërheqjes së Rusisë nga Krimea, dhe dorëzimit ekonomik dhe politik të Ukrainës tek Perëndimi, Moska do të detyrohet të ruajë statuskuonë. Dhe kjo do të thotë të ruhet atmosfera e militarizuar, që gjeneron llojin e krizave në Kaliningrad dhe gjetkë, të cilat janë në vetvete artificiale, por që mund të bëhen shumë reale.

Për më tepër, statuskuoja është në favor të Moskës. Deri në fund të këtij viti, nis nga puna gazsjellësi ?Nordstream-2?, duke lidhur gazin natyror rus me ekonominë gjermane, dhe në vazhdim me ekonomitë evropiane. Përveçse e bën Evropën më të ndërvarur nga gazi rus, ?Nordstream-2? i bën të vjetëruara rrjetet e tjera të gazit që kalojnë përmes Ukrainës.

Rusia ka shumë të ngjarë të ndalojë transportimin e gazit përmes këtyre tubacioneve, duke e

lënë Ukrainën pa miliarda dollarë që mbajnë gjallë ekonominë e saj. Asnjë sasi ?ndihme vdekjeprurëse? nga SHBA-ja, nuk do të mund të kompensojë humbjen e një fluksi kaq të rëndësishëm të ardhurash.

Kjo do të bëjë që Ukraina të zhytet akoma më thellë në krizë ekonomike, çka do të prodhojë edhe më shumë kaos politik. Ky është realiteti me të cilin e ka lidhur Evropa të ardhmen e saj.

Ai është shumë i paqëndrueshëm, dhe këtë e pranon edhe Makron. E lënë vetëm me mjetet e

saj, situata në Ukrainë rrezikon përhapjen e më shumë konflikteve në truallin evropian, që

do të parathoshin rrënimin e eksperimentit evropian të pas Luftës së Dytë Botërore.

Hegjemonia perëndimore mund të ketë përfunduar, por vendi i Evropës si një shtyllë jetike në një bote të ardhshme shumëpolare, nuk duhet që të zhduket bashkë me të. Se si Evropa duhet të veprojë për të dalë nga ?moçali? ukrainas, kjo nuk dihet ende. Por është e padiskutueshme, që ajo duhet ta nisë një udhëtim të tillë, dhe madje shumë shpejt./ Pergatiti CNA.al- https://www.theamericanconservative.com

 

 

Lajmet e fundit nga