Connect with Us

Yakuza, kush është mafia japoneze 400-vjeçare

Blog

Yakuza, kush është mafia japoneze 400-vjeçare

Publikuar

-

Në pranverën e vitit 2011, Japonia u shkatërrua nga një prej cunamëve dhe tërmeteve më të rëndë në historinë e vendit. Njerëzit e rajonit Tohoku, panë t’u rrënoheshin shtëpitë dhe lagjet e tyre. Më pas nisën të vijnë ndihmat. Një flotë prej më shumë se 70 kamionësh u solli ushqime, ujë, batanije dhe gjithçka tjetër që u duhej për ta rifilluar jetën.

Por kamionët e parë nuk vinin nga qeveria, por nga një grup tjetër, të cilin shumica e njerëzve nuk e lidhin me veprat e mira. Ata ishin anëtarë të bandës më të fuqishme kriminale në Japoni,  Yakuza. Por kjo nuk ishte e vetmja herë që ky grupim u kishte ardhur në ndihmë njerëzve.

Ata kishin vepruar njëlloj edhe pas tërmetit të rëndë që goditi Koben në vitin 1995. Ky lajm shkaktoi shumë habi në Perëndim. Për ne, Yakuza përbëhet nga djem të këqij, dhe që me siguri nuk e vrasin mendjen për të ndihmuar të tjerët.

Në fakt, ajo që ne e njohim si “mafia japoneze”, nuk është e ngjashme me grupimet e mafiozëve të njohur italo-amerikanë si Al Kapone apo Xhon Goti. Yakuza është në fakt një grupim i ndërlikuar organizatash, të lidhura ngushtë me historinë japoneze të 400 viteve të fundit.

Dhe ndihma që ato japin në kohëra krizash, përputhet me atë që quhet “Kodi Ninkyo”, pra parimi që çdo anëtar i Yakuza duhet të mos lejojë që të tjerët përreth tyre të vuajnë. Ose të paktën kjo është ajo që beson Manabu Mijazaki, autori i më shumë se 100 librave mbi Yakuza.

Aspekti bamirës i krimit të organizuar, beson ai, është i rrënjosur në historinë e tyre. “Yakuza përbëhen nga njerëz të braktisur nga shoqëria. Ata kanë vuajtur, ndaj përpiqen të ndihmojnë njerëzit e tjerë që kanë probleme”- thekson ai. Sekreti për të kuptuar Yakuza, beson Mijazaki, qëndron në të shkuarën e tyre që në shekullin XVII-të.

Yakuza fillestare përbëhej nga anëtarët e një kaste sociale të quajtur Burakumin. Ata përfaqësonin shtresat më të ulëta të shoqërisë, deri në atë masë sa as që u lejohej të preknin me dorë qeniet e tjera njerëzore. Burakumin, ishin zakonisht njerëz që kishin profesione si xhelatë, kasapë, sipërmarrës dhe përpunues të lëkurëve.

Ata ishin njerëz që në shoqërinë budiste dhe shinto, konsideroheshin si të pisët. Izolimi i detyruar i tyre kishte filluar që në shekullin XI-të, por ai u forcua shumë në vitin 1603. Atë vit, u miratuan ligje zyrtare për t’i përjashtuar Burakumin nga shoqëria. Fëmijëve të tyre iu mohua arsimimi, dhe shumica u dërguan jashtë qyteteve, të detyruar të jetojnë në geto.

Ata u detyruan që gjenin një mënyrë për të mbijetuar. Mund të merreshin me tregti si prindërit e tyre, ose me aktivitete kriminale. Kështu, nisi të lulëzojë krimi pas vitit 1603. Ata ngritën magazina ku sistemonin mallrat e vjedhura. Të tjerët ngritën në tempuj e braktisur, shtëpi të paligjshme të lojërave të fatit.

Shumë shpejt ata nisën të krijojnë edhe bandat e tyre të organizuara. Ato do të ruanin dyqanet e banditëve të tjerë, duke iu ofruar siguri në këmbim të parave. Pikërisht në ato grupe, lindi Yakuza. Për shkak të fuqisë financiare në rritje, ata fituan respektin e të tjerëve.

LEXO EDHE:  Historia e pazakontë/ 27-vjeçarja përballet live me ish-burrin dhe rrëfen tmerrin e përjetuar

Drejtuesit e këtyre bandave u njohën zyrtarisht nga sundimtarët e Japonisë, duke u lejuar të mbanin mbiemra dhe shpata. Pra kishin të njëjta privilegje si edhe fisnikëria. Në pak kohë, Yakuza të ishte një grupim i konsoliduar kriminal, i kompletuar me zakonet dhe kodet e veta.

Me këto kode, Yakuza ishte si një familje. Kur anëtarësohej një anëtar i ri, ai e pranonte shefin e tij si babanë e tij të ri. Me një ceremonial të veçantë, ai do të pranonte zyrtarisht Yakuza-n si shtëpinë e tij të re.

Besnikëria ndaj saj duhej të ishte e plotë. Në disa banda, një rekrut i ri pritej të ndërpriste plotësisht lidhjet me familjen e tij biologjike. Besnikëria shfaqej edhe nga mënyra përmes të cilës ai do të ndryshojë pamjen e tij. Një anëtar i ri i Yakuza, mbulohej nga koka te këmbët me tatuazhe të ndërlikuara (në stilin tradicional japonez, të njohura si irezumi).

Ai e kishte të ndaluar t’u tregonte tatuazhet të tjerëve. Por besnikëria kishte edhe një akt disi më makabër. Shumicës së tyre u mungonte njëri gisht në dorën e majtë. Ky është dënimi standard për pabesinë. Çdo anëtar që poshtëronte emrin e bandës, do të detyrohej të priste majën e njërit gishtit, dhe t’ia dorëzonte atë shefit të tij.

Deri vonë, Yakuza është toleruar shumë në Japoni. Anëtarët e saj ishin qartazi  kriminelë, por qenë të dobishëm. Ndonjëherë qeveria i ka shfrytëzuar aftësitë e tyre unike. Ajo ka kërkuar ndihmën e tyre në operacione të caktuara ushtarake. Edhe pse detajet mbi këtë çështje mbeten të mjegullta.

Ndërkohë në vitin 1960, kur presidenti amerikan Ajk Ajzenhauer vizitoi Japoninë, qeveria i përdori disa prej tyre si truproja. Historikisht, Yakuza ka kryer kryesisht ato që shumë njerëz do t’i konsideronin si krime relativisht të vogla:trafik droge, prostitucion dhe zhvatje. Sot thuajse çdo drogë e paligjshme në Japoni importohet nga Yakuza.

Ndërkohë, anëtarët e Yakuza shkojnë në Amerikën e Jugut, Evropën Lindore dhe Filipine, ku marrin përmes joshjes vajza të reja dhe i çojnë në Japoni, duke u premtuar atyre punë fitimprurëse dhe karriera të mëdha. Kur mbërrijnë atje, ato e kuptojnë se për to nuk ka asnjë punë të tillë.

Ato mbeten të bllokuara në një vend të huaj, dhe pa para të mjaftueshme për t’u rikthyer në shtëpi, dhe kështu bëhen pjesë e rrjeteve të prostitucionit. Përplasja e parë mes qeverisë dhe bandës, ndodhi kur Yakuza e zhvendosi aktivitetin tek pasuritë e paluajtshme në vitet 1980.

Ajo vendoste gjoba mbi bizneset, deri kur ia dilnte të blinte shumicën e aksioneve në atë kompani. Ligji i parë i ashtuquajtur “anti-Yakuza” u miratua në vitin 1991.

Sipas tij, ishte e paligjshme që një gangster i Yakuza të përfshihet në biznese të ligjshme. Që atëherë, janë miratuar edhe ligje të tjera me të njëjtën frymë. Dhe goditja ka funksionuar.

Thuhet se sot anëtarësia e Yakuza, është më e ulëta e dekadave të fundit, dhe jo vetëm për shkak të arrestimeve. Për herë të parë, bandën kanë filluar ta braktisin anëtarët e saj. Me asetet financiare të ngrira, banda nuk ka mjaftueshëm para për të paguar rrogat e pjesëtarëve të saj./ Përshtatur nga CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Shtimi i madh në peshë midis moshës 20-40 vjeç, rrit gjasat e vdekjes së parakohshme

Publikuar

-

Nga

Sipas një studimi më të fundit, njerëzit që fitojnë ndjeshëm peshë në të 20-tat, 30-tat dhe 40-tat e tyre, janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Studiuesit në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë Huazhong, zbuluan se njerëzit që u bënë obezë midis moshës 25-47 vjeç, kishin një rrezik të rritur prej 22 për qind nga vdekja e parakohshme nga çdo lloj shkaku, dhe 49 për qind më shumë rrezik për të vdekur nga sëmundjet e zemrës.

Studimi, zbuloi gjithashtu se rritja e peshës midis moshës së mesme dhe asaj të thyer, rrit rrezikun e vdekjes në një moshë relativisht të re. Por e njëjta gjë ishte e vërtetë edhe për njerëzit që humbnin peshë, dhe që kalonin nga obezë në një peshë të shëndetshme, gjatë të të njëjtës periudhë.

Autorja e studimit Ana Pen dhe kolegët e saj, thonë se këto gjetje nënvizojnë rëndësinë që ka mbajtja e një peshe normale në moshë të rritur, për të ulur rrezikun e vdekjes së parakohshme. Dihet tashmë se obeziteti gjatë moshës madhore, shoqërohet me një rrezik të shtuar për vdekje të parakohshme.

Në vitin 2016, 36 për qind e burrave dhe 38 për qind e grave në Shtetet e Bashkuara ishin obezë, krahasuar me 11 për qindd të burrave, dhe 14 për qind të grave në vitin 1975. Ndërkaq dihet pak mbi efektet që ka në planin afatgjatë ndryshimi i peshës gjatë jetës së të rriturve, veçanërisht ndryshimi i peshës midis moshës madhore të re dhe asaj të mesme.

Për këtë arsye, Pen dhe kolegët e saj studiuan lidhjet midis ndryshimeve në peshë gjatë moshës madhore dhe vdekshmërisë. Ata kryen një studim ardhshëm grupor, duke përdorur të dhëna nga Anketa Kombëtare e Shëndetit e viteve1988-1994 dhe 1999-2014. Ai është një studim vjetor kombëtar, që ka si synim të masë shëndetin e qytetarëve amerikanë, dhe përfshin të dhëna nga intervistat, ekzaminimet fizike dhe mostrat e gjakut.

Gjetjet u bazuan në të dhënat e disponueshme për 36.051 persona të moshës 40 vjeç ose më të mëdhenj, të cilët kishin matur peshën e tyre trupore dhe gjatësinë. Ata mbanin mend se cila kishte qenë pesha e tyre në moshën 25-vjeçare, dhe në moshën e rritur.

Vdekjet nga çdo shkak, dhe veçanërisht nga sëmundjet e zemrës, u regjistruan gjatë një periudhe mesatare prej 12.3 vitesh. Qënia mbipeshë gjatë gjithë moshës madhore, mbart rrezikun më të madh raportojnë autorët e studimit.

LEXO EDHE:  Historia e pazakontë/ 27-vjeçarja përballet live me ish-burrin dhe rrëfen tmerrin e përjetuar

LEXO EDHE:  “Skenë jashtë çdo imagjinate”/ Gazetari rrëfen historinë shokuese: Si nuk e morëm dot fëmijën shqiptar në Siri  

Në përgjithësi, gjatë studimit pati 10.500 vdekje. Pasi përshtatën faktorët e mundshëm, ekipi zbuloi se njerëzit që ishin obezë gjatë gjithë jetës së tyre në moshë madhore, ishin më të rrezikuar nga vdekshmëria nga të gjitha shkaktarët, krahasuar me njerëzit që ruajnë një peshë normale gjatë gjithë moshës madhore. Për njerëzit që ishin obezë midis moshës së re dhe të mesme, rritja e rrezikut ishte me 72 për qind; për të rinjtë deri në moshën madhore rritja ishte 61 për qind, dhe nga mosha e mesme në atë madhore ishte 20 për qind.

Krahasuar me njerëzit që ruanin një peshë normale, ata që kalonin nga jo-obezë në obezë midis moshës së re dhe të mesme, kishin me një rrezik të rritur prej 22 për qind për një vdekshmëri nga shkaqe të gjithanshme, dhe një rritje prej 49 për qind të rrezikut, për vdekshmërinë nga sëmundjet e zemrës.

Autorët e pranojnë se ky studim ishte i natyrës vëzhguese. Prandaj, ata nuk mund të përcaktojnë në mënyrë të besueshme shkaqet e këtyre lidhjeve. Gjithsesi, gjetjet u bazuan në një kampion përfaqësues të madh kombëtar, një periudhë të gjatë vëzhgimi, dhe një analizë të hollësishme të ndryshimeve të peshës në fazat e ndryshme të jetës.

Tam Fraj, zëdhënëse e Forumit Kombëtar të Obezitetit, thotë:”Nuk mund të ishte më i qartë se kaq,  mesazhi për të mbajtur një peshë të shëndetshme gjatë gjithë jetës “. Ai iu referua Raportit Paraprak që tronditi Britaninë e Madhe 12 vjet më parë, kur parashikoi ses të qenit obezë redukton me 13 vjet jetën e një njeriu:

”Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të pranimeve në spital, për shkak të sëmundjeve të lidhura me mbipeshën, pak njerëz duket se e kanë dëgjuar atë alarm”. Pan dhe kolegët e saj, thonë se nevojiten hulumtime të mëtejshme për të zbuluar mekanizmat që lidhen me ndryshimin e peshës përgjatë moshës madhore dhe vdekshmërisë.

Dhe sidomos lidhjes mes ndryshimeve në përbërjen e trupit dhe vdekshmërisë. “Për më tepër, teksa humbja e peshës është më pak e arritshme (nga të rinjtë e moshës madhore vetëm 1.4 për qind e pjesëmarrësve, kaluan nga kategoria e obezit në atë të jo-obezit), rezultatet tona sugjerojnë që parandalimi i shtimit të peshës, mund të jetë më i rëndësishëm”-përfundojnë ata./Medical.net-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A ka ndonjë lidhje mes azilkërkuesve, dhe kërcënimit nga emigrantët?

Publikuar

-

Nga

Nga Arno Van Hootegem & Bart Meuleman “The Conversation”

* Në mesin e shoqërisë civile dhe politikëbërësve në Evropë, ekziston shqetësimi i madh se numri i madh i azilkërkuesve, mund të nxisë qëndrimet kundër emigrantëve nga shumica e opinionit opublik. Se perceptimi mbi “krizën e refugjatëve”, mund të jetë duke nxitur frikën tek publiku i gjerë, se mirëqenia materiale, kultura dhe madje vende e punës janë të kërcënuara.

Nga ana tjetër kjo mund të krijojë një terren pjellor për populistët e krahut të djathtë. Kjo linjë të menduari, i ka rrënjët tek teoria e konfliktit në grup (GCT), që supozon se konkurrenca mbi burimet e pakta, krijon perceptimet e kërcënimit etnik.

Anëtarët e grupit të shumicës, supozohet se reagojnë ndaj kontekstit ekonomik dhe madhësisë së grupit të imigrantëve. Në kontekstet ekonomike të pafavorshme ose në përkeqësim, të mirat materiale që janë objekt i konkurrencës ndër-grupore, bëhen më të rralla. Kjo çon në një konkurrencë të intensifikuar ekonomike, dhe nxit perceptimet e kërcënimit.

Një prani më e fortë e emigrantëve, nënkupton që grupi mazhoritar përballet me një numër më të madh konkurrentësh, çka e forcon konkurrencën midis grupeve. Por, në ç’masë evolucioni i perceptimit të kërcënimit në Evropën bashkëkohore, përputhet me teorinë e konfliktit në grup? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, një kapitull në librin tonë të ardhshëm, analizon evolucionin e perceptimeve të kërcënimit etnik gjatë 20 viteve të fundit në mbarë Evropën. Ne përdorim serinë e Anketës Sociale Evropiane, me 8 grupe të dhënash të mbledhura midis viteve 2002-2003 dhe 2016-2017 në 26 vende.

Në total, këto të dhëna përfshijnë më shumë se 240.000 të anketuar të përzgjedhur rastësisht. Aty është e dukshme diferenca e konsiderueshme ndër-nacionale, në lidhje me perceptimet e kërcënimit. Në Evropën Veriore, rezultatet e perceptimit të kërcënimit ekonomik dhe kulturor, janë relativisht të ulëta, dhe evoluojnë ngadalë midis viteve 2002-2016.

Në ekonomitë e forta të mirëqenies sociale të Evropës Veriore, as kriza ekonomike dhe ajo “e refugjatëve”, nuk ka sjellë shqetësime më të përhapura në mesin e popullatës mbi praninë e  emigrantëve. Situata është dukshëm më ndryshe në Evropën Lindore, ku perceptimi i kërcënimeve ekonomike dhe kulturore, është shumë më i përhapur.

Ky konstatim interesant, bie në kundërshtim me teorinë:evropiano-lindorët, jetojnë në shoqëri që kanë një numër relativisht të vogël emigrantësh. E megjithatë raportojnë nivele më të larta të kërcënimit të perceptuar etnik. Në shumicën e vendeve evropiane dhe për shumicën e sondazheve, rezultatet e kërcënimit ekonomik janë më të larta se sa ato të kërcënimit kulturor.

LEXO EDHE:  Historia +18/ U ngrita në detyrë pasi bëra seks me menaxheren 40-vjeçare

LEXO EDHE:  Historitë tronditëse/ Seriali i zhdukjeve në Vlorë, çfarë deklaroi "i penduari"

Evropiano-lindorët i perceptojnë emigrantët më tepër si një kërcënim material, sesa si një kërcënim për identitetin kombëtar. Gjithsesi nga viti 2014 e këtej, ka një rritje të perceptimeve të kërcënimit, më shumë për arsye kulturore sesa ekonomike.

Nivelet mesatare të perceptimit të kërcënimit në vendet e Evropës Perëndimore, renditen midis niveleve më të ulta. Përkundër krizës ekonomike, dhe rritjes së numrit të azilkërkuesve, perceptimi i kërcënimit në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, ka një shkallë të jashtëzakonshme stabiliteti.

Në Evropën Jugore, po vërehen modele të përziera. Këto vende, shfaqën pas krizës ekonomike të vitit 2008, një rritje të perceptimeve të kërcënimit ekonomik. Gati në të gjitha vendet, këto shqetësime ekonomike duket se janë përhapur edhe në fushën kulturore.

Megjithatë, duke nisur nga viti 2012 e këtej, modelet janë më të paqarta dhe më pak të qëndrueshme. Ndërkohë kërkimi ynë, sugjeron se klima politike dhe gjuha e përdorur në media mbi emigracionin dhe azilin mund të jenë më të rëndësishme, se sa kornizat që përcaktohen si të rëndësishme nga elitat politike dhe media.

Në fakt, hulumtimet paraprake tregojnë se kornizat e miratuara nga media dhe partitë politike, janë të rëndësishme në formimin e qëndrimeve ndaj emigrantëve. Për shembull, perceptimi negativ në Evropën Lindore, përputhet shumë me qëndrimin e politikës në shumicën e këtyre vendeve.

Në veçanti, rasti i Hungarisë ilustron faktin se si mobilizimet kundër emigrantëve, dhe ligjërimet e krahut të ekstremit të djathtë, janë në gjendje të shkaktojnë ndryshimin e mendimit midis një pjese të konsiderueshme të popullsisë. Zgjedhja e Viktor Orbanit në Hungari, dhe fushata agresive qeveritare kundër azilkërkuesve dhe refugjatëve, i paraprin një rritjeje të papritur të perceptimeve të kërcënimit kulturor.

Opinioni publik nuk duhet të shihet dhe aq si ushqyes i forcës së partive politike, por më tepër si pasojë e konfliktit politik. Duke pasur parasysh faktin, se shohim një shkallë të lartë qëndrueshmërie në perceptimin e kërcënimit të shumë prej vendeve, analiza jonë sugjeron se sukseset e fundit elektorale të partive të së djathtës ekstreme, nuk mund t’i atribuohen ndryshimeve në opinionin publik mbi temën e emigracionit./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse Donald Trump ka të drejtë të tërheqë SHBA-në nga Siria

Publikuar

-

Nga

Nga Doug Wead “Newsmax”

* Donald Trump ka të drejtë. Amerika nuk është “xhandari” i botës. Sado e shëmtuar dhe e dhimbshme që mund të jetë tërheqja e Amerikës nga Siria, aventurat tona të pafundme duhet të marrin fund në një moment. Trump është një nga ata pak presidentë mjaftueshëm guximtarë, që po mban një premtim elektoral. Dhe ai është shpresa jonë më e mire, për t’u dhënë fund këtyre luftërave, që dukeshin deri tani të pafundme.

Ashtu si shumë amerikanë, edhe unë ndjehem thellësisht i lënduar, kur shoh që ne po i braktisim kurdët. Ata na kanë ndihmuar gjatë Luftës së parë të Gjirit nën presidentin Xhorxh H.Ë. Bush. Kur u tërhoqëm, ne i lamë ata të pambrojtur, dhe Sadam Huseini i dëboi nga fshatrat e tyre.

Unë isha atëhere pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë, dhe e mbaj mend shumë mirë ndjenjën e tradhtisë. Kurdët na erdhën sërish në ndihmë në luftën kundër ISIS, terroristët islamikë që pushtuan Lindjen e Mesme, falë një boshllëku pushteti të krijuar nga presidenti Barack Obama.

Për disa vjet, flamujt e zinj të Shtetit Islamik, u valavitën me krenari nga bazat e dikurshme amerikane. Nën Obamën, ne ndihmuan pra kundërshtarët tanë terroristë. Por me durim, kurdët na ndihmuan që të rriktheheshim në pozitat tona. Dhe mos e harroni. Kurdët nuk janë një aleatët tanë zyrtarë. Kombi turk po.

Dhe mos harroni gjithashtu se konflikti midis turqve dhe kurdëve, është qindravjeçar. Ishte zbavitëse të shihja demokratët teksa e kritikonin presidentin se tërheqja e tij ishte e gabuar, dhe të thoshin se si duhej sjellë ndaj ISIS-it. Kur ata ishin në pushtet, strategjia e tyre për të ndaluar ISIS-in, ishte të minimizonin tensionin që rridhte nga i ashtuqujturi bashkëjetesë kulturore.

Ata refuzuan të lejojnë ndonjë zyrtar amerikan, të përdorë shprehjen “terrorist islamik”. Më 6 mars 2007, Obama u shpreh se thirrja e myslimanëve gjatë lutjeve, ishte “një nga tingujt më të bukur në tokë në perëndimin e diellit”. Në Mëngjesin e Lutjeve të vitit 2015, Obama përmendi krimet që kishin kryer të krishterët gjatë kryqëzatave, 800 vjet më parë. Ndërkohë kalifati i ISIS, u rrit në një sipërfaqe mbi 90 mijë km2.

Në librin tim të ri, “Brenda Shtëpisë së Bardhë të Trumpit: Historia e vërtetë e presidencës së tij”, unë kam intervistuar presidentin Donald Trump, Xhared Kushner dhe të tjerët, duke treguar historinë e plotë se si ne e mposhtëm ISIS-in. Aty jap disa nga arsyet, se përse presidenti Trump e sheh si një gabim rolin e Amerikës si një “xhandar” i botës.

LEXO EDHE:  “Kam bërë një mëkat! Të rëndë shumë!”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

LEXO EDHE:  Historitë tronditëse/ Seriali i zhdukjeve në Vlorë, çfarë deklaroi "i penduari"

Presidenti më tha se pushtimi i Irakut në vitin 2003, ishte një nga gabimet më të mëdha historike të Amerikës. Ne e justifikuam luftën tonë, me arsyet e rreme se Iraku zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Dhe nëse kjo nuk ishte e vërtetë, Sadam Huseini mbetej gjithsesi një diktator i lig.

Ndërkohë kujtoni pak presidentin Ronald Reagan. Ai u përball me rrezikun e komunizmit ndërkombëtar, që kishte shpallur hapur synimet e tij për të sunduar botën. Por ndërhyrjet e Reagan ishin në çdo rast të matura.

Ai nuk shkoi në luftë kundër udhëheqësit komunist kamboxhian Pol Pot, njeriu që vrau gjysmën e popullit të tij në një genocid mbarëkombëtar. Dhe as kundër Idi Amin, që masakroi qindra mijëra njerëz në Afrikë, dhe sapo ishte rrëzuar nga pushteti kur Regan hyri në Shtëpinë e Bardhë. Që të dy këta udhëheqës despotë, u lanë të qetë nga Regan.

Kur Reagan vuri këmbë në Lindjen e Mesme në vitin 1982, kjo gjë solli vdekjen e 241 marinsave amerikanë. Ai i tërhoqi menjëherë trupat tona, duke menduar se nuk ishte në interesin e sigurisë së Amerikës, përfshirja në problemet e ndërlikuara të Lindjes së Mesme. Sa e mençur që duket në retrospektivë ajo lëvizje!

Nga ana tjetër, ne shpenzuam triliona dollarë, dhe e shkatërruam ekonominë tone, për të rrëzuar regjimin e mbrapshtë të Sadam Huseinit në Irak. Tani, si establishmenti republikan, ashtu edhe ai demokrat janë të indinjuar nga fakti që Trump po i jep fund njërës prej luftërave tona.

Shumë lobe japin donacionet e tyre në Kongresin Amerikan, për të mbështetur kompleksin industrial ushtarak. Si për ironi, ish-zonja e parë Laura Bush shkroi në vitin 2018 një editorial, duke e dënuar ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre, që ishin arrestuar si emigrantë të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

Ajo e quajti mizore dhe imorale këtë politikë të administratës Trump, dhe shtoi se “kjo situatë po më thyen zemrën”. Ndërkohë, lufta e Xhorxh Ë.Bush në Irak, i mori jetën mbi 20.000 fëmijëve. Në mbarë botën ka probleme. Ka shumë padrejtësi. Ka rreziqe. Por ka edhe një paralajmërim, që e dëgjojmë sa herë që udhëtojmë me avion:”Nëse jeni në shoqërinë e një fëmije, ju lutemi të vendosni maskën tuaj të oksigjenit, dhe më pas ndihmojeni fëmijën tuaj”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE