Connect with Us

Video-Fushë Kruja nën ujë/ Banorët kërkojnë ndihmë, askush nuk përgjigjet

Kronika

Video-Fushë Kruja nën ujë/ Banorët kërkojnë ndihmë, askush nuk përgjigjet

Publikuar

-

Partia Demokratike bën të ditur se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, fshatrat e Fushë Krujës janë përmbytur duke dëmtuar dhjetëra shtëpi, biznese dhe tokat e tyre.

Sipas PD, banorët kanë kërkuar ndihmë që në orët e para të mëngjesit nga Policia e Krujës por askush nuk u është përgjigjur.

“Kam që në orën 6 që kam kërkuar Policinë e Krujës, që policia të njoftojë Bashkinë. Nuk ka ardhur asnjë deri tani. Kam një metër ujë brenda në lokal dhe në shtëpi. Ju lutem kërkojmë ndihmë nga Emergjencat Civile. Fëmijët rrinë mbi soletë. I kërkojmë Ministrisë së Bujqësisë që urgjentisht të hapin kanalet”, thotë një nga banorët e dëmtuar.

Një tjetër banor teksa dëshmon se askush nuk i hap telefonin pasi ka kërkuar ndihmë, thotë se uji në shtëpinë e tij ka arritur deri në 2 metra.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së/ Ahmetaj publikon dokumentet e pronave te Unaza e Re

“Kam marrë familjen, fëmijët, gruan dhe i kemi nxjerrë të gjitha jashtë. Urdhëro ku është faktike”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau të vëllain/ Policia kufitare arreston 38 vjeçarin e shpallur në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Hanin e Hotit ka ndaluar një person të shpallur në në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

LEXO EDHE:  Basha braktisi protestat/ Rama e shpërblen me mbylljen e hetimeve për dosjen e pastrimit të parave

LEXO EDHE:  Skandali në Fushë-Krujë/ Rama thyen heshtjen

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e 3500 eurove në një banesë në Sarandë/ Policia jep informacion zyrtar

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë të këtij qyteti.

Sipas policisë, 3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Policia thotë se është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Akuzat e PD-së/ Ahmetaj publikon dokumentet e pronave te Unaza e Re

LEXO EDHE:  Skandali në Fushë-Krujë/ Rama thyen heshtjen

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk iu bind dhe dhunoi policin e rrugores/ Pranga 33 vjeçarit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 33 vjeçar ka përfunuar në prangat e policisë pasi kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Skandali në Fushë-Krujë/ Rama thyen heshtjen

LEXO EDHE:  101 milionë euro, dy kandidatëve për kryetar bashkie/ PD zbulon aferën e Ramës

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE