Connect with Us

Tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore/ Kryemadhi flet mbi vendimin e opozitës

Politikë

Tryeza e thirrur nga OSBE për reformën zgjedhore/ Kryemadhi flet mbi vendimin e opozitës

Publikuar

-

Partia Demokratike do të marrë pjesë nesër në tryezën e organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore, duke thyer kështu bojkotin e e liderit demokrat Lulzim Basha i cili kishte refuzuar më heret të merrte pjesë në një tryezë gjithëpërfshirëse me aleatët e opozitës së bashkuar.

Ky vendim është komentuar nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila  është shprehur se opozita nuk ka qenë kurrë pengesë për zgjidhjen e krizës, dhe se do të marrin pjesë në tryezën e bashkuar ditën e nesërme.

“Kemi vendosur që të përfaqësohemi me ekspertë, dhe do të mbajmë qëndrimin tonë në këtë tryezë. Sa i përket krizës, problemi ka qenë kryeministri për zgjidhjen e saj, opozita ka qenë për institucionalizimin e dialogut, kemi qenë të gatshëm edhe për të dhënë votat për reformën në drejtësi.

Opozita ka qenë gjithnjë e gatshme, jo për të zgjidhur krizën personale, por për të ecur para dhe për të hapur me urgjencë negociatat me BE, dhe ne po vazhdojmë punën me të gjithë aleatët për përgatitjen e paketës antikrizë.

LEXO EDHE:  Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron Bashën/ Do të takohemi shumë shpejt

Është paketë për t’u dhënë shqiptarëve më shumë mundësi”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta i kërkoi dorëheqjen/ Reagon Etilda Gjonaj: Jam e gatshme…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur menjëherë presidentit Ilir Meta i cili tha se i drejtohet SPAK me nje kallëzim për ministren si dhe kërkoi dorëheqjen e saj.

Gjonaj shprehet se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë.

Lidhur me dorëheqjen, Gjonaj thotë se Meta ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!
Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon “dhëmbët”/ Tjetër mesazh të koduar Ramës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se ka Republikë pa kryeminisër, por jo pa president, duke i drejtuar kështu një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës se ai nuk do të tërhiqet në betejën e tij.

Ndërsa gazetarët i kujtuan dekretin për 30 qershorin, me të cilin anullonte zgjedhjet, dekret i cili nuk u zbatua nga mazhoranca, Meta tha se “Dekretet e mia i respekton populli. Mos harroni se ka Republikë pa kryeministër, por jo pa President. Mbi presidentin është vetëm Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli”.

LEXO EDHE:  Konventa me hajdutët e fytyrave të vrerosura

LEXO EDHE:  OSBE dënon dhunën ndaj gazetarit Eduard Ilnica

Po ashtu, Meta tha se “Të gjithë qytetarët shqiptarë që u kanë ngelur sadopak dinjitet shqiptari, shumica janë të dinjitetshëm që janë sot me Presidentin në betejën për të mbrojtur Kushtetutësn dhe Integritetin e Kushtetutës.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministrja të japë dorëheqjen”/ Meta kallëzim penal për Etilda Gjonaj

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilit Meta ka akuzuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sipas tij, ka konsumuar disa vepra penale në tentativën për një grusht shteti.

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike dje, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese.

“ Ministrja duke urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm ka shkelur në mënyra flagrante ligjin. Sipas Kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare po publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Ministja e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë që të dërgojë për botim në fletore zyrtare aktet e KED. Po mbushen 24 orë nga bërja publike e këtyre veprimeve nga Ministria e Drejtësisë e cila ka konsumuar disa vepra penale, për këto arsye dhe prova të tjera do të depozitoj kallëzim penal për ministren Etilda Gjonaj e cila e ka humbur besimin e presidentit të Republikës.
Brenda ditës së hënë ministrja duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE