LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma në Drejtësi/ Gent Ibrahimi: Ja pse po vonohet ngritja e SPAK

24 Shtator 2019, 12:33, Kronika CNA
Reforma në Drejtësi/ Gent Ibrahimi: Ja pse po vonohet ngritja e SPAK

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka qënë i pranishëm sor në një seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Monitorimit të Zbatimit të Ligjit për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Ibrahimi u ndal edhe tek krijimi i SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion), për të cilën tha se institucioni që ai drejton ka miratuar listën me 15 kandidatë.

Ibrahimi shtoi më tej, se sot ky institucion nuk është formuar ende pasi anëtarët duhet më parë të kalojnë procesin e vettingut në formë të prerë.-shkruan BW.

?KLP ka miratuar listën prej 15 kandidatë për anëtarë te SPAK. Ende sot nuk ka SPAK sepse ende nuk ka përfunduar procesin e vettingut me vendim të formës se prerë. KLP do i duhet të marrë vendim nëse mundet që SPAK të krijohet me më pak se 10 anëtarë, apo ka imponim kushtetues. Na takon ne të themi nëse është e mundur apo jo që SPAK të nisë me 10 anëtarë. Ne marrjen e këtij vendimi do na duhet të marrim parasysh edhe disa elemente praktikë?-tha Ibrahimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga