Connect with Us

Përplasja me KLP për Kryeprokurorin/ Komisioneri Publik i vë “vulën”  

Kronika

Përplasja me KLP për Kryeprokurorin/ Komisioneri Publik i vë “vulën”  

Publikuar

-

Komisionieri Publik ka vendosur të mos ankimojë vendimin për prokurorin Oslian Çela, i cili është kandidat për Kryeprokuror.

Sipas BW, prokurori Çela shihet si kandidati më i fortë përballë Arta Markut për postin e Kryeprokurorit, ndërsa ai është Vettuar me vendim të formës së prerë.

Kujtojmë që një ditë më parë ishte pikërisht ky prokuror që përplasi Këshillin e Lartë të Prokurorisë me Komisionerin Publik, pasi ky i fundit nuk kishte vendosur për ankimimin ose jo të vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Çela. Për këtë arsye, KLP vendosi të shtyjë mbledhjen e djeshme për ditën e mërkurë, ku pritej të publikohej lista e kandidatëve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau të vëllain/ Policia kufitare arreston 38 vjeçarin e shpallur në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Hanin e Hotit ka ndaluar një person të shpallur në në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

LEXO EDHE:  Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë/ Reagon Arta Marku

LEXO EDHE:  Arta Marku e nxori nga zyra/ Kërkohet “koka” e të besuarës së Adriatik Llallës

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e 3500 eurove në një banesë në Sarandë/ Policia jep informacion zyrtar

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë të këtij qyteti.

Sipas policisë, 3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Policia thotë se është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Besoni tek puna e Arta Markut?/ Përgjigjet Erion Braçe

LEXO EDHE:  Zbardhen faktet/ Ja pse Arta Marku duhet të japë dorëheqjen

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Nuk iu bind dhe dhunoi policin e rrugores/ Pranga 33 vjeçarit në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Një 33 vjeçar ka përfunuar në prangat e policisë pasi kundërshtoi me dhunë dhe goditi me mjet punonjësin e Policisë Rrugore për shkak të detyrës

Shërbimet e Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. LL., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi dhe gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Ikën Hajdarmataj, por mban peng dosjen “Tahiri”

LEXO EDHE:  Besoni tek puna e Arta Markut?/ Përgjigjet Erion Braçe

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.
Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik dhe “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE