Connect with Us

Përleshje me thika/ Vritet adoleshenti shqiptar në Angli

Bota

Përleshje me thika/ Vritet adoleshenti shqiptar në Angli

Publikuar

-

Një i ri shqiptar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën në Angli sipasojë e një sherri me thika.

Viktimë ka mbetur 15-vjeçari Elton Gashaj. Ai u godit për vdekje me thikë në zonën Salt Hill Park, Slough, Berkshire.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ndodhi pas një përplasjeje mes dy grupesh të rinjsh, ku viktimë mbeti adoleshenti shqiptar.

Për ngjarjen në fjalë mësohet se policia ka ndaluar dy djem të moshës 15 dhe 17 vjeç si të dyshuar për vrasje.

LEXO EDHE:  Moskë/Mbështetësit e Opozitës, marsh për vrasjen e Nemtsov

Ndërkohë që nëna e viktimës, Vera Gashaj, deklaroi se e kishte paralajmëruar policinë, pasi djali në të shkuarën kishte qenë objekt sulmesh./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Xhamajka përgënjeshtron njohjen e pavarësisë së Kosovës/ Pacolli: Ambasadorja Çitaku duhet të japë llogari

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Jashtme xhamajkane, Kamina J. Smith ka përgënjeshtruar lajmin se Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, pas këtij përgenjeshtrimi nga Xhamajka, ka ardhur një reagim i ashpër nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe nënkryetarja e parë e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Fitore Pacolli.

Në një postim në rrjetet sociale, Pacolli theksoi se nëse lajmi është i pavërtetë, ambasadorja kosovare Vlora Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë.

“Siç po duket shumë shpejt aksioni për pastrimin e Shërbimit të Jashtëm do të prek edhe Ambasadorë.
Nëse informatën e pavërtetë për njohje ka dhënë Ambasadorja Çitaku ajo duhet të mbahet përgjegjëse e duhet menjëherë të jap llogari. Kosovës tani i duhen Ambasadorë kompetent, profesional, të përgjegjshëm e në shërbim për të mirën e shtetit. Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.
Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari.”-shkruan Pacolli.

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli do të ndërtojë vendbanime të reja

Publikuar

-

Nga

Një javë e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare Izraeli deklaron ndërtimin e vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor. Palestinezët e konsiderojnë këtë si një goditje kundër zgjidhjes me dy shtete.

“Kam sot risi të mëdha”, tha kryeministri, Benjamin Netanjahu në një video-mesazh. “Ne do të shtojmë në Har Homa edhe 2200 njësi të tjera banimi.” Gjithsej do të ndërtohet 5200 banesa për banorët hebrej, njoftoi Netanjahu. Kjo është arritur “pavarësisht rezistencës së madhe ndërkombëtare”.

“Goditje për zgjidhjen me dy shtete”

Vendbanimi i diskutueshëm në Har Homa në pjesën lindore të aneksuar të Jeruzalemit është ndërtuar nën qeverinë e mëparshme të Netanjahut në vitin 1997. Popullsia në Har Homa me ndërtimet e reja do të shtohet nga 40.000 aktualisht në 50.000, tha Netanjahu. Po ashtu do të ndërtohen disa mijëra njësi banimi në Givat Hamatos në afërsi të lagjes Beit Safafa të Jeruzalemit Lindor, ku jetojnë kryesisht palestinezë. 3000 shtëpi janë ndërtuar për banorët hebrej dhe 1000 të tjera “për banorët arab të Beit Safafa”, vuri në dukje Netanjahu.

Organizata joqeveritare Peace Now e kritikoi nismën e ngulimeve në Givat Hamatos si “goditje të rëndë për planin e zgjidhjes me dy shtete”, sepse kjo do ta shkatërronte territorin e ndërmjetëm palestinez mes Ramallahut dhe Jeruzalemit Lindor, deklaroi organizata. Nëse ndërtohen këto njësi banimi nuk do të jetë më e mundur që të lidhet Bethlehemi në jug të Jordanit Perëndimor me Jeruzalemin Lindor.

Një zëdhënës i presidentit palestinez, Mahmud Abbas tha, se Izraeli o shkatërron mundësinë e zgjidhjes me dy shtete, që parashikon një shtet izraelit dhe një palestinez. Zëdhënësi paralajmëroi, se përpjekjet e Netanjahut për të mbledhur vota në skajin e djathtë në kurriz të palestinezëve nuk sjellin as paqe dhe as stabilitet. Në vend të kësaj tensionet dhe dhuna do të rriten.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu

SHBA në anën e Izraelit

LEXO EDHE:  Moskë/Mbështetësit e Opozitës, marsh për vrasjen e Nemtsov

LEXO EDHE:  Moskë/Mbështetësit e Opozitës, marsh për vrasjen e Nemtsov

Në Jordanin Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe në Jeruzalemin Lindor jetojnë ndërkohë mbi 600.000 banorë izraelitë. Politika e ngulimeve të Izraelit është e diskutueshme. Këshilli i Sigurimit në fund të vitit 2016 i kërkoi Izraelit që ta ndërpresë plotësisht procesin e ndërtimeve në territoret e pushtuara palestineze duke përfshirë edhe Jeruzalemin Lindor. Vendbanimet në rezolutën e OKB-së 2334 janë cilësuar si shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe si pengesë e madhe për paqen në Lindjen e Mesme.

SHBA në të kundërt në nëntorin e kaluar e ndryshuan qëndrimin, duke mos i konsideruar më si shkelje të së drejtës ndërkombëtare ngulimet izraelite në Jeruzalemin Lindor. SHBA nën presidentin Donald Trump janë pozicionuar qartë në anën e Izraelit. Në planin për Lindjen e Mesme të Trumpit të prezantuar në janar në prani të kryeministrit izraelit Netanjahu, parashikohet njohja e vendbanimeve izraelite në Jordanin Perëndimor.

Zgjedhjet e treta parlamentare brenda një viti

Izrael më 1967 gjatë luftës gjashtë-ditore ndër të tjera pushtoi Jordanin Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Palestinezët duan në këtë territor një shtet të pavarur palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet.

Më 2 mars në Izrael zhvillohen zgjedhjet e treta të parakohshme parlamentare brenda një viti. Si Netanjahu edhe rivali i tij Benny Gantz nga aleanca e qendrës blu-bardh deri tani kanë dështuar me krijimin e qeverisë./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi “shpërthen” në një qytet të Koresë së Jugut/ Njerëzit u infektuan në një kishë

Publikuar

-

Nga

Rrugët e qytetit të katërt më të madh të Koresë së Jugut u boshatisën sot, pas njoftimit se dhjetëra njerëz ishin infektuar me koronavirus në një kishë, diçka që autoritetet e përshkruan si një “episod përhapjeje në masë.”

Qendrat tregtare dhe kinematë e shkretuara të qytetit Daegu me 2.5 milion njerëz, u bënë ndër pamjet më tronditëse jashtë Kinës të qyteteve të prekura nga shpërthimi i koronavirusit, që autoritetet ndërkombëtare po përpiqen të mos e lejojnë të bëhet një pandemi globale.

Hulumtimet e reja që thonë se virusi është më ngjitës se sa mendohej më parë, e kanë shtuar alarmin. Ndërkaq në Kinë, ku virusi ka vrarë më shumë se 2.100 njerëz dhe ka infektuar afro 75,000, zyrtarët ndryshuan metodologjinë për raportimin e infeksioneve, duke krijuar dyshime të reja në lidhje me të dhënat që ata i përmendin si dëshmi se strategjia e tyre po funksionon.

Në Korenë e Jugut, kryetari i bashkisë Daegu, Kwon Young-jin u tha banorëve të qëndrojnë brenda, pasi 90 njerëz që shkonin në Kishën e Jezusit, Tempullin e Tabernakullit të Dëshmisë shfaqën simptoma të infeksionit dhe u konfirmuan dhjetëra raste të reja.

Kisha frekuentohej nga një grua 61-vjeçare që u testua pozitive, e njohur si “Pacientja 31.” Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e përshkruan shpërthimin në Daegu si një “episod përhapjeje në masë.”

LEXO EDHE:  Detajet/ Telefonata që i mori jetën 19-vjeçarit

LEXO EDHE:  Reagimi i Athinës për vrasjen e të riut grek/ Kundërpërgjigjet pala shqiptare

“Jemi në një krizë të paprecedent,” u tha zoti Kwon gazetarëve, duke shtuar se të gjithë anëtarët e kishës do të testohen. “U kemi kërkuar atyre të qëndrojnë në shtëpi të izoluar nga familjet,” tha ai.

Duke përshkruar rrugët e braktisura, banori Kim Geun-woo, i tha agjencisë Reuters përmes telefonit: “Këtu është sikur dikush të ketë hedhur një bombë në mes të qytetit. Duket si një apokalips”.

Koreja e Jugut ka tani 104 raste të konfirmuara me koronavirus dhe ka raportuar vdekjen e parë./VOA

LEXO TE PLOTE