Horoskopi i ditës, 24 shtator 2019
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do kenë një dite ...
Po t?i besosh korit polifon të alarmuesve, atëherë Amerika është e humbur, Perëndimi duke marrë fund dhe rendi liberal ndërkombëtar në grahmat e fundit. Me rizgjedhjen e Donald Trumpit hovi triumfues i populistëve do të jetë i pandalshëm. Ndërsa rendi liberal mezi mbahet, po vjen një epokë e neo-nacionalizmit, me Kinën dhe Rusinë si fuqi udhëheqëse revizioniste. Kështu thonë fatalistët.
Gjithsesi e vërtetë është, se demokracitë liberale janë në krizë të thellë. Por t?i quash të mbaruara ? e me to edhe idetë liberale të Rilindjes evropiane ? do të ishte një gabim fenomenal. Ne e dimë se: populistët janë në gjendje të ankohen, por jo të qeverisin. Nacionalizmi etnik, shiko shekullin e 20-të, është sëmundje dhe jo eliksir shërues. Donald Trumpi do të dështojë ndoshta te kutitë e votimit, por në fund të fundit politika e tij do të dështojë te realiteti ? dhe më shpejt nga sa mendohet edhe politika e pasuesve të tij evropianë. Edhe që shtetet perëndimore do të duhet të ekzistojnë nën zgjedhën e superfuqive revizioniste, nuk është e thënë. Në luftën e ftohtë ata kanë mësuar mjaft mirë të jetojnë me konkurrencën e sistemeve.
Autokritika si tipar thelbësor i politikës demokratike
Në fakt demokracitë perëndimore janë shumë më rezistente dhe të adaptueshme se sa mendojnë fatalistët. Në trashëgiminë e iluminizmit bën pjesë autokritika si tipar thelbësor i politikës demokratike. Këtë tipar nuk e ka asnjë formë tjetër qeverisjeje. Prandaj demokracia liberale është në gjendje të njohë gabimet dhe t?i korrigjojë ato, pa e mohuar apo shkatërruar veten.
Por që projekti i një rendi liberal ndërkombëtar të ketë të ardhme, shtetet perëndimore duhet të largohen nga një rrugë e gabuar: nga ideja shumë e sigurtë se e gjithë bota do ta pranojë rendin perëndimor. Që nga viti i revolucionit të 1989 ka qenë i përhapur besimi se me fundin e luftës së ftohtë kishte filluar epoka e artë e demokracisë. Mantra ishte: Tregtia sjell transformime, pas hapjes vjen liria. Europa Lindore dhe Rusia, Kina dhe Lindja e Mesme do të ishin stacionet në marshimin triumfues të modelit tonë shoqëror.
Kështu u krijua një shtritje e tepruar liberale. Meqenëse e gjithë politika ishte drejtuar te një synim i përbashkët, te paqja demokratike nën proteksionin amerikan, tashmë dukej gati e panevojshme që të perdoreshin vullneti dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi. Përveç terroristëve nuk kishte më armiq, vetëm partnerë, që ishin në rrugën për t?u bërë miq. Në këtë botë mund të toleroheshin madje shkelësit e rregullave dhe përfituesit midis shteteve, për shembull në sistemin e tregtisë botërore. Atyre u duhej vetëm një çikë më shumë kohë, për t?u bërë ?si ne”. Sepse rrjedha e historisë njihte vetëm një qëllim, dhe disa rrugë të tërthorta dhe degëzime nuk do të ndryshonin asgjë. Që të tjerët të ndiqnin qëllimet e tyre dhe bënin vetëm sikur ishin partnerë dhe miq – kjo nuk ndodhte në botën e vetëkënaqur dhe të sigurtë në fitore të determinizmit demokratik.
Para rrënojave të pritjeve tona
30 vjet më vonë ?ne qëndrojmë para rrënojave të pritjeve tona”, siç shprehet historiani nga Mainzi Andreas Rödder. Po tani? Së pari është e rëndësishme të merret seriozisht kritika e populistëve për sistemin. Votuesit e tyre nuk janë vetëm të brakstisur e me frikë për të ardhmen. Me të vërtetë nacionalistët e rinj kanë ndihmuar për të zbuluar ndonjë keqkuptim e ndonjë vetëmashtrim. Së paku ata shprehin dyshime të kuptueshme, për mënyrën se si interpretohen liria, lëvizja e lirë dhe tregtia e lirë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Që ta pranosh këtë, nuk do të thotë në asnjë mënyrë të miratosh edhe qëndrimin e tyre atdheu-im-i-pari. Dhe nuk do të thotë aspak të pëlqesh recetat politike të populistëve.
Kush dëshiron të ulë ethet nacionaliste, duhet të ndërmarrë urgjentisht korrigjime për të rinovuar projektin liberal. Këtu bota ka nevojë për Perëndimin, dhe për një Perëndim të rinovuar.
Liberalizmi solid ka një koncept të ri për Perëndimin
Rinovimi duhet të ketë në bazë idenë e një liberalizmi solid. Kjo nënkupton një interpretim bashkëkohor të liberalizmit demokratik; besnik ndaj parimeve dhe rregullave, modest dhe i vetëdijshmëm për kufijtë e tij, në të njëjtën kohë i gatshëm për t?u mbrojtur.
Liberalizmi solid është një ideim i ri i Perëndimit, që i jep fund shtrirjes së ekzagjeruar por që ruan, përfaqëson dhe e mbron edhe më me vendosmëri thelbin e idesë.
Kryesorja është, të mbrohen me vendosmëri parimet liberale, veçanërisht të drejtat e njeriut, por njëkohësisht të distancohemi nga liberalizmi ofensiv i llojit “Prit-se tani erdha unë”, i cili (në variatin e tij të majtë) bashkon vazhdimisht në nivel global fusha të reja të politikës, ose (në variantin e tij të djathtë) do që të përhapë në botë të mirën e supozuar, në rast nevoje edhe me ndihmën e bajonetave.
Jo rendja pas së mirës ultimative
Liberalizmi i fortë solid nuk dëshiron të rendë pas një të mire ultimative, një summum bonum. Ai është më tepër i moderuar dhe skeptik. Ai mjaftohet që të pengojë një summum malum, një të keqe ultimative, si krimin njerëzor të genocidit. Kështu mund të arrihet që të mos tradhëtohen vlerat liberale e megjithatë të bashkëjetohet në paqe edhe me regjimet jo miqësore, madje të rrezikshme në një botë pa hegjemoni liberale (amerikane). Në këtë mënyrë ruhet rendi liberal ndërkombëtar, e megjithatë ai pranon realitetin politik me sisteme rendesh konkurruese.
Kjo nuk është pak në një kohë të rikthimit të autoritares. Ajo kërkon që t?i respektosh me të vërtetë dhe të zbatosh rregullat e tua, kur ato preken. Kërkon që të kundërshtosh ata, që duan t?u imponohen vendeve perëndimore me mënyra autoritare. Bota e lirë do të duhet të vishet me një lloj tolerance mbrojtëse. Liberalizmi, që krijohet në këtë mënyrë është i kujdesshëm dhe defensiv, jo ofensiv, që prezantohet me shembullin e vet, jo misionues. Ky qëndrim i rezervuar, në besnikëri ndaj vlerave, është në pështatje me kohën. Një liberalizëm i tillë solid mund të na çojë në një rend të rinovuar liberal.
Thomas Kleine-Brockhoff është Zëvendëspresident i German Marshall Funds of the U.S. Më parë ai ka drejtuar shtabin e planifikimit dhe të fjalimeve të presidentit gjerman Joachim Gauck. Të hënën me 23.9. u botua libri i tij “Bota ka nevojë për Perëndimin ? Fillim i ri për një rend liberal”, në të cilin bazohet ky tekst.
DASHI 21. mars – 20. prill Te dashuruarit do kenë një dite ...
Kryeministrit Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kyriakos Mit...
Sot mbushen 75 vjet nga pushkatimi i Llazar Fundos, i dënuar...
Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sip...
Qendra nderkombetare e sizmiologjise njofton te gjithe shqip...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka deklaruar se institucio...
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistuar paraditen e sot...
Muaji i Mjaltit, është një pushim tradicional, ku të porsama...
DASHI21. mars – 20. prillDite e shkëlqyer do jete kjo e sotm...
ALBtelecom shpall projektet fituese të Super GenerationE enj...
Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tirane...
Dëshmia e skulptorit Agim Rada për emisionin “Rrëfimi” në SC...
Dje në mbrëmje, pas dy vite gjyq dhe rreth gjashtë orë pritj...
Lëvizja Socialiste për Integrim, pas tetë vitesh në pushtet,...
Kryeministri Edi Rama vijon ritualin e tij të propagandës, n...
Pas një procesi gjyqësor maratonë, i cili zgjati rreth dy vi...
DASHI 21. mars – 20. prill Dite rutine ka për te qene kjo e...
Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të mad...
Policia italiane ka arrestuar nje shtetas shqiptar pasi iu g...
Rreth tre ditë më parëm CNA.al paraljamëroi shkarkimin nga d...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...