Connect with Us

“Kemi bërë paqe të përkohshme”/ Dashamir Shehi zbulon se kur rikthehen protestat e opozitës

Politikë

“Kemi bërë paqe të përkohshme”/ Dashamir Shehi zbulon se kur rikthehen protestat e opozitës

Publikuar

-

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka folur për situatën politike në vend, ku u shpreh se opozita ka bërë paqe të përkohëshme duke mos dalë në protesta, në pritje të vendimit për negociata.

“Pozicioni opozitar është shfrytëzuar mëse një herë për t’u justifikuar para shqiptarëve. Ja ku e keni vendin, pa demonstrata. Është një logjikë normale nga të qenit perëndimorë. Më perëndimorë se qendra e djathtë këtu nuk ka. Aleati strategjik i palëvizshëm i perëndimit i SHBA është qendra e djathtë. Përpara interesave tonë është ai Europian. Kemi kohë sa të duash për t’i filluar demonstratat. Në njëfarë mënyrë, po bëjmë një paqe të përkohshme.

Kemi vite që ëndërrojmë Europën dhe janë bërë vite me këtë në pushtet që e shtyn Shqipërinë drejt Rusisë, drejt Turqisë, drejt Kinës. Kush është kaq i ethshëm për demonstrata, të jeni të sigurtë që punë javësh është.

LEXO EDHE:  "Epshi i papërmbajtur i sundimtarit"/ Ish-Ministri thirrje për të ndaluar Ramën

Unë uroj që të jetë një përgjigje pozitive për Shqipërinë, edhe me koston e këtij që kemi në krye. Po të ishim në Europë, ky regjim që është instaluar në Tiranë nuk mund të bënte këto grabitje. Do të ishin brenda Europës dhe do të vëzhgoheshim si gjysmë Europian”, u shpreh Shehi për A2./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta i kërkoi dorëheqjen/ Reagon Etilda Gjonaj: Jam e gatshme…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i është përgjigjur menjëherë presidentit Ilir Meta i cili tha se i drejtohet SPAK me nje kallëzim për ministren si dhe kërkoi dorëheqjen e saj.

Gjonaj shprehet se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë.

Lidhur me dorëheqjen, Gjonaj thotë se Meta ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

“E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!
Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta tregon “dhëmbët”/ Tjetër mesazh të koduar Ramës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta i ka drejtuar sërish sot një mesazh kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat, Meta theksoi se ka Republikë pa kryeminisër, por jo pa president, duke i drejtuar kështu një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës se ai nuk do të tërhiqet në betejën e tij.

Ndërsa gazetarët i kujtuan dekretin për 30 qershorin, me të cilin anullonte zgjedhjet, dekret i cili nuk u zbatua nga mazhoranca, Meta tha se “Dekretet e mia i respekton populli. Mos harroni se ka Republikë pa kryeministër, por jo pa President. Mbi presidentin është vetëm Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli”.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Policia arreston “Ujkun e Cërrikut”

LEXO EDHE:  "Epshi i papërmbajtur i sundimtarit"/ Ish-Ministri thirrje për të ndaluar Ramën

Po ashtu, Meta tha se “Të gjithë qytetarët shqiptarë që u kanë ngelur sadopak dinjitet shqiptari, shumica janë të dinjitetshëm që janë sot me Presidentin në betejën për të mbrojtur Kushtetutësn dhe Integritetin e Kushtetutës.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ministrja të japë dorëheqjen”/ Meta kallëzim penal për Etilda Gjonaj

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilit Meta ka akuzuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila sipas tij, ka konsumuar disa vepra penale në tentativën për një grusht shteti.

Sipas Metës, në këtë tentativë për grusht shteti bazuar mbi provat e bëra publike dje, të cilat do të dorëzohen SPAK, rezulton të jetë përfshirë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj por dhe funksionarë të lartë për llogari të kapjes së Gykatës Kushtetuese.

“ Ministrja duke urdhëruar sekretarin e Përgjithshëm ka shkelur në mënyra flagrante ligjin. Sipas Kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në fletoren zyrtare po publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë. Ministja e Drejtësisë nuk ka asnjë të drejtë që të dërgojë për botim në fletore zyrtare aktet e KED. Po mbushen 24 orë nga bërja publike e këtyre veprimeve nga Ministria e Drejtësisë e cila ka konsumuar disa vepra penale, për këto arsye dhe prova të tjera do të depozitoj kallëzim penal për ministren Etilda Gjonaj e cila e ka humbur besimin e presidentit të Republikës.
Brenda ditës së hënë ministrja duhet të japë dorëheqjen”, u shpreh Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE