LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hapja e negociatave me BE-në/ Sfidon Majlinda Bregu

24 Shtator 2019, 17:51, Politikë CNA
Hapja e negociatave me BE-në/ Sfidon Majlinda Bregu

Në mesin e muajit tetor pritet vendimi i Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjë për të cilën radioja “Zeri i Amerikës”, i adresoi pyetje Majlinda Bregut, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajona, gjatë një interviste të zhvilluar me të.

A mendoni se këto vende janë gati për një vendim pozitiv? ishte pyetja e VOA-s të cilës Znj. Bregu iu përgjigj duke e quajtur këtë hap të vonuar.

Mendoj se ka kaluar koha kur ne mund të pyesim nëse janë gati Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Negociatat e anëtarësimit, vazhdoj ta them këtë me bindje kudo, duhet të ishin hapur kohë më parë. Edhe për një arsye fare të thjeshtë sepse kontrolli dhe monitorimi i reformave të marra përsipër nga një qeveri është më i lartë në momentin kur çelen negociatat e anëtarësimit. Ka më shumë vëmendje, ka më shumë ritëm të punës në zbatimin e detyrimeve dhe të qasjes me modelin evropian nga administrata publike. Nuk ka stanjacion, ka më pak vend për retorikë dhe fjalë politike sepse në fund të ditës do duhet që të dëshmosh për të hapur një kapitull dhe deri në momentin që ta mbyllësh duhet të dëshmosh rezultate konkrete”./CNA.al

Lajmet e fundit nga