Connect with Us

Grida Duma: Bundestagu çertifikoi paligjshmërinë e zgjedhjeve

Politikë

Grida Duma: Bundestagu çertifikoi paligjshmërinë e zgjedhjeve

Publikuar

-

Ish deputetja e listës Basha, Grida Duma thotë se Bundestagu gjerman çertifikoi që zgjedhjet e 30 qershorit janë ilegjitime.

E ftuar në “Tempora” në TV “Ora”, Duma u shpreh se vendimi i sotëm i partive kryeqore gjermane provoi që askush nuk u ndëshkua, por provoi dhe që duhet të zgjidhet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale.

“Bundestagu ”pranoi” vjedhjen e zgjedhjeve, vendimi i sotëm provoi që askush nuk u ndëshkua dhe provoi që duhet të zgjidhet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale. Ky është një avantazh i madh që iu dha shqiptarëve dhe ne, dhe siç është e qartë bëhet vetëm nga partnerët ndërkombëtarë të mëdhenj. Mos-hapja e negociatave për herë të gjashtë është dështim shqiptar. Dy janë sfidat tona sot: rindërtimi i sistemit dhe alternative fituese. Si e para dhe e dyta janë paralelisht të rëndësishme”, theksoi Duma./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Minj e mbeturina/ Manastirliu i përgjigjet Bashës me foto: Ishte koha e katrahurës

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili prezantoi sot vizionin e tij për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë në vend.

Sipas Manasitliut “fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gjendjen e shëndetësisë, në kohën e katrahurës së atyre që sot paturpësisht shpallin vizione për shëndetësinë”.

Ministrja ka publikuar pamjet të papastërtive , minjve, mebturinave nëpër ambientet e spitaleve të cilat sipas saj ilustrojnë qartësisht vizionin e tyre.

“Nuk janë realizuar në vendgrumbullime mbeturinash, por janë shkrepur mu në zemër të qendrës spitalore më të madhe në vend vetëm 6 vjet më parë! Ishte koha kur profesorë, mjekë dhe infermierë të nderuar, qytetarë hallexhinj dhe të sëmurët duhej të punonin dhe merrnin shërbimin ekzaktësisht në këto mjedise. Koha kur Qendra Spitalore më e madhe në vend nuk dallonte pothuaj fare, nga një treg i gjësë së gjallë, ushqimeve të çastit dhe fanellatës, ka ikur një herë e mirë”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PE apel të fortë politikës/ Është koha të mendoni për interesat e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabelle Santos i ka drejtuar mesazhe të forta politikës, të shohin së pari interesat e popullit shqiptar.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, Santos theksoi se ajo do të ngrejë zërin për Shqipërinë dhe do të bëjë gjithçka për hapjen e negociatave. Por, ajo theksoi se ky është momenti që klasa politike të jetë e bashkuar.

“Unë do të ngre zërin për Shqipërinë. Do bëj gjithcka për këtë. Por, ky ëhtë momenti për tu bashkuar dhe jo për tu ndarë. Jemi në një moment të rëndësishëm. Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve poltikë, se kjo është një përgjegjësi e madhe për këdo.

LEXO EDHE:  Basha bën hapin e parë pas/Pranon dështimin e Republikës së Re

LEXO EDHE:  A i shiti Basha zgjedhjet?!/Patozi: Ja çfarë di unë

Askush nuk mund të thotë se është përgjegjësi vetëm e BE, por është edhe aktorëve politik në këtë vend, prandaj thirrja  ime është vetëm për një bashkim për të përmbushur kriteret dhe reformat. Të gjitha forcat politike të vijonë reformat dhe të vijojnë përpara për atë çfarë është në interes të popullit shqiptar. Politikanët duhet të kuptojnë se çfarë është në interes të popullit”-tha Santos./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majlinda Bregu mesazh Bashës/ Unë luftoj vetë për karrigen time, nuk marr atë që është bosh

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ishte e pranishme sot në aktivitetin organizuar nga RCC dhe Forumi Botëror Ekonomik për Inovacionin në Tiranë.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shkëmbyer batuta me ish-ministren e Integrimit, Majlinda Bregun.

“Thank you my dear enemy, (faleminderit e dashur armike).

Kemi bërë shumë beteja në të shkuarën si kundërshtarë, por ja ku jemi sot si një shembull që po shohim para për vendin”- iu drejtua Rama me fjalët në anglisht Maljlinda Bregut.

Por, pas largimit të Ramës, organizatorët në aktivitet kanë provokuar Bregun duke i thënë asaj të ulet në karrigen e lënë bosh nga kryeministri Rama.

LEXO EDHE:  Luan Rama me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR/Ja problemi më i madh i zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Basha bën hapin e parë pas/Pranon dështimin e Republikës së Re

Bregu është përgjigjur duke i drejtuar një mesazh mjaft të qartë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Dakord, mundem ta bëj, por nuk më pëlqen e se kam zakon të marr karrigen e të tjerëve edhe kur ajo është bosh. Mua më pëlqen të luftoj vetë për karrigen”, ka thënë Bregu.

LEXO TE PLOTE