Connect with Us

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Punonjësi vdes në pusetë, UKSH-ja mundohet të mbulojë krimin

Denoncim

Denoncimi i “Fiks Fare”/ Punonjësi vdes në pusetë, UKSH-ja mundohet të mbulojë krimin

Publikuar

-

Enisioni “Fiks Fare” solli këtë mbrëmje historinë e dhimbshme të një 33 vjeçari nga Shkodra i cili humbi jetën në punë.

Pas 16 vitesh punë në Ujësjellës Kanalizime Shkodër, Kleutos Çeliku, baba i dy djemve dhe fëmijë i vetëm, vdes nga asfiksia brenda një pusete. Ujësjellësi, fsheh dokumentacionin dhe pretendon që maska me bombël dhe aparati për matjen e gazrave nuk është një domosdoshmëri në të tilla raste, ndryshe nga çfarë thotë akti ekspertizës. Sipas aktit, Kleutosi ka humbur jetën nga asfiksia, dhe në procerverbalin e firmosur nga ai nuk rezulton të jetë pajisur as me maske me bombël dhe as me aparat për matjen e nivelit të gazrave.

Puseta ku ai ka hyrë, dhe ku rrezikoi të humbte jetën edhe një koleg i tij, ndodhet në unazën perëndimore të Shkodrës. Puseta është rreth 5 metra e thellë dhe pa shkallë për të zbritur. Në momentin që ka hyrë për të punuar, mos matja e nivelit të gazrave, mungesa e shkallëve dhe e maskës ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij.

Pensioni i caktuar nga shteti për fëmijët, është rreth 12 mijë lekë të reja. Me të cilat ushqehet nusja, fëmijët dhe dy prindërit e Kleutosit. Bashkia Shkodër, e cila ka në varësi UKSH-së i ka hequr së fundmi edhe ndihmën ekonomike. Ndihmë që e përfitonte nga fondet e bashkisë.

Në shtëpinë e të ndjerit, prej dy vitesh ka pllakosur zija. Nëna dhe babai me lot në sy, tregojnë se si vdiq djali i tyre, dhe se si po mundohet bashkia Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër, të mbulojnë krimin. Me 12 mijë lekë të reja në muaj mbajnë frymën me bukë 5 veta, dhe presin ndihmë nga daja i Kleutosit.

Nëna e tij tregon me lot në sy, se si i biri punoi që në moshën 17 vjeçare pranë UKSH-së për të mbajtur familjen. Ajo shprehet për Fiksin se askush nuk erdhi ta ngushëllonte nga bashkia. “16 vjet në atë punë dhe nuk erdhi asnjë nga drejtuesit të paktën të na jepte kurajo pas vdekjes së tij. Por vetëm po mundohen të mbulojnë krimin dhe të na penalizojnë sa më shumë. Edhe atë pak ndihmë ekonomike na e hoqën” thotë ajo mes lotësh. Babai i Kleutosit thotë që drejtësinë për djalin e vetëm do ta kërkoj deri në Strasburg.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Firmat e ndërtimit skllavërojnë punëtorët, ja si korruptohen inspektorët

Sipas aktit të Eksperitizës shkaku i vdekjes së 33 vjeçarit ishte – asfiksia. Mungesa e aparatit të gazrave dhe maskës me bombël sollën vdekjen e menjëhershme të tij. Drejtori i UKSH-së Mark Molla shprehet për kamerën e Fiksit që këto dy mjete nuk janë domosdoshmëri.

UKSH sipas aktit të ekspertizes, po mundohet të fsheh ngjarjen duke mos dhënë ekspertëve as rregulloren e brendshme të Institucionit, ku dalin direkt përgjegjësit.

Daja e Kleutosit tregon për Fiksin, pusetën ku humbi jetën nipi. Me duar që i dridhen ai tregon se në atë pusetë nuk ka shkallë për të zbritur dhe kushtet në të cilat punonin nipi i tij, por edhe punonjësit e tjerë janë skandaloze. Ata nuk kanë mjetet e nevojshme të sigurisë në punë. Ai shprehet se pak ditë më parë, në Tiranë humbën jetën nga rënia nga skela dy persona, u arrestuan menjëherë Drejtuesi Teknik dhe Administratori. “Këtu, në një firmë shtetërore humb jetën një djalë 33 vjeç, dhe asnjë nuk është i arrestuar apo i ndaluar. Askush deri tani s’po mban përgjegjësi për vdekjen e tij”- thotë daja, duke mbyllur pusetën ku humbi jetën nipi i tij./ Top Channel/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit të fëmijës me autizëm

Publikuar

-

Nga

Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit te femijes me autizem-Stop-14 Maj 2021

Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se ndjehet e diskriminuar, në një kohë, kur fëmijët me aftësi të vecanta, duhet të kenë gjithëpërfshirje në shoqëri e kudo.Ne shkojmë në Zyrën Arsimore Roskovec, ku na konformojnë, se zonja Zeka ,si prind, ka bërë disa kërkesa për djalin e saj.

Kërkesa është marrë në shqyrtim, ka ardhur edhe një grup inspektimi nga DRAP për këtë cështje dhe në raportin e vlerësimit nga DRAP Fier, u vlerësua si e ligshme dhe e rregullt procedura, që është ndjekur dhe komisioni i vlerësimit për nxënësin. Pas kërkesave të përsëritura të prindit, komisioni i vlerësimit u mblodh sërish dhe vendosi që fëmija me probleme të autizmit të marrë 4 orë mësim, sic i takon, dhe sic kërkoi e ëma.KlanTv

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Publikuar

-

Nga

Djalin me probleme autizmi e lënë vetëm me dy orë mësim

Emisioni “Stop” udhëtoi drejt Roskovecit këtë të premte. Prindi i një djali me nevoja speciale është i shqetësuar pas vendimit, që mori komisioni multidisiplinor, i cili vendosi që ky fëmijë në klasën e tretë, duhet të bëjë 2 orë mësimi me mësuesen mbështetëse dhe 2 orët e tjera të qëndrojë në klasë pa të, por me mësuesin e klasës.

“Këtë e vendos psikologia dhe ZA-ja. Dy orë ë qëndron me mësuesen mbështetëse në klasë sillet shumë mirë”.

Sipas nënës, fëmija i saj, e ka të pamundur, që të qëndrojë pa mësuesen mbështetëse, pasi nuk rri dot në klasë si të gjithë fëmijët dhe bëhet shkak i prishjes së orës së mësimit.

Megjithëse zonja e ka bërë ankesën disa herë pranë ZA-së Roskovec, nuk ka marrë zgjidhje.

“Ka trakuar dhe drejtoreshën, kam bërë dhe kërkesa e nuk kam marrë asnjë përgjigje”, tha nëna.

“Nga vlerësimi që i kanë bërë ku kam çuar djali në qendra serioze më kanë thënë që “po” djali meriton 4 orë duke parë edhe ecurinë e tij”, shtoi ajo.

“Stop” kontaktoi me drejtoreshën e shkollës “Alush Grepcka” në Roskovec.

“Ne si drejtori kemi zbatuar vendimin që ka marrë ZA Roskovec. Fëmija sivjet ka kaluar dy orë mësim me mësuese mbështetëse. Vitet e tjera ka qenë katër orë. Komisioni e ka pasur të arsyeshme se fëmija ka përparuar dhe këtë vit ka dhënë dy orë. Nuk kemi qenë në dijeni të kërkesave të prindit. Më vonë ai ka kërkuar që fëmija të marrë katër orë me mësuesen mbështetëse. Do t’i bëjmë kërkesë Zyrës të shqyrtojë rastin”, tha drejtoresha.

LEXO EDHE:  Skandali-Si vidhen fondet për tërmetin/ Asnjë lek për të dëmtuarit

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Shtetarët, darka dhe dreka luksoze për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri

Mësuesja mbështetëse e fëmijës, thotë, se Elio është shumë i lidhur me të, madje e ka mbajtur edhe vullnetarisht atë, pasi i vogli ka nevojë për 4 orë mësim.

“Elio është i lidhur me mua realisht. E ka vënë re mësuesja e klasës, fëmijët dhe prindi. Ato dy orë që qëndron me mua është shumë i qetë punon, bashkëpunon. Neve nuk na lejohet të dalim nga klasa, punojmë brenda në klasë. Arrijmë objektivat që duhen, pastaj. Në mënyrë vullnetare, unë e mbaj edhe dy orë të tjera që bëj terapitë me fëmijën në një ambient që ka klasa bosh. Tani ato dy orë që ka në klasë i shfrytëzojmë për anën akademike, pastaj kalojmë në mënyrë vullnetare pasi nuk ka përfituar orët që ka kërkuar prindi. Sot në fakt ai ka patur një shqetësim. Në momentin që jam larguar, kam shkuar te klasa e fëmijës tjetër sepse kam dy fëmijë me aftësi ndryshe, ka qenë duke qarë. Më ka lajmëruar mësuesja e klasës, më ka sjellë fëmijën tek klasa tjetër e kam mbajtur, e kam qetësuar disi dhe e kam kthyer. Më ka ardhur përsëri mësuesja, më ka thënë se nuk qëndron dot. Kam lajmëruar prindin. Prindi më ka thënë, që të mësohet sepse nuk kemi alternativë tjetër”, tha mësuesja mbështetëse.KlanTv

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

Publikuar

-

Nga

Paguante taksë për tokë arë për pallatin e ndërtuar në 2006/ Fiks Fare zgjidh problemin

Fiks Fare zgjidhi problemin disa mujor të një qytetari të Tiranës, i cili endej në zyrat shtetërore pa marrë zgjidhje. Fatmir Cali tha për emisionin investigativ se ka pasur një pronë prej 400 metër katrorë në zonën e Freskut në Tiranë. Në vitin 2006, pronën ia ka dhënë një firmë ndërtimi, ku është bërë edhe një pallat në atë pronë.

“Kaluan disa vite dhe pa më lajmëruar mësoj se në emrin tim më vinin taksa për tokë arë prej 400 metër. Pikërisht e njëjta sipërfaqe që ishte dhënë për ndërtim. Taksat kanë ardhur nga Drejtoria e Taksave në Tiranë. Kam marrë prej tyre një letër dhe kam parë që taksat bashkë me kamatat kishin shkuar në 1 milionë e 600 mijë lekë” thotë Fatmiri. Më tej shton se ka shkuar te Tatimet e Bashkisë dhe i kanë thënë se, përveç taksës së tokës arë, i janë faturuar edhe taksa për dy dyqane me sipërfaqe të përgjithshme 100 metër katrorë prej disa vitesh, megjithëse ai ishte bërë pronar në vitin 2020.

“Pra, nga njëra anë më vijnë taksa për tokë arë dhe nga ana tjetër për dyqane. Por, edhe për dyqanet më kanë ardhur padrejtësisht. Unë dyqanet i kam marrë në pronësi në vitin 2020, kur edhe më kanë kaluar nga ndërtuesi. Ndërkohë, rezulton se më kanë ardhur taksa që në vitin 2016, kur kanë qenë në pronësi të ndërtuesit. Madje, në dosje rezulton se zyra e riskut e tatimeve ka ardhur te dyqanet dhe kanë bërë foto. Madje, pa më lajmëruar mua. Nëse kanë ardhur nga firma, taksat duhet të ishin vënë në emrin e firmës dhe jo timin” thotë Fatmiri.

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë me denoncuesin, shkojnë te Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë së Tiranës. Pyetjeve se çfarë taksash ka z.Cali, gazetarët mësojmë se pas shumë vitesh, më në fund ka pasur një letër-këmbim mes Bashkisë së Tiranës dhe Njësisë Administrative Dajt për të konfirmuar se toka arë 400 metër është në fakt trualli i pallatit shumëkatësh. Nga punonjëset e taksave, u mor premtimi se kjo çështje do të zgjidhet dhe kjo taksë e vendosur padrejtësisht do të zerohej. Ndërkohë, Fiksi u interesua edhe për taksën e dyqaneve, ku mësoi se kjo drejtori do e ri verifikojë, pasi z.Cali është bërë pronar në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Studentët akuza për vjedhje dhe abuzime/ Hije skandali në Universitetin e Korçës

LEXO EDHE:  Skandali-Si vidhen fondet për tërmetin/ Asnjë lek për të dëmtuarit

Një ditë pas këtij premtimi, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave në Bashkinë e Tiranës i zeroi taksat e z.Cali për tokën bujqësore. Ndërkohë, për njësinë e shërbimit, i zeroi taksat nga viti 2016 deri në vitin 2019. Sipas saj, qytetari do të paguajë vetëm taksat pas tetorit të vitit 2020, kur edhe është bërë pronar i dy dyqaneve. “Edhe taksa e dyqaneve u hoq, për shkak se ishte vendosur në mënyrë të padrejtë. Faleminderit ‘Fiks Fare’, u sorollata për disa muaj, ju ma zgjidhet për pak kohë” përfundoi Fatmiri./Tch

LEXO TE PLOTE