Connect with Us

“Çohu Mitrush, se të çau zezaku!”/ Mitro Çela rrëfen historinë e pazakontë

Satire Politike

“Çohu Mitrush, se të çau zezaku!”/ Mitro Çela rrëfen historinë e pazakontë

Publikuar

-

Zezaku i Lisbonës

Sipas shijeve të Ezmerkës, zgjodhëm Lisbonën për turizëm. Hoteli ishte në qendër. Komod. Kishte një problem të vogël. Te dera ishte një pllakë plastike: numri i dhomës mezi dallohej.

– Bëj kujdes! – tha Ezmerka. – Mos fut çelësin në tjetër derë… Do të dalësh me turinjtë përshesh.

Qesha me qesëndi, duke i thënë:

– Mua më ka lënë shëndenë veshi i mëngjër, jo syri.

Një ditë Ezmerka më tha:

– Shko na bli ca fruta!

Dola. Bleva. U ktheva. I rashë derës. Serbes. U hap dera. Zoti Krisht para meje: dy biondina. Si ato që shoh në ëndërr. Fërkova sytë.

– Ne porositëm zezak… Jo më shumë se 40 vjeç.

Mbeta si peshku pa ujë. M’u kujtua një batutë e Koço Devoles. Takon Koçoja një çupë:

“Uaaa! Sa vite kemi pa u parë. Më kishte marrë malli!”

“Meqë paske mall, po del nga shtëpia!”

“Uaaa! Po më habit si ma kërkon.”

“Edhe unë po habitem si nuk po ma jep.” – i tha aktori…

Mora zemër dhe ligjërova:

– Prindërit i kam pasur zezakë. Evgjit Përmeti. Ndodhi një çudi në Lisbonë: dielli dhe oqeani ma kanë zbardhur zhapën.

Qeshën. Njëra tha:

– Qenka i lezetshëm. Ta ftojmë për një gotë verë sangria?

Më vunë në mes. Mbushën gotat.

– Jemi nga Suedia. Suedezët janë akull. Sterilë. Nuk kanë mall për seks. Ne duam ta shijojmë jetën. Na pëlqen seksi tresh. Preferojmë zezakë.

– E zëmë se të besojmë për origjinën zezake. Po moshën, sa e ke?

Thashë të bëja skonto. Por si demokrat i sahateve të para, u frenova.

– Më 1 maj mbush 70 pranvera!

– Ouu! E paske kacon në gjumë. Shko te shalët e gruas! Mos bëj gabim e përdor viagra. Një ambasador amerikan dhe shpirt i lumtur, pasi piu viagra iu fut detit me pashë.

Ra dera. Në dhomë u fut një zezak. Dy metra. Kandari i ishte ngritur që në ashensor. U ngrita.

– Rri, – më tha njëra nga vajzat. – Ti si pensionist sheh filma porno. Normale. Nxit insektet e seksit. Këtu do të shohësh porno live.

Ndërkohë, ndjeva në mendere dorën e zezakut. U ngrita duke folur me vete: “Çohu Mitrush, se të çau zezaku!”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Satire Politike

Nga Mitro Çela/ Seks, karrike dhe tapet

Publikuar

-

Nga

Ulur te bari në Top Channel. Shijoj kafenë e Pirros. Sipas Exmerkës, më e mira në Tiranë. Karshi 4 – 5 gazetarë. Djem e vajza. Debat… Të qeshura. Përse flasin? Çaloj nga veshët. Dhuratë pleqërie. Shkëputet një gazetare. Më pyet: – Shoku Mitro! Kush ndjen më shumë qejf, ajo poshtë apo ai lart? – Goja, – thashë unë serbes, – dhe vazhdova kafenë. – Çfarë?!… E mbytur nga gazi, çupa u bashkua me shokët. Pak muhabet… Ha, ha, ha e ku, ku, ku… Dhe në kor: – Bastin e fitoi shoku Mitro… Më vunë në mes. Folë e qesh.

– T’u tregoj diçka sa për kulturë? 5 vitet e fundit ka rënë kostoja e seksit. Në shumë klube nate nuk ka më dhoma, krevatë, dyshekë, çarçafë e më the të thashë… Mjafton një karrike dhe një copë tapet. Në karrike zë vend zotnija. Një dorë te xhepi merr eurot, tjetra te zinxhiri. Tapeti për gjunjët e çupës me gojë hapur… Mes gazetarëve ishte futur edhe Foni. – Marr guximin t’ju pyes, mos vallë ju ka ulur në karrike i paudhi, që na tregoni kaq detaje të ëmbla? – Foni! Për të folur për hënën, nuk ka nevojë të jesh Amstrongu, astronauti, de!…

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

 “Fëmija skarco”/ Filip Çakulli rrëfen të pathënat për Mitro Çelën

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela

– Mitrushi ka dy fatkeqësi, – tregon me pasion Filip Çakuli. – Së pari, mamaja e tij ka bërë 13 fëmijë. Njëri do të dilte skarco. I takoi Mitros ky fat i bardhë.

– E dyta është më e hidhur, – vazhdon Filipi. – Ai ishte kalama. Buzët me qumësht. Mamanë e thirrën në Komitetin e Partisë. “Urime, – i thanë. – Ke zbatuar porosinë e shokut Enver për të mbushur oborrin me kalamanër. Partia të shpërblen. Një medalje me vulën e Enverit ose një lopë me firmën e holandezit”.

– Meqë vinte nga familje e mëngjër, zgjodhi medaljen. U kthye në shtëpi. Në një dorë mbante Mitron, në tjetrën medaljen. Duke vrarë mendjen se cila pjesë e trupit e meritonte nderin, hapi krahët dhe… bum! Mitrua ra në dysheme!

LEXO EDHE:  Haberet e Mitros/Kush e “vrau” farin e Lisbonës

– Nuk pati ndonjë dëm të madh! – tregon Filipi. – Iu hap pak koka. Kur ia qepën vendin me mjete rrethanore, panë se diçka kishte mbetur jashtë…

– Që nga ajo ditë, Mitroja mbeti pak si eksiq dhe bën budallallëqe me thasë, sidomos kur shkruan. Nuk e ka veten në dorë! Prandaj, e mira është të mos i lexoni produktet e trurit të tij. Kur iu zë taksirati, mos i merrni gjërat seriozisht!”

LEXO TE PLOTE

Satire Politike

Nga Mitro Çela/ Tarasi në histori italiane

Publikuar

-

Nga

“Në qoftë se diçka nuk nis mbarë, gjithçka do të shkoi ters!” Ky paradoks me origjinë amerikane, shkruar tek Ligjet e Mërfit, sikur është gatuar për familjen time…Vite më parë, javën e dytë të korrikut, me diellin saç prapa zverkut, mbritëm në Modunjo, një qytet brenda zonës industriale të Barit. Atje banon prej 30 vjetësh nipi im. Sa mbriti në Itali, u martua me një italiane të fisme, dhe në bashkëpunim bënë një djalë e një vajzë.

Për të ndihmuar Italinë, nipi ka marrë me vete gjithë familjen.
Sipas zakonit shqiptar, ende pa e “tretur” lodhien dhe sëkëlldinë, Ezmerka vendosi të bëjë një vizitë në supermaket, sepse e bija e Zeqos majë thanës, i kishte thënë se Italia është më e lirë se Shqipëria.

Kur u kthyem nga Bari në Modunjo ndodhi hataja. Në fillim ngatërruam rrugën. Ndaluam makinën për të pyetur një djalë azgan, që qëndronte hipur mbi një motorr të markës japoneze. Ai, me shumë mirsjellje na tregoi rrugën… dhe pa shumë takt ja rrëmbeu nga dora gruas një nga çantat. Për fatin e zi të hajdutit, çanta në vend të parave dhe pasaportës, kishte disa mallra “alla-Frenga” që I blemë në supermarket.

Që nga ai çast, na u fut lepuri në bark. Për të nxjerrë lepurin, nipi na propozoi të bënim, jashtë pushimeve, dy vizita.
Ditën e pare shkuam në Çezena. Shëtitëm pallatin dhe kopështet e mbretit të Napolit. Biro o Mina! Bukuri e rrallë! Para e derdhur lumë! Histori nga ato me “brirë”. Mua, që në shumë raste më pret truri eksiq, regjistrova vetëm njerën:
Mbreti me mbretëreshën flinin të ndarë! Secili kishte dhomën e vet të gjumit. Nuk u trashëguan, sepse mbreti vdiq nga sifilizi në Vjenë! Po si ndodhi kjo hata, kur flinin veç e veç? Kush ta ketë përdredhur?…Shkenca ende, nuk e ka ndarë shapin nga sheqeri

Ditën e dytë shkuam në Napoli. Sipas ciceronin, qyteti i tretë në Evropë, pas Parisit dhe Londrës, për pasurinë arkeologjike dhe kulturore. Por mendja ime përsëri punoi ters. Regjistroi një ngjarje makabër. Pikërisht në Kështjellën e Re ( Fortesa Angevin), simbol I bukurisë së qytetit. U ndërtua në vitin 1282.

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/Pjetër Arbëror i rrëfehet Gjon Sinishtës

Në vitin1346 në Napoli në fron ishte mbretëresha Johanë. Vetë kishte zgjedhur hungarezin Andrea për burrë. Pasi kaluan disa vjet të lumtur, mes tyre plasi sherri. Sebep I shkreti pushtet. Në mëri e sipër Johana e murrosi burrin, duke imituar legjendën e kalasë së Shkodrës. Pas dy vjetëve, vëllai I Andresë pushtoi kështjellën. Duke qënë liberal dhe sevdalli, nuk e murosi kunatën, por e detyroi mbretëreshen të marri rrugën e mërgimit në Francë!

Ndërsa zonja u bënte “zbor” dyqaneve, unë nisa të shëtis rrugëve…Ja një fytyrë e njohur… Ishte miku im Meti, dikur ujk deti, dmth., marinar, sot është emigrant në Itali. Botë e vogël,- i thashë unë. Pas 20 vjetësh u takuam në Napoli. Meti nisi të më tregoi, pa e pyetur.

“Lashë detin, për një ofiçinë të flamosur në Piza të Italisë. Pronarin e kam koprac. Një ditë i thashë: Më shto rrogën!…Ai ngriti supet dhe më tregoi xhepat.”
-Po nuk më dhe më shumë para, do të thyej tornon!…Do më futësh në burg?…Të gënjen mëndja! Unë jam Proletar. Këtë fjalë të huaj na e solli Tarasi. Në shqip “Proletar” do të thotë Për- litar! Dmth-në, që unë nuk kam se çfarë të humbas, veç litarit nga qafa! Thyej tornon dhe ja mbath në Zvicër!..
-Ke të drejtë o Për-litar! Do të ta shtoj rrogën, edhe pse Italia është në krizë, për faj të Berluskonit, që më shumë vret mëndjen për “tangat” e çupakave nga Maroku, se sa për hallet e sovranit! Por më parë dua të më thuash: Kush është ky Tarasi!

-Ishte usta mbi usta, Komandati Legjendar I Luftës Nacional-Çlirmatare! Enver Hoxha, I thonë! Në fillim të luftës u mblodhën ilegalët. Thanë t’i gjejnë një pseudonim shokut Enver, sepse mos na shkoi për dhjamë qëni, dhe ku të mbytet pastaj komunizma shqiptare! Le ta quajmë Ta-Ras, tha njeri, sepse do vijë një ditë që do të na e rasi të gjithëve!…Dhe I doli fjala!…Na del në ëndërr si lugat, edhe pse ka 38 vjet që ka shkuar tek të shumtët?!

LEXO TE PLOTE