Connect with Us

Çelja e negociatave/ Bardhi: Rama po gënjen shqiptarët për të tretën herë

Politikë

Çelja e negociatave/ Bardhi: Rama po gënjen shqiptarët për të tretën herë

Publikuar

-

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i është bashkuar reagimeve të shumta të opozitës, lidhur me vendimin poztiv të Gjermanisë për çeljen e negociatave.
Sipas Bardhit, Rama po gënjen shqiptarët për të tretën herë rradhazi për negociatat.
“Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte, në mënyrë që të nisë realisht bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin e Europian. Çdo gjë tjetër që u thuhet shqiptarëve nga Edi Rama, Taulant Balla dhe klonë të tjerë të Ramës është gënjeshtër, është mashtrim, është propagandë”, shkruan Bardhi.
Postim i plotë:
Edi Rama gënjen shqiptarët për të treten herë rradhazi për negociatat.
Bundestagu ka shprehur vullnetin e ditur prej kohësh për t’i hapur negociatat me Shqipërinë, por nuk ka autorizuar qeverinë gjermane të përcaktojë një datë për nisjen e tyre, siç ka bërë me Maqedoninë e Veriut.
Shqipëria duhet të plotësojë 9 kushte, në mënyrë që të nisë realisht bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin e Europian. Çdo gjë tjetër që u thuhet shqiptarëve nga Edi Rama, Taulant Balla dhe klonë të tjerë të Ramës është gënjeshtër, është mashtrim, është propagandë!
Mashtrimet e Edi Ramës nuk i hapin dot negociatat! Europa na pranon me strandarde dhe jo me propagandë e mashtrime!
Lajmi i vërtetë i mirë nga Bundestagu është se ai njeh krizën e rëndë në Shqipëri dhe kërkon zgjidhjen e saj për të mos dëmtuar negociatat.
Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon zgjedhje të lira e të ndershme, kërkon ndëshkimin e atyre që vodhën zgjedhjet dhe kërkon vendim urgjent nga Gjykata Kushtetuese për ligjshmërinë ose jo të 30 Qershorit.
Lajmi i vërtetë i mirë është që Bundestagu kërkon një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, në mënyrë që të nisin negociatat. Kërkon ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës se Lartë, SPAK-ut, që të futen në burg zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin.
Sot nga Bundestagu kishte 9 lajme të mira, të cilat janë rruga e vetme që i hapin Shqipërisë negociatat në të ardhmen.
Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Edi Rama dhe krimi i organizuar që qeverisë me të, nuk mund ta marrin peng Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta takim me besnik Muçin/ Zbulohen detaje nga diskutimet

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim Besnik Muçi.

Presidenti Meta, e falenderoi Muçin që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës.

Meta i kërkoi Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues.

Muçi i deklaroi Presidentit Meta se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues.

Muçi i shprehu Metës se nuk është politikan, por një jurist dhe duhet të veprojë si i tillë deri në fund për të kërkuar të drejtat e tij pranë çdo gjykate ndërkombëtare, vendimi i së cilës ka juridiksion ndaj Republikës së Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Pa reformë zgjedhore, s’ka negociata me BE-në

Megjithatë Muçi e garantoi Presidentin Meta se do të mirëkuptojë çdo veprim të mëtejshëm të Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, për të vijuar procesin midis tyre në lidhje me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta ndërkohë është në pritje të njoftimit nga Gjykata Kushtetuese për të rishpallur mënjehërë këtë vakancë për aplikim.

Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputeti akuza të forta Shahinit dhe Ramës/ Zbulon pse u hoq Kosova nga harta

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pasi në media u publikua një faqe e librit të Qytetarisë së klasës së 8-të ku në hartë mungonte Kosova.

Shahini shprehet se ky është një gabim i paqëllimshëm por sipas saj nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”, shkruante Shahini.

Por, pas këtij postimi të Shahinit, ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se kjo nuk është aspak rastësi, por një provokim nga ana e Ministrisë së Arsimit.

“Bën sikur heqja nga harta e Kosovës në tekste, është një rastësi e keqe nga ato që asaj i ndodhin shpesh këto muaj drejtimi në Ministri.
Sikur kjo nuk është asgjë, por thjeshtë lapsus hartuesish, ndërkohë, duket që nuk është aspak rastësi.
Por është një provokim i pranueshmërisë së opinionit për projekte perspektive. Kërkon kështu që budallallikun e vet ta përdorë si varkë shpëtimi për çmendurinë e shefit.”-shkruan ndër të tjera Boçi.

Postimi i plotë:

NAIVJA DHE I ÇMENDURI
Teksa bën deklarata qesharake për mungesën e Kosovës në hartat e teksteve shkollore, Shahini përpiqet të dalë para opinionit si naive seriale.
Si Ministrja e Arsimit me origjinë nga Kosova që nuk mund ta pranojë një gjë të tillë dhe s’mund ta lejojë një gjë të tillë, ndërkohë që harta me ulërimën e saj e bëri punën e vet.
Bën sikur heqja nga harta e Kosovës në tekste, është një rastësi e keqe nga ato që asaj i ndodhin shpesh këto muaj drejtimi në Ministri.
Sikur kjo nuk është asgjë, por thjeshtë lapsus hartuesish, ndërkohë, duket që nuk është aspak rastësi.
Por është një provokim i pranueshmërisë së opinionit për projekte perspektive.
Kërkon kështu që budallallikun e vet ta përdorë si varkë shpëtimi për çmendurinë e shefit.
Po pse e rastit është vëllazëria e Ramës me Vuçiç dhe deklaratat e stisura për të fituar pikë në opinion?!
Apo rastësi quhet propaganda e shfrenuar para një viti, që për pak desh na e bëri Skënderbeun me origjinë serbe?!
Mos vallë rastësi konsiderohet Kosova e munguar në publikimin në faqen zyrtare të Ramës?!
Ndoshta rastësi për Besën e Ramën është dhe minishengeni sllav që na shitet si i bekuar nga perëndimi?!
Sa shumë “rastësi” të çmendura që kanë bërë këta.
Por të jenë të bindur që rastësia nuk ka për t’i shpëtuar nga gjykimi i opinionit publik.

Qytetaria e klasës së 8 pa Kosovën në hartë/ Reagon Shahini: Gabim i paqëllimshëm

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sali Berisha jep alarmin/ Zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një video e publikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në të cilën paraqitet harta e Ballkanit shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, shkaktoi reagime të shumta.

Një veprim i tillë i Ramës është quajtur skandaloz dhe provokim për Kosovën.

Lidhur më këtë çështje, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se me një akt të tillë Rama e dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej albanofobi primitiv të Kosovës, dhe vlerëson se një akt i tillë nuk është i paqëllimshëm.

Berisha duke iu drejtuar Ramës me ‘Zografi bis’ përmend edhe pjesëmarrjen e këtij të fundit në samitin për “Shengenin Ballkanik”, duke thënë se nënshkroi për Paktin për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç.

“Një akt i tillë nuk mund të jetë kurrë i paqëllimshëm. Por ky akt në të cilin dëshmon për të shumtën herë fytyrën prej armiku të egër, prej albanofobi primitiv të Kosovës, por edhe të mbarë shqiptarë është vetëm akti i fundit që shpalosi Zografi Bis pas firmosjes së Paktit për Minijugosllavinë apo de facto Serbinë e madhe në Nish me Vuçiç”, ka deklaruar Berisha.

LEXO EDHE:  Braçe akuza Bashës/ Ti e gatove Babalen

Më tej, ai është shprehur se pakti i përgatitur në Beograd kishte synim defaktorizimin e Kosovës dhe vasalizimin e Shqipërisë, e këtë e kanë konfirmuar edhe nga Serbia.

“Pakti me 718 nene i përgatitur në fshehtësi të plotë në Beograd kishte dhe ka synim të plotë defaktorizimin e Kosovës, vasalizimin e Shqipërisë. Zëvendës ministri serb i mbrojtjes në takimin e SEDMI-t i tha zëvendës ministrit të Shqipërisë në prani të 7 vetëve se kryeministri i juaj ka rënë dakord në Nish me presidentin Vuçiç që Kosova të mos ftohej në Nish, mbasi si ç’e shihni atë e përfaqëson Beogradi”, ka thënë ish kryeministri shqiptar për “Bota sot”.

LEXO TE PLOTE