LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ndryshon mendje për Reformën Zgjedhore/ Ja vendimi i papritur

24 Shtator 2019, 13:11, Politikë CNA
Basha ndryshon mendje për Reformën Zgjedhore/ Ja vendimi i papritur

Edhe pse më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha kishte refuzuar ftesën e OSBE-së për tju bashkuar tryezës për Reformën Zgjedhore, mësohet se sot opozita ka vendosur të thyejë ?bojkotin?.

Pas takimit që  Basha ka zhvilluar sot me aleatët, opozita doli me vendimin për të marrë pjesë në tryezën për zgjedhoren, por vetëm në nivel teknik.

OSBE do të mbajë nesër konferencën për reformën zgjedhore me temë ?Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë?.

Në draft axhendën e saj, takimi do të nisë me një fjalë të kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, për t?u pasuar më tej me fjalimet e dy bashkëkryetarëve e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari e Damian Gjiknuri.

Lajmet e fundit nga