LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ai është i rrezikshëm, kisha frikë mos më vriste"/ Zbulohen detajet tronditëse nga dosja “Babale”

24 Shtator 2019, 08:42, Kronika CNA
“Ai është i rrezikshëm, kisha frikë mos më

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën për Krimet e Rënda, Fredi Alizoti ditën e djeshme ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me dosjen ?Babale?.

Alizoti, i cili akuzohet për kallëzim të rremë pasi dyshohet se tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa, ka rrëfyer se është ndier i kërcënuar nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili sipas tij porositi edhe këtë skenar.

Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, Alizoti ka nxjerrë në pah edhe emra të tjerë të lidhur me këtë ngjarje.

Ai ka deklaruar se personi që mbante kontaktet mes tij dhe Salianjit ishte ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën që Lulzim Basha drejtonte bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha.

Alizoti gjatë seancës u shpreh se: ?Florenc Hoxha ishte sekseri i Salianjit. Më kërkoi të takoheshim për lekët nga 10-12 e natës , pas shumë këmbënguljeve të mia.

Aty u tremba sidomos kur më la vendin ku e vendosa të takohem se kisha frikë mos më vriste se është i rrezikshëm ai. Frika nga këta njerëz më çoi që më pas të shkoja te policia e të mbështetesha tek ata?, tha Alizoti.

Lajmet e fundit nga