LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen detajet/ Si tentoi Çim Peka të shmangë fakenews-in dhe si manipuloi për të krijuar panik

23 Shtator 2019, 10:28, Politikë CNA
Zbulohen detajet/ Si tentoi Çim Peka të shmangë fakenews-in dhe

Lajmi i rremë i përhapur mbrëmjen e djeshme nga portali i Çim Pekës, Syri.net shkaktoi panik të madh mes qytetarëve të Tiranës që dolën nëpër rrugët e qytetit me fëmijë  pleq me vete.

Duke parë situatën e krijuar nga lajmi i tij fals Syri.net e fshiu lajmin dhe në një moment të parë akuzoi media të tjera se kishin shpërndarë alarmin fals ?për të përfituar ndonjë klikim?.

Por kur po qartësohej se në të vërtetë ishte pikërisht Syri.net që publikoi lajmin fals, atëherë portali i Çim Pekës ndërroi strategji.

Në një shkrim të tretë u përpoq t?ja vishte lajmin fals televizionit Top Channel që mëngjesin e së dielës intervistoi sizmologun grek.

Edhe kësaj herë Syri.net i Çim Pekës doli blof, sepse në asnjë fjalë të intervistës së transmetuar nga Top Channel nuk thuhej për një tërmet të fuqishëm të parashikuar me 23.30 dhe aq më tepër të forcës 6 ballë, siç e kishte shkruar për panik Syri.net ne artikullin e tij të orës 22.21.

Nëse do të ishte e vërtetë kjo që thotë Çim Peka, se fajin për lajmin kriminal fakenews të portalit të tij e paska Top Channel, atëherë njerëzit do të kishin dalë në rrugë që paraditen e së dielës, kur intervista me sizmiologun grek u publikua në uebin e Top Channel apo pas orës 15:00, kur kjo intervistë u transmetua në edicionin e lajmeve.

Por jo! Njerëzit dolën nëpër rrugë, duke marrë me vete pleq e fëmijë të tmerruar, vetëm 5 minuta pasi portali i Çim Pekës publikoi fakenews-in pervers.

Për më tepër, duket qartë që portali i drejtuar nga Peka, manipuloi qëllimisht lajmin.

Sizmiologu grek, i pyetur nga Top Channel, tha qartë se nuk do të ketë më tërmete të tjera.

Gazetari: Ju si e vlerësoni situatën, do të ketë edhe tërmete të tjera?

Akis Tselentis: Jo nuk do te kemi. Besoj se ishte termeti kryesor. Por do te kemi lekundje te tjera.

Ndërsa Syri.net, ndryshe nga sa ishte shprehur sizmilogu grek për Top Channel, shkruante se ai tha që në orën 23:30 do të kishte një tjetër tërmet, më i fuqishëm se ai i së shtunës.(TemA)

Lajmet e fundit nga