Connect with Us

Ulje të temperaturave, reshje dhe stuhi/ Ja si do jetë moti në vijim

Sociale

Ulje të temperaturave, reshje dhe stuhi/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Vendi ynë po ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë veriperëndimor, i cili do të sjellë reshje shiu dhe stuhi dhe rënie të temperaturave.

Për ditën e sotme, moti do të jetë  me vranësira mesatare dhe rreshje shiu në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut do të intesifikohen gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të ditës së Martë me stuhi dhe shkarkesa elektrike, ndërsa temperaturat do të vijojnë me rënie.

LEXO EDHE:  Përkeqësimi i motit/ Policia në gjendje gatishmërie

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 23 °C
në vendet e ulëta: 16 / 22 °C
në vendet malore: 11 / 20 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Ndërprerja do të vijë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave ndërkohë që oraret dhe zonat janë si më poshtë:

09:00-12:30

rruga “Merdar Shtylla”

9:00-15:00

rruga “Mahmut Xhelili”

09:00 – 13:00

zona tek Kopshti Zoologjik pjesërisht./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Studimi i shkencëtarëve/ Si mund të parashikohen tërmetet

Publikuar

-

Nga

Rezultatet e një studimi të bërë nga shkencëtarët e Zyrës zvicerane të Shërbimit Sizmologjik në Universitetin e Zyrihut, rrisin shpresat se së shpejti do të jemi në gjendje të parashikojmë goditjet e tërmetit në kohë reale, thuhet në komunikatën për media, nga ky Universitet.

Një zbulim i tillë shkencor “do të kishte pasoja të gjera për mbrojtjen civile, duke bërë të mundur vendime më të besueshme në lidhje me evakuimin e njerëzve, duke lejuar punonjësit e shpëtimit të arrijnë përpjekjet e tyre në përputhje me rrethanat, dhe të lejojnë zbatimin e masave për të siguruar një infrastrukturë kritike, siç janë stacionet energjetike”.

Bazuar në të dhënat e fundit sizmike, autorët e studimit, kanë hartuar një metodë për të përcaktuar nëse një sekuencë e tërmeteve po përfundon apo do të pasohet nga një tërmet edhe më i fuqishëm. Parametri përkatës që ata shikuan ishte e ashtuquajtura “b-vlerë”, e cila karakterizon marrëdhëniet midis madhësisë dhe numrit të tërmeteve. Matjet laboratorike treguan se kjo vlerë indirekte tregon gjendjen e stresit në koren e Tokës.

LEXO EDHE:  Përkeqësimi i motit/ Policia në gjendje gatishmërie

LEXO EDHE:  FOTO - Parashikimi i motit për ditën e sotme/ Lerini xhupat në shtëpi

Studiuesit demonstruan se “vlera b” ndryshon sistematikisht gjatë një sekuence tërmeti. Për ta vërtetuar këtë, ata ekzaminuan të dhënat nga 58 sekuenca dhe dolën me një sistem semafori (të kuq për rrezik akut, jeshil për të gjithë të tjerët) duke sugjeruar se çfarë do të ndodhte më pas. Sistemi i semaforit të krijuar nga studiuesit doli të jetë i saktë në 95 përqind të rasteve që ata ekzaminuan.

Ndërsa shumica e tërmeteve më të mëdha nuk i paraprijnë goditjeve në tokë, ato gjithmonë përcillen nga mijëra pasgoditje, shpeshtësia dhe madhësia e të cilave zbehet me kalimin e kohës, shpjegon studimi i Universitetit të Zyrihut.

Por ndonjëherë një tërmet i madh pasohet nga një tërmet edhe më i madh. Kjo ishte ajo që ndodhi në sekuencat e tërmeteve që goditën Italinë Qendrore në 2016, ose në Ridgecrest të California në SHBA, në korrik të vitit 2019.

Këtë studim ka patur parasysh edhe Çim Peka me Ilir Metën kur parashikuan tërmetet disa javë më parë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Ndotja e fabrikës së tullave, vdekjeprurëse”/ Banorët e Laprakës protestojnë: Merrni masa

Publikuar

-

Nga

Banorët e Laprakës kanë dalë pasditen e sotme në protestë, duke bërë thirrje për mbylljen e aktivitetit të fabrikës së tullave e cila sipas tyre, shkakton ndotjen e ajrit.

Sipas banorëve, helmet dhe ndotja që shkakton kjo fabrikë është vdekjeprurëse, ndërsa paralajmërojnë pershkallëzimin e protestave në rast se nuk merren masa për mbylljen e aktivitetit të saj

“Pse nuk del askush të na përgënjeshtrojë? Askush nuk del të na thotë se nuk kemi të drejtë. Fabrika kryen aktivitet të paligjshëm e me pasoja vdekjeprurëse për banorët që jetojnë në afërsi të saj. Pse shteti dhe institucionet nuk e kontrollojnë aktivitetin e kësaj fabrike? Protesta do të vijojë deri në zgjidhjen e këtij problem. Duam ajër të pastër. Fabrika rrezikon jetët tona dhe kërkojmë mbylljen e saj”, u shpreh njëri nga banorët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE