LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia në Elbasan/ Viktimat anëtarë të së njëjtës familje

23 Shtator 2019, 14:13, Kronika CNA
Tragjedia në Elbasan/ Viktimat anëtarë të së

Është thelluar tragjedia nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se tre nga viktimat janë anëtarë të së njëjtës familje. Katër viktimat nga Gramshi po udhëtonin në drejtim të Elbasanit me mjetin tip ?Seat? i cili drejtohej nga shtetasi G.K.

Tre makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku mjeti tip ‘Seat’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Ndërkohë që shkak për këtë aksident tragjik dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë./CNA.al

Lajmet e fundit nga