Connect with Us

Shifrat e frikshme/ Ja sa shqiptarë “mësyjnë” rrugët e Europës

Sociale

Shifrat e frikshme/ Ja sa shqiptarë “mësyjnë” rrugët e Europës

Publikuar

-

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi nuk po ka të ndalur, përkundrazi është ringjallur sërish në 2019-n. Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të patë, ndërsa ka dhe nga ata që nuk heqin dorë dhe e tentojnë sërish fatin.

Të paktën rreth 2,000 persona në muaj kanë ikur nga vendi me qëllimin për të mos u kthyer më përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Kjo është vetëm shifra që regjistrohet, pasi ka dhe shumë të tjerë që zgjedhin të largohen në heshtje, duke mos aplikuar për azil dhe duke mos treguar që nuk kanë ndër mend që të kthehen më.

Rritja e tendencës për tu larguar është konstatuar që në muajt e fundit të 2018-s dhe përkon me një acarim të situatës politike në vend, teksa shqiptarët në mungesë të alternativave për t’u qeverisur duket se po zgjedhin që të largohen nga vendi.

Ritmet e ikjes krahasohen me ato të vendeve të luftës, apo në konflikte të forta, duke e renditur Shqipërinë në listën e 10 shteteve me numër më të lartë aplikimesh. Në korrik psh nga Shqipëria kishte 1995 aplikime gjithsej, ndërsa nga Siria kishte 6,543, nga Afganistani 5 040, nga Venezuela rreth 3 800. Por, këto shtete kanë një numër shumë më të lartë popullsie, Siria (17 milionë banorë), Afganistani (38 milionë banorë), Venezuela (28 milionë banorë) !

Ndërkohë, shumica e aplikimeve nga shqiptarët refuzohen, mesatarisht 97% e tyre. Psh në korrik, vetëm 54 persona kanë marrë status refugjati, ndërsa 1470 vendime ishin negative, teksa Shqipëria konsiderohet si vend i sigurt dhe për më tepër është në proces integrimi në Bashkimin Europian.

Rreth 12 mijë raste janë ende pezull nga aplkimet e shqiptarëve, sipas të dhënave nga EASO.

LEXO EDHE:  Si i gënjeu Ilir Meta shqiptarët (Video)

Aplikimet në korrik arrijnë rekordin në Europë, kryeson Siria

Rreth 62 900 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare u paraqitën në BE + 1 në korrik, me rritje 26% nga muaji qershor, duke arritur totalin më të lartë mujor që nga Marsi 2017. Ndërsa rritja mund t’i atribuohet pjesërisht numrit shumë të ulët të aplikimeve të regjistruara në muaj më herët, ajo gjithashtu përfaqësoi rritjen më të shpejtë që nga janari 2019. Rreth 400 500 aplikime janë parashtruar deri më tani në 2019, 11% më shumë se në të njëjtën periudhë të 2018, sipas EASO.

Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit paraqitën më shumë aplikime dhe në numër në rritje, veçanërisht Sirianët dhe Afganët (secila + 34%). Së bashku, këto tre shtetësi paraqitën një të katërtën e të gjitha aplikimeve në BE +.

Qytetarët e Irakut, Pakistanit, Turqisë, Kolumbisë, Iranit, Nigerisë dhe Shqipërisë plotësuan listën e 10 shtetësive me aplikimet më të larta. Disa kombësi paraqitën më shumë aplikime që nga fillimi i vitit 2019. Përveç Sirianëve dhe Afganëve, këta përfshinin aplikantë nga Pakistani, Turqia, Bangladeshi, Somalia, Kina, Peruja, India, Sudani, Eritrea dhe Haiti. Shumë nga këto nënshtetësi ishin të lidhura me rritjen e numrit të zbulimeve të kalimit të paligjshëm të kufijve në kufijtë e BE +. Në fakt, krahasuar me qershorin, kërkesat për azil u rritën më fort në mesin e shtetasve të vendeve që kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE +, sesa në mesin e shtetasve të vendeve të liberalizuara të vizave (VLC).

Kjo nuk nënkupton që tendencat e azilit për shtetasit e VLC janë dobësuar. Në tërësi, shtetasit e vendit të tretë të përjashtuar nga vizat paraqitën rreth 15 450 kërkesa për azil, duke vazhduar të përbëjnë 25% të totalit. Në përgjithësi, dy të tretat e të gjitha kërkesave të VLC u paraqitën nga shtetas të vetëm katër vendeve: Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia./ Monitor

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ikën drejtori i AKU Tiranë/ Ja kush e zëvendëson

Publikuar

-

Nga

Pak ditë pas emërimit në krye të AKU, drejtuesi i ri, Robert Lili ka nisur lëvizjet e drejtuesve të këtij insitucioni edhe në rang rajonal.

Mësohet se sot është larguar nga detyra kreu i AKU-së Tiranë, Sefer Sefa. Në vend të tij është emëruar si drejtues i ri, Arbër Nuri.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu 🎯. Në kuadër të këtij procesi do të kemi ndryshime edhe në radhët e drejtuesve 🔂.

LEXO EDHE:  Ku jetojnë dhe punojnë 1 milion emigrantët shqiptarë në Europë

LEXO EDHE:  “Euronews”: Vendet skeptike zbehin ëndrrën e Shqipërisë për në BE

Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqëndruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor, z.Arbër Nuri👏.

Duke falenderuar paraardhësin z.Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren🤝.

Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen proaktive të konsumatorëve” thuhet në njoftimin për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përndiqte kolegen/ Reagon gazetari: Nuk jam arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gazetari Sadik Sejdinaj ka reaguar pas lajmit se u arrestua pas përndjekies së një kolege.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sejdinaj është shprehur se nuk është arrestuar dhe se shoqërimi i tij në polici ka qenë vetëm për të sqaruar detajet e këtij lajmi “fatkeq”, sikurse shprehet ai.

Reagimi

Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne ëhat’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush
me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!/CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Gjermania i mbyll dyert Shqipërisë”/ Vasili: BE larg realitetit

LEXO EDHE:  Rezultatet e sondazhit/ Nëse bëhen zgjedhjet sot, ja kë votojnë shqiptarët

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

CRCA/ECPAT Shqipëri: Parlamenti ka humbur oponencën për përgatitjen e ligjeve cilësore 

Publikuar

-

Nga

CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj thirrje të hapur publike, i kërkojnë të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të reagojnë në mënyrë urgjente për të mos-aprovuar Projekt-Ligjin e Rinisë, i cili mbetet ende një ndër projekt-ligjet më të dobëta dhe më të varfra në historinë e parlamentarizmit.

Komisioni për Edukimin dhe Informimin Publik diskutoi dje, një pjesë të nenve të Projekt-Ligjit të Rinisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa Projekt-Ligji vijon të diskutohet ende në komisionin përgjëgjës, CRCA/ECPAT Shqipëri, si e vetmja organizatë që po ndjek këtë proces, shpreh shqetësimin e saj se ky ligj kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë mbi 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të Ligjit të Rinisë që po diskutohet në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron:
• Projekt-Ligji i Rinisë po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
• Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;• Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky ligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
• Ligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
• Në Ligjin e Rinisë nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
• Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.

LEXO EDHE:  Rezultatet e sondazhit/ Nëse bëhen zgjedhjet sot, ja kë votojnë shqiptarët

LEXO EDHE:  Si i gënjeu Ilir Meta shqiptarët (Video)

Ky Ligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.
CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Parlamenti të Shqipërisë dhe të gjithë deputetëve të saj, të mos miratojnë këtë nismë ligjore, e cila shkel haptazi të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të kontaktojnë në mënyrë urgjente delegacionin e BE-së, Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe çdo përfaqësi tjetër diplomatike në vend, për t’i shprehur shqetësimin e tyre për tendencën e vazhdueshme për të shkelur të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE