LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS-ja ka vdekur/ Rilindja është bashkim interesash dhe klanesh që i shërbejnë Ramës

23 Shtator 2019, 11:17, Politikë CNA
PS-ja ka vdekur/ Rilindja është bashkim interesash dhe klanesh që

Dr. Majlinda Keta, ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së, në intervistën për gazetën ?Telegraf? e thotë qartë: PS-ja ka vdekur, ndërsa Rilindja është grupim klanesh dhe interesash, ndërsa qeverisja e saj nuk ka asnjë program të Majtë.

Dr. Keta pohon se kryeministri Rama qeveris nëpërmjet rrjeteve sociale, por nuk ka zbatuar asnjë reformë të premtuar.

?Ju lutem, mos ia adresoni socialistëve këtë lloj qeverisje, për më tepër PS-së që ka vdekur në 2007. Pranoni që ai është një bashkim vullnetar interesash dhe grupimesh të vëna në dispozicion të Timonierit. Aty nuk ka as ideal të majtë, as program të majtë politik, nuk funksionon demokracia partiake, aty shitet dhe blihet vota e kongresmenëve, parlamentarëve dhe asambleistëve, nuk ka hierarki merite dhe kontributi, askund nuk ndihet referenca në Statut e jo më Komisioni për mbrojtjen e tij, nuk funksionojnë strukturat dhe forumet e gruas dhe të rinjve nuk ka strategji për partneritete strategjike për koalicione qeverisëse??. PS-ja erdhi dhe ka bërë prodhuar një histori tjetër të demokracisë politike shqiptare. E majta duhet rithemeluar pas dështimit të kësaj qeverisje rilindëse që për një mijë e një arsye u mbështet edhe nga socialist me mendim në 2013-n.?-tha Keta.

Gjithashtu, ajo tha se “Rama asfiksoi mundësitë e krijimit të një administrate publike me standard të depolitizimit, kompetencës, vendimmarrjeve jashtë dhe larg lidhjeve me krimin dhe konfliktin e interesit që në momentet e para kur shpalli dhe ligjëroi me status TND-të (trupa e nivelit të lartë) që më së shumti bashkë me ministrat e linjës ishin pilotët e vdekjes institucionale, në paaftësi për prodhuar dokumente me përmbajtje reformatore, struktura të zhdërvjellëta në zbatim e monitorim, struktura audituese dhe vlerësuese me qëllim të përsosjes së ndërhyrjeve në sektorë. Larg asaj që pritej në këtë fazë të progreseve që priteshin për integrimin evropian, Rama është kryeministri që qeveris dhe qeveriset me shtetasit e vet dhe emigrantët tanë po ashtu përmes rrjeteve sociale, por që nuk arriti të qeverisë shqiptarët përmes reformave të pretenduara duke mundësuar që Shqipëria të renditet e konkurrojë me shtete në zona lufte për nivelin e dëshirës dhe realitetit të popullatës për emigrim me çdo kusht.”

Lajmet e fundit nga