Connect with Us

Moti i keq/ Përplaset një makinë tek Unaza e Re

Kronika

Moti i keq/ Përplaset një makinë tek Unaza e Re

Publikuar

-

Ndërsa pjesa më e madhe e Tiranës ndodhet nën ujë sipasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura, është shënuar dhe aksidenti i parë.

Mësohet se një makinë është përplasur tek zona e Unëzës së Re, ku shkak dyshohet të jetë bërë shikueshmëria e ulët për shkak të reshjeve.

Ende nuk dihet nësë ka të lënduar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Drejtonte motoçikletën në gjendjen të dehur/ Kapet në Sarandë francezi me 105 mijë euro në çantë

Publikuar

-

Nga

Një shtetas francez është arrestuar sot nga policia e Sarandës.

Ai është kapur duke drejtuar motoçikletën  në gjendje të dehur.

Në momentin e ndalimit atij i janë gjetur me vete në çantë 105 mijë euro.

Motoçikleta e cila drejtohej prej tij rezulton në pronësi të një tjetër shtetasi francez Peter Ivan, banues në lagjen 3 në Sarandë. Ai e kishte blerë këtë mjet 9 ditë më parë.

LEXO EDHE:  Akuza e ish-ministrit/ “Preshi” i korrupsionit Rama ka ngelur tek Unaza e Re

LEXO EDHE:  Nga “Rruga e Kombit” tek studentët/ 2018 viti i protestave në Shqipëri

Ndërkaq, policia  ka  nisur hetimet për zbardhjen e lidhjes mes tyre dhe burimin e parave të gjetura në çantën e shtetasit francez./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrau të vëllain/ Policia kufitare arreston 38 vjeçarin e shpallur në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia kufitare në Hanin e Hotit ka ndaluar një person të shpallur në në kërkim për vrasje.

Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

LEXO EDHE:  Akuzat për ‘Unazën e Re’/ Gjiknuri sfidon PD-në

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Gjendet një çantë e dyshimtë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitja e 3500 eurove në një banesë në Sarandë/ Policia jep informacion zyrtar

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me grabitjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë të këtij qyteti.

Sipas policisë, 3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.

Policia thotë se është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:  Video-Banorët e Astirit drejt parlamentit/ Iu prin çuni i Fahriut

LEXO EDHE:  Video-Banorët e Astirit drejt parlamentit/ Iu prin çuni i Fahriut

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE