Connect with Us

“Kam bërë zërin e Agronit, lekët do mi jepte Salianji”/ Alizoti “fundos” ish-deputetin

Kronika

“Kam bërë zërin e Agronit, lekët do mi jepte Salianji”/ Alizoti “fundos” ish-deputetin

Publikuar

-

Fredi Alizoti, i cili dyshohet se është personi që luan rolin e zërit të Agron Xhafajt, në audio-përgjimin e publikuar kohë më parë nga PD-ja, ku pretendohej se Agron Xhafaj shfaqej duke bërë pazare droge, është marrë në pyetje nga Krimet e Rënda.

Sot në gjykatë po zhvillohet seanca e radhës për dosjen Babale, ku Fredi Alizoti është marrë i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafa.

Gjatë Dëshmisë së tij, Alizoti ka zbuluar të tjera detaje, rreth dosjes së famshme “Babale”, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim t ëish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.

Alizoti ka pranuar para prokurorrëve se ka bërë zërin e Agron Xhafajt dhe lekët ka thënë se do ia jepte Ervin Salianji, i cili sipas tij kërkonte ta përdorte audion, për të goditur  Fatmir Xhafën, ish-ministrin e Brendshëm.

Po ashtu, ai ka thënë se në atë kohë ka qëndruar tek Sali Lusha për lekët.

Gjykata: Sa ishte shuma që iu premtua për atë veprimin, dhe për çfarë?

Fredi Alizoti: 200 mijë euro për regjistrimin që do të bëhej. Unë kam bërë aty zërin e Agronit, lekët do të mi jepte Ervin Salianji. Mua nuk mu dha shuma dhe prandaj kam bërë kallëzim penal. Regjistrimin e dërguam tek zyrat e PD te Ervin Salianji, do e përdorte për qëllime politike për të goditur Xhafajn. Sa te dale kamera jasht tua plejojme se eshte bashke me audio.

LEXO EDHE:  “Mbani frymën njerëz”/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë

Gjykata: Biseduat nëse do i merrnit lekët?

Fredi Alizoti: Po por unë nuk i mora. Në atë kohë kam ndenjur te Sali Lusha për lekët. Na thonin jo sot jo nesër. E kanë veshur me mjekër e paruke Albert Veliun. Për ta dërguar në Kosovë, më ka thënë kamarieri të PD-ja. Unë do merrja 100 mjë euro. Se paratë do ndaheshin. Mu dukën shumë dhe thashe hajde se po e bej. Albert Veliu ka numrat e gjysmave të biznesmeneve ne Tiranë.

Avokati Ledio Braho: Kur e ndatë mes jush që të bënit regjistrimin?

Fredi Alizoti: Në janar dhe do merrja 100 mijë unë dhe Albert Veliu. Përvec vleres monetare Albert Veliu kishte edhe përfitimin për azil politik. Mendoj se ai i ka marrë shumën e parave që u ra dakord. Me mbajti ne ajer. Mori vet azil dhe iku e mua me la ne ajer. Albert veliu nuk ka qene korrekt me mua.

Gabimi im me i madh dhe faji im edhte qe nuk e regjistrova dhe ta shihnit qe cfare me ka thene. Se do imitoja zerin e agron xhafes e ka ditur vetem nje shoku im nga Elbasani. Nuk ia kam idenë fare për çfarë ka thënë Rama jam me tetë klasë shkollë. Te PD jam takuar me Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin. Kane qene edhe disa persona te tjere.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Mondi

    23 Shtator, 2019 at 1:06 pm

    Ky Salanji e merito nje burg ,ky pleh i Sorosit ,ftyra e poshter e Lylit,bashke me ate Plerene PD-Se,jane mbledhur plerat ne dy tre partite kryesore .Te degjeneruarit ,presim pastaj Drejtesi dhe demokraci e shtet te se drejtes nga keto Deputet plera dhe ordinere!Ptyyy njerze poshter!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr në Elbasan/ Plagoset një i ri

Publikuar

-

Nga

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi me iniciale A. D., 20 vjec,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi për vdekje një person/ Arrestohet 25 vjeçari nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka arrestuar shoferin e mjetit tip “Vol­kswagen” i cili aksidentoi sot për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Në pranga është vënë shtetasi R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Vol­kswagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Ra në kurthin e përgjimeve/ Krimet e Rënda lënë në burg “Ronin e Shijakut”

LEXO EDHE:  Vrasja e Deivi Kasmit/ Zbardhet vendimi i Krimeve të Rënda

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ 3 të plagosurit përfundojnë tek Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nuk dihen ende detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon çfarë fshihet pas shkarkimit të kreut të Krimeve të Rënda

LEXO EDHE:  “Mbani frymën njerëz”/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë

Ndërkohë autoritetet kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE